Autor: TV News

Skuadra e Prishtinës së Re ka filluar me përforcimet në merkaton e verës, pasi siguruan edhe zyrtarisht inkuadrimin në Superligën e Kosovës në futboll. Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Prishtina e Re ka arritur marrëveshje për transferimin e Jakup Berishës. Berisha ishte pjesë e FC Suharekës edicionin e kaluar ku kishte paraqitje mjaft të mira. Megjithatë, në sezonin e ardhshëm, Berisha do të luajë në ekipin e Prishtinës së Re, ku do t’i ndihmojë ata në Superligë. /GazetaBlic Sport

Read More

Dy muaj e gjysmë pasi u certifikua rezultati i zgjedhjeve parlamentare, zëvendës-kryeministri në detyrë Besnik Bislimi e përfaqësoi Kosovën në Bruksel në dialogun me Serbinë, në një takim në nivel kryenegociatorësh. Ai njoftoi se arriti dakordim për, siç tha, “principet sesi duhet të udhëhiqen takimet në trilateral në kohën e Përfaqësuesit të Posaçëm, Peter Sorensen’. Në një reagim Lidhja Demokratike theksoi se Bislimi nuk ka mandat për të shkuar në një proces të tillë “të interesit të lartë shtetëror” në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës. “Nuk kanë legjitimitet demokratik, nuk kanë autorizim prej Kuvendit dhe nuk të ndërmarrin…

Read More

Ergyn Ahmeti është larguar nga Llapi pas dy vitesh eksperiencë tek klubi i Batatinës. Siç merr vesh GazetaBlic Sport, Ahmeti ka firmosur me ekipin e Prishtinës së Re, që sezonin që lamë pas fitoi Ligën e Parë dhe tani do luajë në Superligë. Ahmeti do t’i sjellë eksperiencë dhe forcë shtesë në mesfushë ekipit të Elon Berishës, që ka pasur mjaft ndryshime këtë merkato. Mesfushori mitrovicas ka luajtur më parë për Trepçën, Prishtinën, Dritën dhe Dukagjinin. /GazetaBlic Sport

Read More

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka realizuar një aksion në katër lokacione të ndryshme në kryeqytet, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Sipas njoftimit zyrtar, aksioni u zhvillua pas hetimeve disa mujore, me dyshimin se të dyshuarit kanë kryer veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, duke shkaktuar dëm material në vlerë prej disa milionë eurosh. Gjatë këtij operacioni u arrestuan dy persona të gjinisë mashkullore, V.H. – avokat, dhe D.I. – instruktor, të cilët dyshohen se kanë falsifikuar dhe legalizuar…

Read More

Sipas gazetës gjermane Suddeutsche Zeitung, Florian Wirtz do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor të enjten. Përveç një zhvillimi të papritur, kjo duhet të pasohet nga nënshkrimi i një kontrate afatgjatë nga lojtari i kombëtares gjermane me Liverpoolin. Burime të shumta kanë deklaruar se marrëveshja midis Liverpoolit dhe Bayer Leverkusenit është arritur. Reds thuhet se kanë rënë dakord të paguajnë deri në 150 milionë euro, duke përfshirë klauzola shtesë realiste dhe më të vështira. Wirtz pritet të bëhet transferimi më i shtrenjtë në historinë e Liverpoolit. /GazetaBlic Sport

Read More

Në emisionin “Five” ka qenë i ftuar Emrish Thaçi, ish-drejtor i burgjeve të Kosovës, për të komentuar arrestimin e fundit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, nga autoritetet serbe. Thaçi shprehu shqetësimin e thellë për këtë arrestim, theksoi se Spahiu është një djalë shembullor, nga një familje e ndershme dhe me kontribut në institucionet e Kosovës. “Me të marrë informacionin që është arrestuar një polic, më thanë t; drejtën mbiemri Spahiu është gjithandej Kosovës, por më vonë e kuptova që është bashkëvendasi im. Është një djalë shumë i mirë, i një familje shumë të mirë. Edhe prindi i…

Read More

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka më pak besim sesa disa muaj më parë lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Iranin për programin bërthamor të Teheranit. Bisedimet mes dy vendeve duket se kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve mbi pasurimin e uraniumit. Uashingtoni dhe Teherani nisën negociatat, pothuajse dy muaj më parë, me synimin për të arritur një marrëveshje bërthamore. Duke folur për podkastin e New York Post, Trump u zotua sërish se nuk do të lejojë që Irani të posedojë armë bërthamore. Kur u pyet nëse mendon se mund ta bindë Iranin që t’i japë…

Read More

Kontrata e Thomas Tuchel si trajner i Anglisë skadon verën e ardhshme pas Kupës së Botës. Megjithatë, duke folur për talkSPORT pas humbjes 3-1 në një miqësore kundër Senegalit, ish-trajneri i Chelseat nuk e ka përjashtuar qëndrimin deri në Euro 2028. “Gjithmonë do të jem i tunduar të qëndroj sepse e dua grupin dhe e dua mundësinë”, tha Tuchel. “Është një nder të jesh trajner i Anglisë. E di se çfarë vjen pas një turneu të madh në Angli. Gjithmonë do të jem i tunduar. Mund t’ju them këtë edhe pas rezultatit zhgënjyes kundër Senegalit”. Në vitin 2028, Kampionati Evropian…

Read More

Një person ka humbur jetën pasditen e së mërkurës në një aksident trafiku në afërsi të Kaçanikut, pikërisht në afërsi të varrezave të dëshmorëve.Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, e ka konfirmuar rastin për Telegrafin.Ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14: 15 minuta.“Rreth orës 14:15, kemi pranuar informatën për një aksident të rëndë trafiku në afërsi të “Varrezave të Dëshmorëve” në Kaçanik. Menjëherë pas pranimit të informacionit, patrullat policore janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes dhe është kërkuar ndihma emergjente, pasi në vendin e aksidentit është gjetur një person i…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar të mërkurën se marrëveshja tregtare ndërmjet SHBA-së dhe Kinës është çështje e përfunduar, pas bisedimeve të mbajtura në Londër këtë javë, raporton The Guardian. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara tanimë do të kenë qasje në mineralet e rralla të tokës dhe magnetet kineze, çështje kjo që është shtyrë në vazhdimësi nga zyrtarët amerikanë gjatë negociatave. Në një postim në rrjetin social “Truth Social”, Trumpi gjithashtu ka deklaruar se marrëdhënia me Kinën është “e shkëlqyeshme”, ndonëse disa kohë më parë kishte pretenduar se negociatat me Pekinin zyrtar nuk janë aspak…

Read More