Autor: TV News
Arbnor Spahiu, ish-polic i Policisë së Kosovës, është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë, rreth orës 09:00 të mëngjesit. Ai po udhëtonte me autobus së bashku me familjen, duke u kthyer nga Austria drejt Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), e cila ka bërë të ditur se menjëherë pas marrjes së informacionit, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka dorëzuar një kërkesë zyrtare përmes Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë. “Kërkesa ka pasur për qëllim konfirmimin e ndalimit, ofrimin e sqarimeve mbi bazën…
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes finale të Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Spanjës. Portugezët avancuan në finale pasi mposhtën Gjermaninë 1:2, shkruan Gazeta Express. Në anën tjetër, Spanja u kualifikua në finale, pasi eliminoi Francën 5:4 në një ndeshje spektakolare. Formacionet zyrtare:
Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka mirëpritur qindra bjeshkatarë nga rajoni dhe më gjerë, që morën pjesë në Takimet Ndërkombëtare të Bjeshkatarisë, në kuadër të aktivitetit tradicional “Ditët e Gjeravicës 2025”. Shehu ka theksuar se kjo ngjarje tashmë është bërë simbol i promovimit të bukurive natyrore të komunës dhe i majës më të lartë në Kosovë – Gjeravicës, duke shtuar se “Ditët e Gjeravicës” janë gjithashtu shembull i bashkëpunimit ndërkufitar, miqësisë dhe turizmit të qëndrueshëm malor. “Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve, organizatorëve dhe dashamirësve të natyrës që po e bëjnë Junikun…
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se pas dështimit të konsituimit të Kuvendit në përpjekjen e 29-të, do të dalë me një agjendë 15 pikëshe për bashkëpunim mes partive politike. Në një reagim në Facebook, ai ka përsëritur thirrjen për një Qeveri të Unitetit, duke ftuar VV-në, PDK-në, AAK-në dhe Nismën që ta shqyrtojnë këtë propozim. “Vazhdoj ta përsëris thirrjen time drejt liderëve të VV-së, PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s që t’i kthehen propozimit tim për një Qeveri të Unitetit. Ta vlerësojnë me kujdes”, ka theksuar ai. “Uniteti sot nuk është luks – është domosdoshmëri”, ka shkruar Abdixhiku, duke shtuar…
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes finale të Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Spanjës. Portugezët avancuan në finale pasi mposhtën Gjermaninë 1:2, shkruan Gazeta Express. Në anën tjetër, Spanja u kualifikua në finale, pasi eliminoi Francën 5:4 në një ndeshje spektakolare. Formacionet zyrtare: The post Portugalia – Spanja, formacionet zyrtare appeared first on GazetaBlic.
Veturat në Prishtinë tani parkohen lirshëm, pa asnjë frikë për bllokimin dhe gjobitjen nga ‘Prishtina Parking”. Vendimi që morri Gjykata Supreme për pezullimin e rregullores së ndërmarrjes ka bërë që veprimtaria e “Prishtina Parking” të ndërpritet tërësisht në terren. Për rrjedhojë, dëmi financiar në ndërmarrje vihet re dukshëm për shkak të vendimit të Gjykatës Supreme, që ndërmarrja thotë se nuk kanë siguri lijore për veprim. “Sikurse ju kemi njoftuar në emailin paraprak, kjo situatë e ka vendosur ndërmarrjen praktikisht në një paralizë operative, pasi në mungesë të të hyrave të rregullta dhe për shkak të pasigurisë ligjore, ne kemi vështirësi…
Barcelona pritet të jetë mjaft aktive këtë verë, me afrime dhe largime të shumta gjatë afatit kalimtar. Fillimisht, nevojiten shitje për shkak të problemeve të mirënjohura financiare të klubit, dhe një nga lojtarët që ka gjasa të largohet është Fermin Lopez. Fermín ka pasur disa sezone të jashtëzakonshme që prej depërtimit në ekipin e parë të Barcelonës, por gjatë kësaj kohe ka hasur vështirësi në sigurimin e një vendi të rregullt si titullar. Kjo ka sjellë dyshime për të ardhmen e tij, veçanërisht me interesimin serioz nga Chelsea. Sipas gazetës Sport, Barcelona nuk do t’i dalë përpara Fermin nëse ai…
Përveç shtesave të rrezikshmërisë, Policia e Kosovës nuk po merr mjete financiare as për punën jashtë orarit në këtë institucion që nga muaji mars. Televizioni mëson se menaxhmenti i policisë ka vendosur që zyrtarët, t’i kompensojë me ditë pushimi. Por, këto ditë pushimi, burimet e televizionit bëjnë të ditur se policët, nuk mund t’i marrin kur ato iu nevojiten, veçanërisht në disa sektorë. Ministria e Financave heshti në pyetjet e televizionit se kur do të fillojë dhënien e mjeteve për shtesat jashtë orarit, e përgijgje nuk ktheu as Policia e KOsovës, në interesimin për të marrë sqarime shtesë për situatën.…
Kombëtarja e Shqipërisë luajti baras dje ndaj Serbisë me rezultatin 0-0, në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Botëror 2026. Futbollisti shqiptar, Mirlind Daku luajti në pjesën e dytë, kur Sylvinho e aktivizoi në vend të Manajt, shkruan GazetaBlic Sport. Daku dhuroi energji dhe freski për sulmin, teksa u mirëprit mirë nga tifozët. Para pak çasteve, ai publikoi një fotografi nga ndeshja e mbrëmshme. Ja postimi i tij:
Kandidati presidencial kolumbian, Miguel Uribe Turbay, ndodhet në kujdes intensiv pasi u qëllua tri herë – dy herë në kokë – gjatë një aktiviteti elektoral në kryeqytetin Bogota. Sulmi ndodhi të shtunën, teksa 39-vjeçari po fliste para mbështetësve në një park. Autoritetet konfirmuan se një i dyshuar 15-vjeçar u arrestua menjëherë në vendngjarje. Sipas prokurorisë, i dyshuari mbante me vete një armë zjarri të tipit Glock 9 mm. Gruaja e Uribes, Maria Claudia Tarazona, bëri thirrje publike për lutje, duke thënë: “Miguel aktualisht po lufton për jetën e tij. Le t’i lutemi Zotit të udhëheqë duart e mjekëve që po…
