Autor: TV News
Analisti politik, Imer Mushkolaj u shpreh se në rast të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme pas ngërqit politik që po mbizotëron në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës [PDK] do të jetë fituese fituesja më e madhe [jo fituese ne zgjedhje], VV-ja, jo ndërsa humbësit më të mëdha do të jenë NISMA e AAK. Mushkolaj u shpreh se NISMA e AAK-ja pas situatave të krijuara kohët e fundit do të jenë si humbëse të mundshme “ në rast të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.“Fillimisht, NISMA Social Demokrate do të vendosin interesin partiak, dhe ka me hy në qeveri. NISMA…
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të ‘Dardanëve’ të cilët po qarkullonin topin me kujdes në kërkim të një rasti për të shënuar. Sidoqoftë, mysafirët në daljen e vetme të rrezikshme ia dolën të kalojnë në epërsi. Po luhej minuta e 12-të kur Komoret ia dolën që të realizojnë për rezultatin 1-0 përmes Said Bakarit që realizoi me kokë. I shpejtë ishte reagimi i Kosovës, të cilët arritën ta barazojnë rezultatin vetëm shtatë minuta më vonë. Autor i golit ishte Albion Rrahmani…
Një muaj paraburgim autoritetet serbe ia kanë caktuar ish-zyrtarit policor të Njësisë Speciale Operative (NJSO), Arbnor Spahiu, dy ditë pasi e ndaluan. Këtë e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, që shkroi në Facebook se do të niset për në Suboticë pas këtij vendimi, derisa vendimin e cilësoi të padrejtë dhe të motivuar politikisht “dhe pa asnjë provë apo bazë faktike”. Koci, i angazhuar për mbrojtjen e Spahiut, ka kërkuar që edhe institucionet e Kosovës të angazhohen direkt në këtë rast, duke kërkuar reagim publik edhe të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani. “Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor…
Kosova ka fituar sot ndaj Komoreve me rezultatin 4-2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Fadil Vokrri”. Albion Rrahmani hat-trick dhe Fisnik Asllani realizuan golat në ndeshjen e sotme, duke i siguruar një fitore tjetër kombëtares së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport. Bekaj u shpreh mjaft i lumtur me fitoren, por jo me faktin që pësoi dy gola. “E kemi bërë një ndeshje të mirë, lojtarët e rinj po e tregojnë veten. Jemi në rrugën e duhur, vazhdojmë me fitore dhe të vazhdojmë tutje”, tha Bekaj për RTK. /GazetaBlic Sport
Autoritetet në Serbi kanë vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës. Spahiu ishte ndaluar dy ditë më parë, ndërsa sot është marrë vendimi për ndalimin e tij të mëtejmë. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, i cili përmes një reagimi njoftoi se do të udhëtojë drejt Suboticës për t’u marrë personalisht me këtë rast. Ai e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë, të nxitur politikisht dhe të pa mbështetur në fakte konkrete. “Vendimi është i pabazuar, politikisht i motivuar dhe pa asnjë…
Kosova ka fituar sot ndaj Komoreve me rezultatin 4-2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në “Fadil Vokrri”. Albion Rrahmani hat-trick dhe Fisnik Asllani realizuan golat në ndeshjen e sotme, duke i siguruar një fitore tjetër kombëtares së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport. Sulmuesi i Kosovës, Rrahmani u shpreh tejet i lumtur me paraqitjet e tij në këto dy ndeshje ndaj Armenisë e Komoreve, ku realizoi 5 gola. “Jam shumë i kënaqur me këto dy ndeshje. Jam shumë i lumtur dhe krenar që arrita ta ndihmojë kombëtaren. Topi i ndeshjes pas hat-trickut do jetë kujtim shumë i bukur”, tha Rrahmani në RTK.…
Pas caktimit të 12 tetorit si datë për zgjedhjet e rregullta lokale, mundësia që në të njëjtën ditë të mbahen edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mbetet ende e hapur. Kështu ka deklaruar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili ka shpjeguar tri rrugët kushtetuese që mund të çojnë në këtë skenar. Sipas tij, për secilin prej këtyre opsioneve kushtetuese, fillimisht është i domosdoshëm konstituimi i Kuvendit të Kosovës, proces ky që aktualisht është i bllokuar. Seancat për konstituim mund të vazhdojnë çdo 48 orë deri në shtator. Tri opsionet për zgjedhje të parakohshme parlamentare Shpërndarja e Kuvendit…
Ester është fermerja e cila u eliminua mbrëmjen e sotme nga Ferma Vip, pas rezultatit të televotimit, duke humbur mundësinë për të qenë pjesë e finales së 20 qershorit. Largimi i Esterit erdhi pas televotimit të dytë, ku në televotim ishin dhe Ylli me Elinarën. Pjesë nga biseda: Luana: Sonte kemi emrin e fermerit që lë përfundimisht garën dhe humbet finalen e madhe në datë 20. Fermerë jam me ju për momentin e shumëpritur, atë të televotimit. Ester: Dua të falenderoj të gjithë publikun shqiptar që më ka mbajtur në këtë pikë të lojës. Ylli: E njëjta vlen edhe nga…
Chelsea e ka rritur ofertën për Milanin për Mike Maignan në 21 milionë euro, sipas gazetarit të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, dhe kjo mund të jetë e mjaftueshme për të arritur një marrëveshje. Nuk është sekret tani që portieri beson se koha e tij në San Siro ka mbaruar dhe dëshiron të largohet, pjesërisht sepse ndihet i frustruar që rinovimi i kontratës së rënë dakord në mars nuk u nënshkrua në fakt nga klubi. Propozimi fillestar prej 15 milionë eurosh plus bonuse u refuzua, por tani Sky Sport Italia pretendon se Chelsea e ka rritur ofertën pas negociatave…
Një referendum për lehtësimin e rregullave për marrjen e shtetësisë dhe forcimin e ligjeve të punës në Itali ka dështuar për shkak të daljes së ulët në votime. Ky dështim është një fitore për kryeministren italiane, Giorgia Meloni, qeveria e së cilës i kishte bërë thirrje njerëzve që ta bojkotonin referendumin. Mbi 50 për qind e votuesve kërkohej të merrnin pjesë në votim, në mënyrë që referendumi dyditor të konsiderohej valid, por pasi u mbyllën votimet të hënën, rezultoi se vetëm mbi 30 për qind e votuesve kishin votuar në këtë referendum. Propozimi për referendum, i mbështetur nga Partia Demokratike…
