Close Menu
TV NewsTV News
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Vriten gjashtë shkencëtarë iranianë në sulmet izraelite

13 Qershor, 2025

Këto ushqime mos i merrni kurrë me vete në plazh

13 Qershor, 2025

Juventusi rinovon kontratën me mbrojtësin

13 Qershor, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Lajmet e fundit:
  • Vriten gjashtë shkencëtarë iranianë në sulmet izraelite
  • Këto ushqime mos i merrni kurrë me vete në plazh
  • Juventusi rinovon kontratën me mbrojtësin
  • Arsenali bën ofertën e parë për Viktor Gyokeres
  • Garancioni bankar i lëshuar nga KOSTT, Ministrja Artane Rizvanolli ftohet publikisht në Debat Plus
  • Hoxha: 15 pikat e LDK-së nuk përbëjnë ndonjë risi politike
  • Sqarim i “Dardanëve”: Tifozeria jonë është e hapur për të gjithë
  • Serbia thotë se është e shqetësuar për mbështetjen e Malit të Zi ndaj Kosovës
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontakt
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 13 Qershor
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gjithçka gati për ndeshjen Shqipëri – Serbi në Tiranë

8 Qershor, 2025 Rajoni
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Mijëra forca policore janë mobilizuar të shtunën në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit, që zhvillohet në orët e mbrëmjes mes ekipeve të Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Shqipëria dhe Serbia janë pjesë e Grupit K për ndeshjet kualifikuese në Kampionatin Botëror 2026, së bashku me Letoninë, Andorrën dhe Anglinë. Aktualisht, Shqipëria ka tre pikë dhe është e dyta në këtë grup, ndërkaq Serbia nuk ka asnjë pikë.

Ekipi i Serbisë ka arritur të premten pasdite në Tiranë, dhe nën shoqërimin e forcave të shumta policore është akomoduar në hotel, dhe më pas i ka kryer stërvitjet e nevojshme.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve dhe tifozëve që të kontribuojnë në një atmosferë qytetare dhe të kulturuar.

Por, pavarësisht gjithë entuziazmit që ekziston në një ndeshje futbolli, ndeshjet mes ekipeve të Shqipërisë dhe Serbisë kanë edhe doza tjera emocioni.

Shtetasit e dy vendeve janë të përfshirë në rivalitet të madh, që ka në themel tensionet historike dhe etnike, sidomos lidhur me konfliktin në Kosovë dhe historinë më të gjerë të Ballkanit. Serbia vazhdon të mos njohë shtetësinë e Kosovës, shtet me shumicë shqiptare.

Pothuajse gjysma e ekipit shqiptar të futbollit është me orgjinë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Prandaj, siç shkruan edhe agjencia e lajmeve Associated Press, për lojtarët kjo garë ka përzierje të historisë, politikës dhe krenarisë kombëtare, dhe është një tjetër rikujtim që ndonjëherë sporti është gjithçka tjetër përveçse një lojë.

Në vitin 2014, në një ndeshje mes dy kombëtareve në Beograd, ndeshja ishte ndërprerë pasi një dron me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, hyri në stadium dhe nxiti që shkaktoi përleshje mes futbollistëve në stadium, dhe thirrje nacionaliste të serbëve kundër shqiptarëve.

Autoritetet shqiptare të sigurisë kanë bërë të ditur këtë herë që do të përdorin pajisje antidronë, dhe i kanë ndaluar në stadium banderolat me përmbajtje raciste, fishekzjarrët, flakadanët, lëndët piroteknike e të tjera.

Trajneri i ekipit të Shqipërisë, braziliani Sylvinho u ka bërë thirrje lojtarëve që t’i shfrytëzojnë 90 minutat e lojës në fushë, të japin më të mirën e tyre, të respektojnë kundërshtarin dhe të mos merren fare me aspektin e rrjeteve sociale, që janë plot me përmbajtje patriotike në ditët e fundit.

Në një konferencë për media të zhvilluar të premten, ai ka thënë se lojtarët e të dyja ekipeve beson se janë të përgatitur në aspektin psikik për të përballuar presionin e lojës dhe situatës.

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviq, ka thënë të premten në konferencë për media se ndeshja është shumë serioze për ekipin që drejton dhe që fokusi është fusha dhe fitorja, duke mos dashur t’i komentojë marrëdhëniet etnike.

Por, ndryshe prej tij, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka rritur ditë më parë tensionet, kur në një tubim me mbështetësit e tij, i ka kërkuar Stojkoviqit që Serbia të fitojë.

“Shkoni atje dhe mposhtini ata”, ka thënë Vuçiq duke iu referuar Stojkoviqit që ishte në turmë.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Shqipërisë, Armand Duka, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të shohin ndeshjen si ngjarje sportive “ku ekipet marrin mbështetje dhe energji pozitive prej tifozëve për të arritur te goli”.

Në ndeshjen e 7 qershorit në stadium nuk do të jetë grupi zyrtar i mbështetësve të Shqipërisë, i njohur si “Tifozat Kuq e Zi”, për shkak të pakënaqësisë me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), kryesisht për mënyrën e shitjes së biletave./REL

Lexuar: 40

Lajme të ngjashme

Garancioni bankar i lëshuar nga KOSTT, Ministrja Artane Rizvanolli ftohet publikisht në Debat Plus

Hoxha: 15 pikat e LDK-së nuk përbëjnë ndonjë risi politike

Serbia thotë se është e shqetësuar për mbështetjen e Malit të Zi ndaj Kosovës

‘Vetëm njëri s’besonte’, Hysa: Konsensus i elitës politike në Rambuje e Vjenë, u rreshtuan në anën e drejtë të historisë

Mehmetaj: Albin Kurti nuk e lëshon pushtetin përveç nëse detyrohet, është uzurpator

Rrokulliset me traktor, humb jetën 55-vjeçari në Skenderaj

showbiz

“Frymëzim, ndryshim”- Edona Llalloshi pozon e buzëqeshur pranë Albin Kurtit dhe Sabri Fejzullahut

Showbiz 12 Qershor, 2025

Këngëtarja njëherësh deputete në Kuvendin e Kosovës, Edona Llalloshi, ka ndarë me ndjekësit e saj…

Një bashkëpunim magjik, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija publikojnë këngën “Arabe”

Showbiz 8 Qershor, 2025

Dy emra të njohur të skenës muzikore, Bujar Mustafa dhe Adelina Spahija, vijnë me një…

Horoskop ditor, 8 qershor 2025

Showbiz 8 Qershor, 2025

Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP.…

Noizy dhe Era godasin me “Kitty”

Showbiz 3 Qershor, 2025

Noizy dhe Era Istrefi kanë publikuar këngën e tyre më të re. Super bashkëpunimi mban…

“Nga shtrëngimi që më ka bërë në fyt, nuk munda të ha për një javë” – rrëfimi prekës i Big Mamës për dhunën që përjetoi nga ish-partneri

Showbiz 27 Maj, 2025

Big Mama pothuajse prej dy muajsh ndodhet në izolim, si pjesë e spektaklit Ferma VIP.…

© 2025 - 2026 Tv News.
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Opinion
  • Sport
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Diaspora
  • Kulturë
  • Emisione
  • Emisione Fetare

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.