Autor: TV News

Kohë më parë se të ndodhte sulmi i Banjskës, Arbnor Spahiu, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative, kishte hequr dorë nga shërbimi në Policinë e Kosovës. I njëjti tash e tri vite është në Gjermani, por vizita e tij në Kosovë iu ndalua nga autoritetet serbe, pasi është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë. Sipas avokatit Arianit Koci, angazhimi i tij nuk mjafton për lirimin e Spahiut, i cili po merret në pyetje për rastin e Banjskës. “Jam angazhuar për mbrojtjen e Arbnorit me të gjitha mjetet…

Read More

Tijjani Reijnders është në prag të zyrtarizimit si lojtar i ri i Manchester City, pas raportimeve se të dielën do t’i nënshtrohet vizitës mjekësore me skuadrën e Pep Guardiolës, përpara transferimit prej 75 milionë eurosh nga Milani. Raportimet nga Italia thonë se Reijnders mund të jetë në ditën e fundit si lojtar i Milanit, ndërsa të dielën do të kryejë vizitat mjekësore me Manchester Cityn. “Nuk mund të prisja më gjatë,” u shpreh holandezi për gazetarët në vendlindjen e tij. Manchester City ka arritur marrëveshje me Milanin për të paguar një shumë totale prej 75 milionë eurosh, duke përfshirë bonuse…

Read More

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz e ka urdhëruar ushtrinë që të mos lejojë anijen në të cilën gjendet aktivistja Greta Thunberg dhe aktivistë tjerë, që të hyjnë në Rripin e Gazës. “Izraeli nuk do të lejojë askënd që të thyejë bllokadën detare të Rripit të Gazës”, ka thënë Katz përmes një deklarate në rrjetin social X. Ai ka thënë se i ka urdhëruar forcat e armatosura që të parandalojnë ankorimin e anijes Madleen të Koalicionit Freedom Flotilla. Duke iu drejtuar Thunbergut dhe 11 aktivistëve tjerë në bord, Katz ka thënë: “Ju duhet të ktheheni mbrapsht, sepse nuk do të…

Read More

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka njoftuar se policia serbe ka ndaluar për ta marrë në pyetje infermieren shqiptare Linda Fetahu-Krivanjeva. Sipas tij, ndalimi ka ndodhur derisa ajo me familjen e saj po kthehej nga Kosova drejt Luginës së Preshevës. Infermierja është mbajtur për tri orë nga policia kufitare serbe dhe është marrë në pyetje nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë. “Linda Fetahu-Krivanjeva, bija krenare e vendit tonë, infermierja që dikur u kujdes për ushtarët e lirisë dhe gjithmonë ka ngritur zërin për të drejtat e shqiptarëve të Luginës, u ndalua për…

Read More

Kombëtarja e Shqipërisë pas dy ditësh luan ndaj Letonisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Dje, Shqipëria barazoi 0-0 ndaj Serbisë në Tiranë, në një ndeshje ku Gjimshiti mori karton të verdhë, e shkak i kësaj do mungojë ndaj Letonisë. FSHF ka njoftuar se sonte do të nisen për në Riga. Ja postimi: “Kapiteni Berat Gjimshiti do të mungojë në ndeshjen kundër Letonisë, për shkak se është i pezulluar prej kartonëve të verdhë. Kombëtarja ka kryer paraditen e sotme seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Letoninë dhe pritet që në mbrëmje të mbërrijë në Riga”, shkruhet në…

Read More

Të dielën në mëngjes, sipas kohës lokale në SHBA, trupat e Gardës Kombëtare të Kalifornisë kanë mbërritur në qytetin e Los Angelesit. Sipas raportimeve të BBC-së, grupi i parë i ushtarëve ka ardhur nga qarku i San Bernardinos dhe aktualisht ndodhet jashtë qendrës së paraburgimit në qendër të Los Angelesit, ku mbahen emigrantët pa dokumente pas ndalimit të tyre. Dërgimi i Gardës Kombëtare është vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump, pas shpërthimit të trazirave që pasuan bastisjet ndaj emigrantëve të paligjshëm./BBC

Read More

Dashi Pak nga pak stresi do largohet sot dhe gjërat do fillojnë të normalizohet. Marsi dhe Hëna do jene mbështetje e fortë. Për ju që keni një lidhje, të gjitha problemet dhe vështirësitë që keni pasur do marrin fund. Pranë partnerit do ndiheni shumë më mire nga me parë dhe do i hidhni të sigurta hapat drejt së ardhmes. Ju beqarët do jeni gati edhe për aventura kalimtare mjafton që të mos mbeteni më të vetmuar si më parë. Në punë do ndiheni shpesh në udhëkryq sepse ka ardhur koha të merrni vendime të mëdha. Sido që të vijnë gjërat…

Read More

Shqipëria e mbylli me barazim pa gola dje kundër Serbisë në “Air Albania”. Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Asnjë incident nuk u regjistrua, ndërsa një episod u regjistrua pas përfundimit të ndeshjes. Milan Boskoviç po raportonte për Al Jazeera Balkans, kur një tifoz me fanellën e Kombëtares shqiptare e puthi. Të dyja skuadrat janë pjesë e Grupit K. Shqipëria ka luajtur tre raunde deri tani dhe numëron 4 pikë, ndërsa Serbia e kishte ndeshjen e parë. Në krye të grupit qëndron Anglia me pikë të plota, pikërisht 9 pikë. VIDEO

Read More

Një burrë 63-vjeç ka humbur jetën të dielën në Gjakovë, pasi dyshohet se iu përkeqësua gjendja shëndetësore teksa ndodhej në vendin e punës. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, në rrugën “Wesley Clark”, ku viktima ishte duke punuar si roje sigurie. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë për Dukagjinin se 63-vjeçari është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës pa shenja jete, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. “Një mashkull i lindur në vitin 1962 është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij.…

Read More

Rusia ka thënë se forcat e saj ushtarake kanë avancuar në rajonin lindor të Ukrainës, Dnjipropetrovsk, për herë të parë prej nisjes së luftës më 2022. Më 8 qershor, Moska ka thënë se forcat e saj kanë hyrë në rajon, teksa Rusia dhe Ukraina janë grindur lidhur me kthimin e mijërave kufomave të luftëtarëve të vrarë në luftë. Kremlini ka refuzuar me kryeneçësi thirrjet e presidentit amerikan, Donald Trump, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian për armëpushim të plotë dhe pa asnjë kusht. Në bisedimet për paqe me Kievin, të mbajtura në Stamboll javën e kaluar, Moska ka insistuar në kërkesat e…

Read More