Autor: TV News

Nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në qytetin austriak të Graz të martën ka mbetur të paktën një person i vdekur, sipas raportimeve të mediave në Austri. Sipas tyre policia konfirmoi një “operacion të madh në vazhdim”. Media austriake, Der Standard raportoi të martën të shtënat me armë zjarri kishin ndodhur në një shkollë në Graz, ne Austri. Sipas faqes së lajmeve Krone, autori i krimit u qëllua nga policia, megjithëse autoritetet austriake nuk e kanë konfirmuar këtë informacion. +++Aktuell läuft in der Dreierschützengasse in #Graz ein Polizeieinsatz. Bitte an die Anweisungen der Polizeikräfte halten. +++ #graz1006—…

Read More

Atletico Madrid po tregon interes serioz për mbrojtësin e Milanit, Theo Hernandez, raporton AS. Klubi spanjoll ka ofruar 15 milionë euro për francezin 27-vjeçar. Atletico Madrid beson se ky është një çmim i drejtë, pasi lojtari mund të largohet pas një viti si agjent i lirë. Milani dhe Al Hilal kishin rënë dakord më parë për transferimin e mbrojtësit. Marrëveshja do të vlente 30 milionë euro, por Hernandez refuzoi të transferohej te klubi saudit. Francezi luajti 49 ndeshje sezonin e kaluar, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë gjashtë asiste. Kontrata e mbrojtësit me Milanin është e vlefshme deri më…

Read More

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen Bukoshi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil, Dr. Bujar Bukoshit. Në telegramin e presidentes thuhet se Bukoshi ishte një burrë shteti me përkushtim të pashoq. Tutje, thuhet se kontributi i tij si mjek, intelektual dhe udhëheqës politik ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e rrugës sonë drejt lirisë dhe pavarësisë. “Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjen Bukoshi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil, Dr. Bujar BukoshitE nderuara familje Bukoshi, Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit, një mjek me vizion dhe…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka urdhëruar dërgimin e 700 marinsave amerikanë dhe 2.000 trupave shtesë të Gardës Kombëtare në Los Anxhelos, duke u zotuar se ata që protestojnë kundër arrestimit të imigrantëve do të “goditen më fort” se kurrë më parë. Dërgimi i mijëra trupave dhe qindra marinsave të martën po ndodh në ditën e katërt të protestave të mëdhave në rrugët e Los Anxhelosit, të nxitura nga arrestimi i dhjetëra imigrantëve në një qytet me një popullsi të madhe të lindur jashtë vendit dhe me prejardhje latine. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e kritikoi ashpër këtë…

Read More

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kjo vizitë vjen në një ditë me rëndësi historike, meqë më 10 qershor 1878 nisi organizimi dhe themelimi i Lidhjes së Prizrenit, një moment kyç në historinë e lëvizjes kombëtare shqiptare. Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vizitës së Begajt do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Read More

Luka Modriç u bë golashënuesi më i vjetër në kualifikueset e Kupës së Botës në Evropë. Kapiteni i Kroacisë shënoi nga penalltia në fitoren 5-1 ndaj Republikës Çeke të mërkurën, transmeton GazetaBlic Sport. Në moshën 39 vjeç e 9 muaj, ai u bë lojtari më i vjetër për një ekip kombëtar evropian që shënon gol në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës. Rekordi i mëparshëm i përkiste sulmuesit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Edin Dzeko, i cili shënoi një gol në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës vetëm pak ditë më parë në moshën 39 vjeç e 2 muaj.…

Read More

Gjatë ditëve të nxehta të verës, plazhi është vendi ideal për relaksim dhe argëtim. Por, disa zgjedhje ushqimore mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe të prishin kënaqësinë e ditës. Më poshtë kemi listuar disa nga ushqimet që është mirë të shmangni kur jeni në plazh. Ushqimet që duhen ruajtur në frigorifer Mish i papërpunuar ose i papjekur: Mishi i papërpunuar, si peshku ose mishi i kuq, mund të përmbajë baktere të dëmshme si Vibrio vulnificus, që shkakton infeksione të rrezikshme, sidomos kur temperaturat janë të larta. Ushqime me majonezë Sallatat apo ushqimet me majonezë, janë të pasigurta për t’u konsumuar…

Read More

Marina e Izraelit e ka goditur të martën portin Hodeidah të Jemenit në Detin e Kuq, ndërsa ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, i ka kërcënuar rebelët Huthi me një bllokadë detare dhe ajrore, nëse i vazhdojnë sulmet ndaj Izraelit. Televizioni Al Masirah, i kontrolluar nga Huthit, raportoi se Izraeli i kreu dy sulme ndaj dokeve të portit Hodeidah. Ushtria izraelite tha në një komunikatë se marina e saj goditi shënjestrat e Huthëve, duke shtuar se porti përdoret nga rebelët Huthi për të transportuar armë. Nuk është raportuar për viktima deri më tani. Sulmet ndodhën pasi ushtria izraelite të…

Read More

Të hënën në Prishtinë ka ndodhur një incident ku disa zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht gjatë përpjekjes për të arrestuar një person të dyshuar. Sipas Policisë, i dyshuari kishte sulmuar policët në momentin që ata po tentonin ta arrestonin. Si pasojë e sulmit, disa nga zyrtarët kanë marrë lëndime dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në repartin e Psikiatrisë. “Prishtinë 09.06.2025-11:00. Raportohet se gjatë arrestimit të  të dyshuarit mashkull kosovar i njëjti kishte sulmuar edhe zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Të lënduarit kanë pranuar tretman…

Read More

Shqipëria barazoi ndaj Serbisë para pak ditësh, ndërsa këtë të martë, kuqezinjtë sfidojnë Letoninë në Riga. Mbrojtësi Mario Mitaj, bëri analizën e tij, në prag të sfidës. Ai theksoi se fitorja është një domosdoshmëri për ekipin në objektivin për një kualifikim të mundshëm në Botëror. “Nuk kemi patur shumë kohë për t’u përgatitur. Besoj se atmosfera është e mirë, të gjithë janë gati. Na duhet fitorja, me patjetër. Loja do jetë e njëjtë. Letonia luan si Serbia, me të njëjtën skemë, e dijmë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të bëjmë gola dhe të fitojmë. Të gjithë sulmuesit janë në…

Read More