Autor: TV News

Qendër mbrojtësi, Muhamed Useini nuk do të largohet nga Llapi. Siç merr vesh, GazetaBlic Sport, Useini ka rënë dakord me Llapin për të rinovuar kontratën edhe për sezonin 2025/26. Useini ishte një nga pikat më të forta të Batatinës sivjet, andaj kryetrajneri ka kërkuar me ngulm qëndrimin e tij. 36 vjeçari ka nënshkruar rinovimin e kontratës me Llapin. /GazetaBlic Sport

Read More

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka theksuar se nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme lokale. Në Debat Plus, Haziri ka deklaruar se vendimin për të mos kandiduar e ka marrë kohë më parë dhe se për këtë ka njoftuar edhe kolegët e tij. “Unë e kam sqaruar pozicionin tim dhe kolegëve të mijë ua kam thënë se nuk jam më kandidatë. Atë që e kam dhënë para katër vjetëve e kam premtuar”, ka deklaruar Haziri. Ai ka shtuar se vendimi i tij nuk lidhet me ndonjë sondazh, pasi sondazhet…

Read More

FC Prishtina është mjaft aktive në merkaton e verës në futbollin kosovar. Kryeqytetasit kanë arritur marrëveshje me treshen e Llapit, Valmir Veliu, Lum Namani dhe Blendi Baftiu. Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, kryeqytetasit kanë arritur edhe një transferim nga Shqipëria.  Bëhet fjalë për sulmuesin e Tiranës, Alikeu Ndreca. 24 vjeçari ka ardhur në Prishtinë dhe veçse ka filluar stërvitjet me ekipin e Arsim Thaqit. /GazetaBlic Sport

Read More

Analisti Yll Hoxha, ka thënë se klasa politike në Kosovë ka marrë vendime të mëdha për energjinë pa pasur as vizion real, as kapacitet intelektual e organizativ për t’i zbatuar ato. “E keni vendos ligjin që thotë ‘kam me bo qeta’ dhe e keni pranu procesin. S’po t’thom ty personalisht, po i thom komplet shoqërisë. Keni thënë ‘na hymë në liberalizim të tregut të energjisë’, ‘hekim dorë prej qymyrit’, ‘dojmë me hi në politikat e energjisë së pastër’…”, deklaroi Hoxha. Ai ironizoi faktin që një vend si Kosova, me varfëri dhe pa investime të huaja, ka vendosur të braktisë qymyrin…

Read More

Edon Zhegrova nuk do të jetë pjesë e Napolit në sezonin e ri. Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, trajneri i ri i kampionëve të Italisë, Antonio Conte, ka vendosur të heqë dorë nga transferimi i sulmuesit kosovar. Napoli kishte shfaqur interes për yllin e krahut të djathtë të Lille-it, me drejtorin sportiv Giovanni Manna që kishte ndjekur situatën e Zhegrovës prej kohësh. Lojtari 25-vjeçar shihej si një përforcim potencial në repartin ofensiv të ekipit napolitan. Por, sipas mediumit italian “arenanapoli.it”, vendimi final ka ardhur nga vetë Conte. “Giovanni Manna ia kishte vënë syrin Edon Zhegrovës, sulmuesit të krahut të…

Read More

Policia e Kosovës ka arrestuar një 39-vjeçar në një fshat të Vushtrrisë, nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armëve. I dyshuari B.L., shtetas i Kosovës, ishte identifikuar përmes videove ku shihej duke shtënë me dy armë të ndryshme zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, ai ka dorëzuar disa armë dhe municion: Një pushkë ajrore Një pistoletë CZ me dy karikatorë të zbrazët dhe mbajtësen e saj Një armë AK-47 me një karikator 20 copë fishekë të kalibrit 7.62×39 mm Armët janë konfiskuar si prova materiale. Prokurori ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa…

Read More

Ndeshja e organizuar nga Komuna e Prishtinës, në nder të Ditës së Çlirimit të Prishtinës, përfundoi me rezultat barazimi 6:6, mes dy ekipëve të përzgjedhur nga lojtarët e njohur të Kosovës, Edon Zhegrova dhe Milot Rashica. Edhe pse të dy lojtarët nuk ishin pjesë e Kombëtares së Kosovës për fitoret ndaj Armenisë dhe Komoreve për shkak të lëndimeve, ata ofruan një paraqitje interesante për të pranishmit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë të mërkurën mbrëma. Zhegrova, i cili nuk ka luajtur për Lille që nga 14 dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi të muskujve aduktorë, tani…

Read More

Republika e Kosovës ka marrë zyrtarisht kryesimin njëvjeçar të Fondit për Ballkanin Perëndimor (WBF), një iniciativë ndër-rajonale që synon forcimin e bashkëpunimit dhe dialogut në mes të vendeve të rajonit përmes organizatave të shoqërisë civile dhe projekteve të përbashkëta. Duke filluar nga 1 janari 2025, Kosova, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka pasuar Bosnjë dhe Hercegovinën në udhëheqjen e Fondit. Në këtë kuadër, nga 11 deri më 13 qershor në Prishtinë po zhvillohet aktiviteti “Regional Networking and Dialogue Session”, organizuar nga WBF në bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Ky sesion synon të nxisë rrjetëzimin dhe shkëmbimin e…

Read More

Studimet thonë se gjumi i drekës i bën mirë organizmit. Sipas ekspertëve, gjumi i drekës ndihmon në uljen e tensioni të gjakut me 5 mm Hg. Një studim rreth kësaj çështjeje, mbështet teorinë se njerëzit që jetojnë në vendet e Mesdheut jetojnë më gjatë. Kjo ndodh jo vetëm prej ushqimit por edhe për shkak të gjumit të drekës. Dihet botërisht që njerëzit e Mesdheut nuk e imagjinojnë ditën pa një pushim të shkurtër në drekë. 6 përfitimet madhore që merr njeriu kur fle në drekë. Përqendrimi – Dy nga shembujt më të mëdhenj të njerëzve të suksesshëm që flinin gjithmonë…

Read More

Një sondazh i ri është kryer nga media franceze L’Equipe se cili lojtar është më i miri për të fituar Topin e Artë këtë vit. Sondazhi zbulon se Ousmane Dembele është favoriti për të fituar çmimin me 44%. Sulmuesi i PSG-së ndihmoi ekipin e tij të fitonte Ligën e Kampionëve për herë të parë. Në vendin e dytë është superylli në ngritje i Barcelonës, Lamine Yamal, me 21%. 17-vjeçari ka treguar një performancë shumë të mirë këtë sezon. Fituesi i Këpucës së Artë të Evropës, Kylian Mbappe, renditet i treti me 21%. Superylli francez shënoi mbi 40 gola në sezonin…

Read More