Tifozët e Espanyolit kanë filluar sulmet ndaj portierit, Joan Garcia.
Garcia është shumë pranë kompletimit të transferimit tek Barcelona, rivali i madh i skuadrës së Espanyol, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo gjë nuk iu ka pëlqyer aspak tifozëve të kësaj skuadre, të cilët tashmë kanë filluar kërcënimet dhe ofendimet ndaj portierit në fjalë.
Mesazhe të shumta janë shfaqur nëpër mure dhe shenja trafiku në qytetin e tij të lindjes, Sallent, Barcelonë, ku ai po banon aktualisht, duke e cilësuar si tradhtar, dhe duke i dëshiruar vdekjen poashtu.
Kujtojmë që Joan Garcia ishte në mesin e portierëve më të mirë në edicionin që shkoi në La Liga.
/GazetaBlic Sport/

