Autor: TV News

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është penguar teksa po ngjitej në shkallët e avionit presidencial Air Force One të dielën, përpara nisjes nga aeroporti në Morristown, New Jersey, drejt Camp David-it. Momenti kur Trumpi gati sa nuk rrëzohet është kapur nga kamerat dhe videoja është bërë virale në rrjetet sociale. Shumë përdorues kanë reaguar, duke bërë krahasime me incidentet e ngjashme që ka pasur më parë ish-presidenti Joe Biden, të cilin Trump e kishte ironizuar më parë për “rrëzimet në shkallët e aeroplanit presidencial”. “Nëse ky do të ishte Bideni, do të kishte lajme të fundit në të…

Read More

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, pas dështimit të 29-të të seancës konstituive të Kuvendit, tha se Vetëvendosje e ka për obligim ligjor dhe kushtetues konstituimin e Kuvendit. Ajo tha se sot ishte hera e 29-të që po tentohet të konstituohet Kuvendi dhe të zgjidhet kryeparlamentarja. Tutje, Kadrijaj tha se fillimisht ishte nisur me votimin e kandidates për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu.“Tash ne themi se në këtë rast po dështojnë zgjedhja e kryeparlamentares dhe Albin Kurti.” “Nuk po shohim ndonjë zgjidhje, nuk po shohim që ka angazhim të kësaj qeverie për zgjidhjen e këtij ngërçi politik që…

Read More

Forcat detare izraelite e kanë ndalur dhe konfiskuar të hënën një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën detare në Gazën e shkatërruar nga lufta. Anija me ekuipazh prej 12 personash, përfshirë aktivisten Greta Thunberg, tani është duke u dërguar në një port në Izrael. Jahti me flamur britanik, Madleen, i operuar nga Koalicioni i Flotës së Lirisë propalestineze (FFC), synonte të dërgonte një sasi simbolike ndihmash në Gazë të hënën pasdite dhe të rriste ndërgjegjësimin ndërkombëtar për krizën humanitare në territorin palestinez. Megjithatë, anija u kap gjatë natës para se të arrinte në breg, tha FFC-ja në…

Read More

Pas dështimit të 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, e ka quajtur bllokadën një veprim të pakuptimtë që tashmë ka humbur çdo arsyetim politik apo institucional. Gërvalla ka deklaruar se janë dëshmitarë të një përsëritjeje absurde të një situate që po e pengon themelimin e institucioneve të reja, duke i bërë thirrje opozitës të reflektojë. “Jemi dëshmitarë të një përsëritjeje të pakuptimtë të një bllokade, e cila tashmë e ka humbur kuptimin e vet. Bllokada do të thotë mosvotim dhe pamundëson konstituimin e Kuvendit”, ka theksuar ajo. Gërvalla u bëri thirrje të gjithë…

Read More

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do t’i vazhdojë përpjekjet për këmbimin e të burgosurve me Moskën, megjithëse shprehu dyshime se do të ketë sukses. “Ukraina vazhdon të bëjë gjithçka që është e mundur për ta siguruar lirimin e robërve tanë të luftës dhe kthimin e trupave të luftëtarëve tanë të rënë”, tha Zelensky në adresimin e tij të përnatshëm me video. “Fatkeqësisht, listat e plota nga Rusia për këmbimin e mbi 1.000 njerëzve, siç ishte rënë dakord në Stamboll, ende nuk janë dorëzuar. Si zakonisht, pala ruse po përpiqet sërish t’i shndërrojë edhe çështjet e tilla në…

Read More

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, para fillimit të seancës së Kuvendit, ka deklaruar se zgjidhja e ngërçit politik vjen vetëm përmes konsensusit me subjektet parlamentare që kanë vullnet dhe guxim për të krijuar institucione të reja.  Ai theksoi se propozimi i LDK-së nuk ka qenë për të blerë kohë, siç pretendon VV-ja, por për të ofruar një mundësi unifikuese për qytetarët dhe për të adresuar tema afatgjata me rëndësi për Kosovën. “Është e kuptueshëm që vetëm koncesusi me subjektet politike parlamentare dhe ata të cilët kanë vullnetin dhe të marrin guximin të kenë institucionet e reja të…

Read More

Sot mbushen shtatë vjet nga ndarja nga jeta e një prej figurave më të shquara të sportit kosovar, legjendës së futbollit, Fadil Vokrri. Në këtë përvjetor të dhimbshëm, Vokrri është kujtuar me shumë emocion nga djali i tij, Gramozi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë dy fotografi të vjetra, ku shihet krah për krah me të atin, gjatë kohës sa ishte fëmijë. Fotografitë janë realizuar shumë vite më parë, por sot mbajnë peshën e kujtimeve të paharrueshme dhe dashurisë së përjetshme mes babait dhe birit. Gramozi ka shoqëruar postimin me dy emoji. Fadil Vokrri mbetet një…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj protestave që po zhvillohen në Los Angeles, duke i cilësuar protestuesit si “banditë” dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme. Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Truth Social”, Trump ka bërë thirrje për ndalim të protestave dhe për përdorim force ndaj atyre që ai i cilëson si të dhunshëm. “Mos i lini këta banditë t’ia mbathin pa u ndëshkuar. Bëjeni Amerikën përsëri të madhe… Duket shumë keq në Los Angeles. Sillini trupat! Arrestoni njerëzit me maskë, tani”, ka shkruar ai. Ndërkohë, shefi i policisë së Los…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh për katër raste të dhunës në familje të ndodhura më 8 qershor 2025, në qytete të ndryshme të vendit. Të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masat e nevojshme ligjore. Në Pejë, janë shënuar dy raste të ndara. Rasti i parë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një grua dyshohet se ka sulmuar një tjetër grua pas një mosmarrëveshjeje. Ajo është arrestuar dhe rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. Rasti tjetër ka ndodhur sipas njoftimit të policisë në orën 13:30, ku një burrë është arrestuar…

Read More

Sot bëhen shtatë vite nga ndarja prej jetës e legjendës shqiptare të futbollit Fadil Vokrri. Ai ishte njëri nga futbollistët më të mirë shqiptar dhe është më i merituari për formimin e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA. Fadil Vokrri kishte qenë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës në atë kohë, dhe menjëherë pas votimit ishte shprehur shumë i emocionuar nga kjo arritje. “Jam shumë i prekur. Ju falënderoj para së gjithash në emër të lojtarëve të rinj të vendit tim për këtë vendim. Kjo është një ditë historike për ne”, kishte…

Read More