Autor: TV News
Policia e Los Angelesit u ka bërë thirrje protestuesve të largohen menjëherë. Në një postim në X , departamenti i policisë së qytetit tha: “Demonstruesit kanë marshuar drejt zonës LA dhe po bllokojnë të gjitha korsitë e trafikut në Figueroa dhe 11th St. Një tubim i paligjshëm është shpallur në zonën e Qendrës së Los Anxhelosit. Ju duhet të largoheni menjëherë nga zona.” Më herët këtë mbrëmje, shefi i policisë së LAPD-it, Jim McDonnell, tha se policia mbështet protestën paqësore, por çdo akt dhune dhe kriminaliteti do të trajtohet shpejt nga oficerët e zbatimit të ligjit. Nga ana tjetër, Trump…
Të akuzuarit për rastin “Banjska”, sot do të dalin sërish para Gjykatës Themelore të Prishtinës. Në seancën e 17 prillit tre të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm. Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq. Sakaq, aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Milan Radoiçiq
Këtë të hënë do të mbahet përpjekja e 29-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, i cili ende nuk ka arritur të formohet pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin shkurt. Seanca do të vazhdojë me të njëjtat përplasje që kanë bllokuar procesin për më shumë se dy muaj. PDK, LDK, AAK – kanë refuzuar të propozojnë një përfaqësues për mbarëvajtjen e votimit të fshehtë për kryeparlamentarin, i cili është propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Përpjekja për të kaluar në votim të fshehtë për postin e kryetarit të Kuvendit është kundërshtuar nga partitë që ishin në opozitë në mandatin e…
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Blerina Abrazhda, në një intervistë për Ekonomia Online tha se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO pa kushte, duke theksuar se Shqipëria do të mbështesë gjithmonë aspiratat euroatlantike të shtetit të Kosovës. Sipas saj, pavarësisht zhvillimeve në veri të vendit, shtetësia dhe sovraniteti i Kosovës nuk mund të vihen në diskutim. Ajo theksoi se situata gjeopolitike globale është më komplekse se kurrë më parë, duke nënvizuar rëndësinë e një pozicionimi të qartë në bllokun euroatlantik. “Situata gjeopolitike është e komplikuar kudo në botë, nuk është vetëm rajoni ynë. Ndoshta le të themi në 20-30 vitet…
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar me shqetësim pas largimit nga stadiumi në Tiranë të flamurit UÇK. Përmes një postimi në rrjetet sociale, OVL e UÇK-së e ka quajtur këtë veprim një “therje në shpirt” për çdo familje dëshmori, luftëtar dhe qytetar që respekton sakrificën për liri. “Na dhemb zemra, oj nanë Shqipni,” thuhet në fillim të reagimit, ku theksohet se flamuri i UÇK-së nuk është thjesht një simbol, por përfaqëson gjakun e dëshmorëve dhe amanetin e tyre për liri. “Ai flamur është varri i atyre që s’u kthyen kurrë,” theksohet ndër të tjera. Organizata u ka…
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të dielën në autostradën “Arbën Xhaferi”. Lajmi për vdekjen e viktimës është bërë i ditur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, i cili njoftoi se personi që humbi jetën është Ideal Halabaku, i riu nga fshati Pozheran i komunës së Vitisë. “I trishtë dhe tejet pikëllues ishte lajmi për vdekjen tragjike të të riut nga Pozherani, Ideal Halabaku. Në emrin tim dhe të institucionit që udhëheq, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për mikun tim Mufail Halabaku, familjen e gjerë Halabaku, miqtë dhe të afërmit e…
6 muaj pasi Prokuroria Speciale e Kosovës, ngriti aktakuzë ndaj Grujica Veljoviq, për krime lufte Gjykata ka publikuar aktakuzën e ftesën për gjykim ndaj tij. Pas propozimit nga prokuroria për gjykim në mungesë, gjykata publikoi aktakuzën e redaktuar meqë Veljoviq akuzohet edhe për dhunim seksual gjatë luftës në Kosovë. Ai ishte polic në komunën e Istogut gjatë luftës, e veprat penale dyshohet se i ka kryer në bashkëkryrje. “I pandehuri G,V me datë …. në Istog, në cilësinë e policit në Stacionin Policor në Istog, në bashkëkryerje me persona të tjerë të uniformuar dhe të armatosur të forcave policore dhe…
Një avokado në ditë mund të kontribuojë në një shpërndarje më të shëndetshme të yndyrës në zonën e barkut tek gratë, sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Illinois, SHBA. Në studim morën pjesë 105 të rritur me mbipeshë ose obezitet, të cilët konsumuan një vakt në ditë që përmbante avokado për një periudhë 12-javore. Gratë që konsumonin avokado si pjesë e vakteve të tyre kryesore ditore shfaqën një ulje të yndyrës viscerale – një lloj yndyre e rrezikshme që rrethon organet në zonën e barkut. Rezultatet e studimit, i udhëhequr nga profesori i Kineziologjisë dhe Shëndetit Publik në…
Në tri raportet e fundit për Kosovën, Komisioni Evropian përsëriti se marrëveshja për furnizim me shumicë ndërmjet KEK-ut dhe KESCO-s, përbën pengesë kyçe në liberalizimin e tregut. Në raporte, ndër vite, ky institucion i BE-së vlerëson se marrëveshja me të cilën kompania private rezervon të drejta ekskluzive mbi energjinë e prodhuar nga ndërmarrja publike, duhet të hiqet gradualisht dhe të ri-strukturohet. Më 2024, në raportin për vendin u theksua mungesa e përparimit në këtë temë – ndërsa ristrukturimi i marrëveshjes përmendet si “thelbësor për krijimin e një tregu të qëndrueshëm, fer dhe konkurrues”. Rregullatori i Energjisë nuk është përgjigjur në…
Në Podujevë, një person sulmoi gruan dhe vajzën e tij 6-vjeçare, për çka edhe përfundoi prapa grilave. E në Prishtinë një grua tentoi ta sulmojë dhe ia mbylli derën bashkëshortit të saj, në kryeqytet gjithashtu dy të mitur vëllëzër u rrahën mes vete derisa njëri përfundoi në spital. Në Gjilan, një person rrahu nënën dhe motrën, në Kaçanik gjithashtu një person rrahu bashkëshorten, e një në Pejë ushtroi dhunë ndaj anëtarëve të familjes. Këto janë 6 rastet e raportuara gjatë 24 orëve për dhunë në familje nga Policia e Kosovës, që sipas Nazlie Bala, këshilltare e Ministres së Drejtësisë, numri…
