Autor: TV News

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për ngërçin politik në vend, duke e akuzuar për pengimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Të shtunën ka dështuar për herë të 28-të konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Kadrijaj për “KosovaPress” ka thënë se “AAK-ja është partia e vetme që ka ofruar alternativa për zgjidhjen e krizës institucionale”.  Të hënën është seanca e radhës ku do të tentohet sërish zgjedhja e trupave të legjislativit.Që nga 1 maji, Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul që votimi i…

Read More

Finalja e Ligës së Kombeve do të zhvillohet sonte në orën 21:00, me një përballje të shumëpritur mes Portugalisë dhe Spanjës, e cila do të luhet në stadiumin e Mynihut. Cristiano Ronaldo dhe Portugalia arritën në finale pas një fitoreje të ngushtë 2-1 ndaj Gjermanisë në Stuttgart, duke treguar forcë dhe përvojë në fazat vendimtare të turneut. Nga ana tjetër, Spanja festoi një sukses spektakolar ndaj Francës, në një ndeshje dramatike që përfundoi me rezultatin 5-4, duke siguruar një vend të merituar në finalen e madhe. Përveç finales, sot në orën 15:00 do të zhvillohet edhe ndeshja për vendin e…

Read More

Dy emra të njohur të skenës muzikore, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija, vijnë me një duet të ri që premton të pushtojë zemrat e publikut. Kënga titullohet “Arabe”, dhe sjell një kombinim të veçantë zërash, ritmesh orientale dhe emocioni artistik. Ky bashkëpunim fantastik nuk është vetëm një surprizë për fansat, por edhe një dëshmi e talentit dhe përkushtimit të dy artistëve, të cilët po sjellin një frymë të re në muzikën shqiptare. Videoklipi i këngës “Arabe” pritet të tërheqë vëmendje të madhe, falë stilit unik dhe performancës së fuqishme të dyshes.

Read More

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se tani është koha për të dalë nga kriza dhe për përfaqësim të drejtë, e jo për monopole. Pas dështimit të 28-të për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Gashi tha se Kosova sot ndodhet në një bllokadë politike që buron nga një pabarazi e thellë, ku sipas tij njëra palë ka monopolin e propozimit e tjetra ka të drejtën legjitime të votës, transmeton Klankosova.tv. Sipas Gashit, nuk ka barazi, nuk ka kompromis por ka arrogancë. “Partia që kontrollon propozimin për Kryetarin e Kuvendit, dëshiron ta realizojë qëllimin e saj pa asnjë…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur t’i dërgojë 2000 ushtarë të Gardës Kombëtare në Los Angeles për t’u përballur me trazirat e shkaktuara pas bastisjeve ndaj migrantëve pa dokumente, raporton “BBC”. Cari kufitar i Trumpit, Tom Homan, ka thënë për “Fox News” të shtunën: “Po e bëjmë Los Angelesin më të sigurtë”.  Qyteti në Kalifornia është përballur me trazira të shtunën për ditën e dytë rresht, ndërsa banorët e një lagjeje kryesisht të banuar me latino-amerikanë u përplasën me agjentët federalë të Imigracionit dhe Doganave (ICE). Gaz lotsjellës është përdorur për t’i shpërndarë turmat në lagjen Paramount.  Plot 118 arrestime janë…

Read More

Dragan Stojkovic është kthyer sot në armikun e mediave serbe. Trajneri i Serbisë, i pyetur nga gazetarët serbë në konferencë për shtyp për incidentet nga tribunat me lojtarët, i ka hedhur poshtë aludimet e tyre duke deklaruar se në Tiranë kishte përjetuar një atmosferë fantastike në stadium. “Nuk ju pëlqeu loja? Nuk ju pëlqeu? Gjeni një trajner tjetër!”, ishin fjalët e para të trajnerit para gazetarëve. Atmosfera ishte fantastike. I përgëzoj tifozët shqiptarë për këtë. Do të doja të kishim një atmosferë si kjo edhe ne”, vijoi më pas ai. “Finalizimi duhet të përmirësohet. Mundësitë që patëm… Një ose dy…

Read More

Kandidati për president të Kolumbisë është qëlluar gjatë një aktiviteti të fushatës në Bogota. Sipas mediave ai është qëlluar tri herë – dy herë në kokë. Miguel Uribe Turbay, 39 vjeç, u sulmua ndërsa po i drejtohej një turme të vogël njerëzish në një park të shtunën. Policia arrestoi një të dyshuar 15-vjeçar në vendngjarje, thonë mediat lokale. Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, i bëri thirrje kombit të lutet për mbijetesën e tij. “Miguel aktualisht po lufton për jetën e tij. Le t’i lutemi Zotit”, ka thënë ajo. Partia “Centro Democratico” e Uribes e ka dënuar sulmin duke thënë…

Read More

Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP. Këngëtarja e njohur shqiptare ka thyer heshtjen duke folur për një plagë që e ka shoqëruar në jetë. Ajo u rikthye në kohë duke dhënë më shumë detaje për lidhjen e parë, teksa bëri me dije se ishte viktimë e dhunës. Artistja theksoi se nga një shtrëngim në fyt që i kishte bërë partneri, nuk kishte mundur të hante për rreth një javë. “Ishte lidhja e parë. Filloi xhelozi e madhe. Presion psikologjik, më largoi nga shoqëria. Më mbylli në vetvete. Nuk isha unë. Doja…

Read More

Kosova ka përfunduar vitin 2024 me një tjetër bilanc negativ: deficiti tregtar është rritur për 7.4% krahasuar me vitin paraprak, duke arritur vlerën e rreth 6 miliardë eurove, raporton Ekonomia Online. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) flasin për një thellim të mëtejmë të hendekut mes importit dhe eksportit, ndërsa ekonomistët tërheqin vërejtjen për pasoja serioze nëse qeveria nuk ndryshon kursin ekonomik. Profesori universitar i ekonomisë, Medain Hashani, në intervistë për Ekonomia Online, e sheh situatën si pasojë të drejtpërdrejtë të mungesës së mbështetjes për prodhuesit vendorë dhe tërheqjes së dobët të investimeve të huaja. Ai i…

Read More