Autor: TV News
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar barazimin pa gola të Shqipërisë me Serbinë të shtunën mbrëma në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore për Botërorin 2026. Kurti në një postim në Facebook ka thënë se Shqipëria luajti më mirë dhe me pak më tepër fat ka mundur t’i fitojë tri pikë. “Pritjet ishin të mëdha, vëmendja gjithashtu! Me pak më shumë fat në fund të pjesës së parë, mund të kishim marrë të tri pikët nga ndeshja. Andaj, barazimi na la të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren, e cila luajti më mirë se kundërshtari i saj.…
Franca ka shënuar golin e avantazhit ndaj Gjermanisë. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Kylian Mbappe, shkruan GazetaBlic Sport. Mbappe ka shënuar pas 45 minutave lojë, duke mposhtur Ter Stegen. Rezultati aktual i takimit është 0-1. Ja goli: VIDEO
Kandidati për president të Kolumbisë, Miguel Uribe Turbay, i cili u qëllua me tre plumba gjatë një aktiviteti, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ministri i Mbrojtjes, Pedro Sanchez e dënoi ashpër sulmin derisa ofroi shpërblim 730 mijë dollarë për atë që ofron informacione se kush ishte pas sulmit. Një i dyshuar 15-vjeçar është arrestuar menjëherë pas sulmit. Qeveria e presidentit të krahut të majtë, Gustav Petro tha se e dënon kategorikisht sulmin duke e quajtur akt dhune kundër demokracisë.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka fajësuar sërish opozitën për bllokim të Kuvendit. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kuvendi është kthyer në peng të inateve të atyre që sipas tij nuk u dhimbset shteti. “Mjaft është mjaft! Kuvendi i Kosovës është kthyer në peng. Peng i inatit. Peng i llogarive. Peng i atyre që s’i dhimbset shteti”, ka shkruar ai. Sipas tij, qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për shpresë. “Jo për heshtje, por për zë të fuqishëm. Jo për pazare, por për shtet”. Duke i bërë thirrje partive opozitare në mandatin e kaluar,…
Kombëtarja e Shqipërisë luajti baras dje ndaj Serbisë me rezultatin 0-0, në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026. Pas ndeshjes, Maksimovic tha se ishte e vështirë ndaj shqiptarëve, shkruan GazetaBlic Sport. “Kjo ndeshje kishte shumë energji. Kishim nevojë për pak më shumë qetësi, nuk është e lehtë të luash në këtë stadium, e patë se si ishte atmosfera që nga himni kombëtar deri në fund. Nuk kishim ritëm të mjaftueshëm, na mungonte edhe freskia edhe pse patëm dy ose tre raste në pjesën e dytë që mund t’i kishim zgjidhur “, u përgjigj Maksimović kur u pyet se çfarë mungonte…
Avokati Arianit Koci ka njoftuar se një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë. Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se edhe pse i njëjti ka tre vjet që nuk është pjesë e Policisë së Kosovës dhe jeton në Gjermani, ai është marrë në pyetje për rastin “Banjska”. “Ky rast është serioz dhe nuk është i izoluar. Vetëm pak ditë më parë, një ish-polic tjetër – Aleksandar Vlajiq – e ka pranuar fajësinë se ka punuar për shërbimin sekret serb…
Italianët do të votojnë dy ditë – nisur nga dita e diel – në referendumet që do t’ua lehtësonin marrjen e shtetësisë fëmijëve të lindur në Itali nga prindër të huaj, dhe do të ofronin më shumë mbrojtje në vendet e punës. Mirëpo, duket se ndërgjegjësimi jo i madh i publikut rrezikon të dështojë këtë proces, nëse dalja nuk është e mjaftueshme. Zërat që kërkojnë ndryshime në ligjin për shtetësi besojnë se ato do t’iu ndihmojnë italianëve të gjeneratës së dytë – prindërit e të cilëve nuk kanë pasaporta të vendeve të Bashkimit Evropian – që të integrohen më mirë…
Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona gjatë ndeshjes së djeshme mes Shqipërisë dhe Serbisë në stadiumin “Air Albania”. Dy prej tyre u kapën për prishje të rendit dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, ndërsa një efektiv 45-vjeçar i SHRSF-së u arrestua pasi u konstatua duke marrë ryshfet nga dy shtetas të Kosovës për t’i shmangur kontrollin fizik. Përveç arrestimeve, 10 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për sjellje të kundraligjshme gjatë ndeshjes. Dy shtetasit kosovarë, për të cilët policia pretendon se paguan ryshfet, janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë.
Qeveria në detyrë është në pritje të Bashkimit Evropian, që në kuadër të heqjes graduale të sanksioneve, ta fillojë me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që prekin fusha si energjia, infrastruktura e të tjera. Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe nga vetë BE-ja për KosovaPress, por theksojnë se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen, sipas tyre, nga një depërshkallëzim i qëndrueshëm në veri të vendit. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas largimit të flamurit të UÇK-së nga stadiumi “AIr Albania” në ndeshjen ndaj Serbisë. Nga OVL e UÇK-së thanë se kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i dëshmorëve, duke shtuar se ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë. Ata thanë se kërkojnë respekt, ndjeshmëri dhe kujdes. “Na dhemb zemra oj nanë Shqipni. Kur preket flamuri i UÇK-së, preket gjaku i Dëshmorëve tanë. Preket amaneti i tyre,preket liria për të cilën ata ranë. Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë, është kujtimi i atyre që…
