Autor: TV News
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, e ka vizituar sot kontingjentin shumëkombësh të BENELUX (Belgjikë, Holandë, Luksemburg) në Kampin në Novo Selë. Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga Misioni i NATO-s në Kosovë. “Kontingjenti, i caktuar në Batalionin e Inteligjencës, Mbikëqyrjes dhe Zbulimi të KFOR-it, ofron aftësi të vlefshme të UAS (Sistemit Ajror Pa Pilot) që kontribuojnë në ruajtjen e vetëdijes së azhurnuar për situatën për Komandantin e Misionit të KFOR-it”, thuhet në njoftim. Gjatë vizitës së tij, Barduani shprehu mirënjohjen e tij për ushtarët e kontingjentit shumëkombësh, të vendosur së fundmi në Kosovë, për kontributin dhe…
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Skonto” të Rigës pasditen e të hënës. Pas konferencës zyrtare për median të trajnerit Sylvinho dhe mesfushorit Kristjan Asllani, kuqezinjtë zbritën në fushë dhe u stërvitën për rreth një orë. Vetëm mbrojtësi Arlind Ajeti është stërvitur veçmas për shkak të një shqetësimi muskulor në kofshën e majtë dhe po mbahet në vëzhgim nga stafi mjekësor. Gjendja e tij mbetet për t’u vlerësuar dhe nesër do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm për sfidën me Letoninë. Pjesa tjetër e grupit është stërvitur normalisht me lojtarët që punuan në pjesën më…
Trupi më i lartë i sigurisë në Iran tha më 9 qershor se, duke u bazuar në informacionet e inteligjencës që kishte siguruar për objektet bërthamore izraelite, forcat iraniane mund të kryejnë kundërsulme në rast se Izraeli sulmon Republikën Islamike. Izraeli ka paralajmëruar vazhdimisht se mund të godasë objektet bërthamore iraniane, duke u zotuar se do ta ndalojë armikun e tij të përbetuar që të posedojë një bombë bërthamore. Teherani vazhdimisht e ka mohuar se synon të ketë një armë të tillë. Paralajmërimet izraelite janë përshkallëzuar që kur Teherani dhe Uashingtoni filluan bisedimet për çështjet bërthamore në prill. Një grumbull…
Ish-deputeti Zafir Berisha, ka njoftuar se është larguar nga NISMA Socialdemokrate. Njoftimin e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook. Berisha tha se aktivitetin e tij politik do ta vazhdojë me Bashkimin Demokratik, subjektin që e pati themeluar kohë më pare.
Italia ka kaluar në avantazh ndaj Moldavisë. Golin e avantazhit në këtë duel e ka shënuar Raspadori, shkruan GazetaBlic Sport. Raspadori realizoi pas 42 minutave lojë, për të kaluar “Azzurët” në avantazh. Rezultati momental i takimit është 1-0. Ja goli: Raspadori | 🇮🇹 Italy 1-0 Moldova 🇲🇩pic.twitter.com/y4OK2Yernw — Goals Xtra (@GoalsXtra) June 9, 2025
Analisti politik, Ylli Hoxha, ka deklaruar se Lëvizjes Vetëvendosje i konvenon që vendi të shkojë në zgjedhje të përgjithshme vetëm për shkak të mundësisë që ato të ndërlidhen me zgjedhjet lokale — megjithëse sipas tij, kjo parti nuk është e përgatitur për një garë të suksesshme në nivel lokal. “Lëvizjes Vetëvendosje i konvenojnë zgjedhjet vetëm sepse i ndërlidh me zgjedhjet lokale. Por zgjedhjet lokale nuk i konvenojnë aspak, sepse nuk i ka të ndërtuara strukturat për të fituar në ato zgjedhje. Qalon, siç ka çaluar gjithmonë,” tha Hoxha ne “Debat Plus”. Sipas tij, një nga format që Vetëvendosja mund ta…
29 tentimet në Kuvendin e Kosovës dhe pamundësia në formimin e institucioneve nuk po duket se kanë zgjidhje momentalisht. Takimi i Presidentes Osmani me partitë nuk solli ndonjë rezultat, e një takim tjetër vështirë se mund të sjellë diçka të re, thonë njohësit e politikës vendore. “Në instancë të fundit, si figurë unifikuese, do të duhej të kishte edhe rekomandime, edhe ide, edhe zgjidhje – jo vetëm të dëgjonte palët. Nuk po shoh që po riaktivizohet Presidentja; kam përshtypjen që edhe në perspektivën e saj po konvertohet në kalkulime politike, që nuk është bash e shëndetshme të ketë këtë sjellje…
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Komoros. Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar Albion Rrahmani, shkruan GazetaBlic Sport. Pas një gabimi qesharak në mbrojtjen e kundërshtarëve, Rrahmani gjeti hapësirat dhe realizoi golin e dytë personal. Rezultati aktual i takimit është 2-1. /GazetaBlic Sport
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Xhevdet Halitin, banor i lagjes së Kroit të Vitakut në Komunën e Mitrovicës së Veriut, i cili është njëri nga 102 përfituesit e projektit për ndërtimin dhe rinovimin e shtëpive në katër komunat veriore të vendit, me financim nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Kurti, i shoqëruar nga Xhelal Sveçla dhe Elbert Krasniqi, u prit ngrohtësisht nga Haliti dhe familja e tij. “Në Kroin e Vitakut, bashkë me ministrat Xhelalin dhe Elbertin, na priti shumë ngrohtësisht z. Xhevdet Haliti. Ai ishte i kënaqur me nivelin e sigurisë dhe të lëvizjes së lirë, ndërsa…
Real Madridi ka njoftuar se mbrojtësi Dean Huijsen do të prezantohet nesër, të martën, më 10 qershor, në orën 12:30. Ceremonia do të zhvillohet në bazën e klubit. Përpara kësaj, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, do ta mirëpresë Huijsen në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të kontratës që do ta lidhë mbrojtësin me klubin për pesë sezonet e ardhshme. Pas prezantimit, Dean Huijsen do të dalë para mediave për të dhënë një konferencë për shtyp. /GazetaBlic Sport
