Autor: TV News
Armando Broja do të jetë një lojtar për t’u ndjekur me interes gjatë afatit kalimtar të verës! Ai ka marrë disa kërkesa nga Bundesliga sipas reporterit të “Sky” Florian Plettenberg. Shumë klube kanë treguar interes dhe një transferim është planifikuar. RB Leipzig dhe VfL Wolfsburg po e monitorojnë nga afër sulmuesin 23-vjeçar. Broja kontratë me Chelsea FC deri në vitin 2028. Nga mediat angleze raportohet se vlera e sulmuesit shqiptar në treg nuk i kalon 20 milionë euro, ndonëse pretendimet e londinezëve mund të jenë më të larta. Nëse ndodh transferimi në Bundesligë, Broja do kishte shansin të merrte minutazh…
Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilit iu shqiptua masa prej një muaji paraburgim në Serbi, dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, konfirmoi Gjykata e Lartë në Suboticë për Radion Evropa e Lirë. Spahiu dyshohet se ka kryer këtë vepër në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në përleshjet me armë që kanë pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Me ligjin në Serbi, “vrasja e rëndë” dënohet me…
Al Nassr do të bëjë çdo përpjekje për të siguruar transferimet që dëshiron. Klubi arab ka pasur një sezon zhgënjyes dhe, për të mbajtur Cristiano Ronaldon, yllin e tyre më të madh, çelësi është tërheqja e përforcimeve për të fituar kampionatin vendas saudit dhe për të garuar për Ligën e Kampionëve të Azisë. Luis Diaz është një objektiv transferimi prioritar. Gazetari italian Nicolo Schira raportoi se Al Nassr është gati të bëjë një ofertë të madhe për kolumbianin. Paga e tij do të ishte katër ose pesë herë më e lartë se ajo që fiton aktualisht te Liverpooli. Një ofertë…
Platforma “Liria ka emër” ka mbajtur sot një konferencë për media, ku është ngritur shqetësimi për ecurinë e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë. Ideatori i platformës, Ismail Tasholli, ka deklaruar se procesi ka devijuar nga rruga e një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm. Sipas tij, gjatë këtij procesi janë evidentuar shkelje të Kushtetutës së Kosovës, Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Sot, kur procesi po shkon drejt përfundimit dhe prokuroria ka përmbyllur paraqitjen e provave, jemi të bindur se këto shkelje janë…
Kastriot Selmani është bërë me skuadër të re. Sulmuesi kosovar është tashmë pjesë e kampionit të Shqipërisë, KF Egnatia, shkruan GazetaBlic Sport. Selmani ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare dhe do të jetë pjesë e skuadrës në kualifikimet për Ligën e Kampionëve. /GazetaBlic Sport/
Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, tha se vendi i tij do të marrë hua rreth 1.9 miliard euro nga bankat e huaja, për të bërë pagesën e plotë të 12 avionëve luftarakë, Rafale, të blerë nga Franca. Duke folur në një seancë të Kuvendit të Serbisë, agjenda e së cilës përfshinte konfirmimin e marrëveshjes së kredisë, Malli tha se dy paradhëniet e para për prokurimin, tashmë i janë paguar palës franceze. Ai tha se Serbia do të marrë avionin e parë Rafale në fillim të vitit 2028 dhe, më pas, çdo muaj nga një, raporton Shërbimi i Ballkanit…
I akuzuari për krime lufte, Zoran Vukotiq, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 15 vjet burgim për vrasjen e një fëmije 13-vjeçar gjatë luftës në Vushtrri. Ai u lirua nga akuzat e tjera pasi kishte 4 aktakuza të bashkuara në një proces. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) e ngritur më 23 qershor 2023 ngarkon Zoran Vukotiqin se në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë, më 18 prill 1999, rreth orës 15:00, në rrugën “Rruga e Sitnicës” tani “Enver Musa”, në afërsi të varrezave të qytetit të Vushtrrisë, i pandehuri në bashkëkryerje me NN…
Të paktën tetë njerëz janë vrarë të martën në një sulm me të shtëna me armë në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë, ka deklaruar kryetarja e qytetit, Elke Kahr. Khar ka njoftuar se edhe sulmuesi i dyshuar është vrarë. Këtë sulm ajo e ka quajtur si “tragjedi të tmerrshme”, ka raportuar agjencia Austria Press. Forcat Speciale janë dërguar në gjimnazin BORG Dreierschützengasse, pas një telefonate në orën 10:00 të mëngjesit. Rreth një orë më vonë, policia njoftoi në rrjetin social X se të gjithë janë evakuuar nga shkolla dhe janë dërguar në vend të sigurt. Policia ka shtuar…
Chelsea dhe AC Milan nuk kanë arritur të sigurojnë një marrëveshje për Mike Menghan në këtë fazë, raporton Fabrizio Romano. Marrëveshja nuk do të përfundojë deri në fund të ditës, që do të thotë se londinezët do të jenë pa një portier të ri për Kupën e Botës për Klube. Chelsea ka refuzuar të paguajë tarifën e kërkuar nga Milani për transferimin e portieri francez, dhe arsyeja është se kontrata e portierit 29-vjeçar me kuqezinjtë skadon në verën e vitit 2026. Chelsea ka besim të plotë te portierët e tyre Djordje Petrovic, Robert Sanchez, Philip Jorgensen dhe Mike Penders. Në…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në shënimin e 147-vjetorit të themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke e konsideruar këtë ngjarje si pikën kulmore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kurti ka theksuar se Lidhja Shqiptare e Prizrenit nuk ishte thjesht një organizatë historike, por një projekt i fuqishëm kombëtar që përbashkoi shqiptarët përtej dallimeve fetare, krahinore dhe fisnore. “Ne nuk e kemi ndryshuar kurrë thirrjen e kësaj ngjarjeje të përvitshme: Lidhja është gjallë… Ajo përfaqëson kulmin e lëvizjes kombëtare shqiptare, dhe është nyja ku përbashkohen të gjitha çështjet kyçe të historisë moderne të shqiptarëve”, ka deklaruar…
