Autor: TV News
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat 24-orëshe për sigurinë në trafik dhe rendin publik, duke bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 82 aksidente trafiku, prej të cilave 30 me të lënduar dhe 52 me dëme materiale. Po ashtu, janë shqiptuar gjithsej 1880 gjoba trafiku, në kuadër të kontrolleve të rregullta për sigurinë rrugore. Sa i përket rendit publik, 20 persona janë arrestuar, 16 janë ndalur në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar për persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit. Policia njofton se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.
Më shumë se 40 muaj pas nisjes, lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon me intensitet. Moska po përparon gjetiu, e mbështetur nga mijëra vullnetarë, që joshen me paga të larta e përfitime të tjera të majme. Në disa zona, shpërblimet për rekrutët e rinj e tejkalojnë një vit pagë. Kjo shumë ka ndryshuar shumë ekonomi familjare dhe ka rritur mbështetjen për konfliktin. Edhe pse humbjet janë në nivele të papara që nga Lufta e Dytë Botërore, ato nuk i kanë ndalur rekrutimet. Sipas një vlerësimi të ri, Rusia do të ketë mbi 1 milion të vrarë ose të plagosur deri…
Policia në Letoni ka vendosur që të kufizojë aksesin të një nga sheshet kryesore në qytetin e Rigas, ku këtë të martë luhet ndeshja mes Letonisë vendase dhe Shqipërisë. Kjo për shkak se pritet një numër relativisht i madh tifozësh shqiptarë në qytet për ndeshjen në fjalë. Paraprakisht, bëhet e ditur se do të jenë të paktën 500 tifozë të pranishëm që kanë udhëtuar për ndeshjen, por ky numër mund të rritet ndjeshëm. Ndaj për të shmangur probleme që mund të lindin “Sheshi i Lirisë” do të jetë me akses të kufizuar gjatë orëve të kësaj dite. Në fakt, në…
Platforma “Liria ka emër” do të mbajë sot (e martë) një konferencë për media në Prishtinë.Konferenca do të mbahet në Hotel Sirius, duke filluar nga ora 14:00. Organizatorët ftojnë përfaqësuesit e mediave që ta përcjellin këtë aktivitet.
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar golin e barazimit ndaj Komoreve. Golin e barazimit e realizoi sulmuesi Albion Rrahmani, shkruan GazetaBlic Sport. Rrahmani shënoi pas 19 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 1-1. /GazetaBlic Sport
Federata Shqiptare e Futbollit të shtunën ka dalë me njoftim lidhur me mënyrën e hyrjes në stadiumin “Air Albania” në Tiranë për ndeshjen me Serbinë. FSHF-ja ka bërë të ditur se hyrja në stadium do të bëhet vetëm me biletë personale dhe dokument identiteti. Po ashtu, ka njoftuar se bileta nuk transferohet dhe duhet të mbahet gjatë gjithë ndeshjes dhe se çdo person duhet të ketë biletën e tij, pavarësisht moshës. FSHF-ja po ashtu ka kërkuar nga tifozët që t’i respektojnë rregullat. Ndeshja Shqipëri – Serbi luhet sonte nga ora 20:45 dhe i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Interesimi…
Atletico Madrid i ka paraqitur një ofertë prej 15 milionë eurosh AC Milanit për yllin e tyre, mbrojtësin e majtë Theo Hernandez, sipas Gianluca Di Marzio. Megjithatë, Milani e refuzoi shpejt ofertën, duke e konsideruar shumë të ulët për francezin 26-vjeçar. Hernandez, kontrata e të cilit me kuqezinjtë është deri më 30 qershor 2026, ishte një lojtar i shkëlqyer në sezonin 2024/25, duke luajtur 49 ndeshje, duke shënuar 5 gola dhe duke dhënë 6 asiste. Vendi i nëntë i Milanit në Serie A ka nxitur spekulime rreth të ardhmes së Hernandez, por klubi mbetet i vendosur për të mbajtur mbrojtësin…
Këtë të hënë deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk po hynin qetë në tentimin e 29 –të për konstituimin e legjislaturës së re. Aty para hyrjes po i priste avokati Arianit Koci, me të cilët debatet verbale për këtë ngërç politik nuk i kishin të lehta. Me gjithë kundërshtimet jashtë, brenda dihej se çka do të ndodhte. Dështimi i njëzetenëntë Avni Dehari, Kryesues i Kuvendit të Kosovës 53 vota për, kundër nuk pati, nuk pati as abstenim atëherë ndërpritet seanca. E në foltore në holl të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës tha se Kurti duhet të…
Kosova ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Komoreve. Golin e tretë në këtë duel e ka shënuar, Albion Rrahmani, shkruan GazetaBlic Sport. Rrahmani ka shënuar pas 79 minutave lojë, teksa ka kompletuar hat-trickun e tij. Rezultati aktual i takimit është 3-1. /GazetaBlic Sport
Analisti politik, Sabri Ramabaja, ka deklaruar se Kosova duhet të ndërmarrë reforma të thella në organizimin e saj të brendshëm, duke marrë shembull modelin administrativ të Shqipërisë. “Informacione konkrete nuk kam, por fakti që po punohet mbi këtë ide tregon se ka vullnet për të dalë nga ky qark i mbyllur. Kosova ka nevojë për një sistem të organizimit të brendshëm të ngjashëm me Shqipërinë — të ketë bashkësi, prefekturë dhe një organizim tjetër të pushtetit lokal,” tha Ramabaja në “Debat Plus”. Ai shtoi se ky model do të mundësonte edhe një riorganizim më funksional të komunave në veri dhe…
