Sot, me 7 qershor ka nisur edhe tentativa e 28 e deputetëve për konsistuimin e Kuvendit të Kosovës. Avni Dehari, si kryesues i Kuvendit ka deklaruar se prezent janë 88 deputetë në sallën e kuvendit.
Seanca ka ngecur te formimi i komisionit për zhvillim të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, që po kundërshtohet nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
Që nga hapja e seancës konstituive më 15 prill, kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka dështuar të marrë votat e nevojshme për gjashtë herë radhazi.