Autor: TV News

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj arrestimit të ish-policit Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe, duke e cilësuar këtë akt si arbitrar dhe të ngjashëm me veprimet shoviniste të viteve ’90. Sipas saj, Serbia po e përdor ligjin për qëllime politike, duke kërcënuar qytetarët e Kosovës në vend që të përballet me të kaluarën. “Serbisë nuk i interesojnë as të drejtat e njeriut, as konventat ndërkombëtare, e as standardet evropiane. Siç po dëshmohet çdo ditë e më shumë, e vetmja mendësi që i përshtatet është ajo e diktaturave me frymë të së kaluarës”, ka shkruar Osmani në Facebook. Ajo…

Read More

Jamie Gittens do të luajë për Borussia Dortmund në Kupën e Botës për Klube, pasi skuadra gjermane e përfshiu atë në skuadrën e saj për turneun. Megjithatë, ky vendim nuk u pranua nga vetë lojtari, i cili, sipas disa mediave, u largua dje i zemëruar nga qendrta stërvitore e “verdhëzinjve”, transmeton GazetaBlic Sport. Pretendohet se vetë lojtari këmbënguli për një transferim te Chelsea, pasi dëshira e tij është të luajë në Premier League. Borussia Dortmund refuzoi 55 milionë euro dhe po kërkon 65 milionë për nënshkrimin e sulmuesit anglez. Negociatat do të vazhdojnë edhe pas Kupës së Botës për Klube.…

Read More

Hëna e plotë e qershorit, e quajtur “Hëna e Luleshtrydhes”, lind më 11 qershor në Shigjetar, që do të thotë se ky cikël hënor do të ndikojë në fushat e dominuara nga kjo shenjë e Zjarrit, duke përfshirë komunikimet dhe lidhjet personale dhe profesionale në të gjithë botën. Shigjetari është një shenjë që na inkurajon të mësojmë më shumë rreth botës dhe të zgjerojmë perspektivën tonë mbi jetën, shpesh përmes udhëtimeve, studimeve akademike ose spiritualitetit. Na inkurajon të ndjekim aventurën, të panjohurën, të mësojmë se si lidhemi me të tjerët dhe të filozofojmë rreth vendit tonë në univers. Lexoni më…

Read More

Ukraina tha se ka riatdhesuar më shumë se 1.200 trupa të ushtarëve të vrarë gjatë luftës së nisur nga Rusia më shumë se tre vjet më parë. Kthimi i trupave të pajetë u bë në kuadër të një sërë shkëmbimesh të të burgosurve të luftës dhe të të vrarëve që palët kanë realizuar së fundi. “Si rezultat i masave të riatdhesimit, trupat e 1.212 mbrojtësve të rënë janë kthyer në Ukrainë”, thuhet në një njoftim të Shtabit Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës, më 11 qershor. Agjencia përgjegjëse për shkëmbimin e të burgosurve të luftës tha se trupat…

Read More

Nën moton kuptimplotë “Inteligjenca buron nga libri”, sot është hapur edicioni i sivjetshëm i Panairit të Librit “Prishtina 2025”. Ky aktivitet kulturor që tashmë është bërë traditë, mbledh botues, autorë, lexues dhe dashamirë të librit nga mbarë vendi dhe më gjerë. Me këtë rast, drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook theksoi rëndësinë e librit në një kohë të dominuar nga teknologjia dhe inteligjenca artificiale. “Në një epokë ku ‘inteligjenca’ është bërë sinonim i algoritmeve, i shpejtësisë dhe i sistemeve të ndërlikuara artificiale, sot na kujtohet se inteligjenca e vërtetë ka lindur dhe…

Read More

Braziliani Antony, i cili shkëlqeu si i huazuar te Betis këtë gjysmësezoni, i tha lamtumirë klubit Benito Villamarin javën e kaluar. Ai është ende nën kontratë me Manchester United dhe është rikthyer në Old Trafford, por është e qartë se ai nuk është pjesë e planeve të Ruben Amorim dhe nuk do të qëndrojë me ekipin. Nga janari deri në fund të sezonit, Antony ishte një nga lojtarët kryesorë të Betisit, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhënë pesë asiste në 25 ndeshje. Ai ishte një nga lojtarët që kontribuoi më shumë në finalen historike të ekipit në Ligën e…

Read More

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shpërndarë në Facebook njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës(MPJD) lidhur me arrestimin e ish-policit Arbnor Spahiut nga autoritetet e Serbisë. Ai këtë reagim e ka bërë pas akuzave nga liderët e partive ish-opozitare se nuk ka reaguar dhe nuk ka ndërmarrë masa lidhur me këtë arrestim madje duke e akuzuar për reagime e veprime selektive. Kurti theksuar se institucionet e Kosovës janë angazhuar maksimalisht për lirimin e tij sa më parë. “Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë…

Read More

Kombëtarja shqiptare u ndal në barazim mbrëmjen e djeshme ndaj Letonisë me shifrat 1-1 në transfertë. Shanset e kuqezinjve për të shkuar në Botërorin e vitit 2026 janë pakësuar pas barazimit të dytë radhazi, pas atij ndaj Serbisë në ‘Air Albania’. Në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, ish futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata, tha se dështimi rrjedhë nga sistemi i krijuar tek FSHF. “Sistemin e kanë ndërtuar njerëzit që përfaqësojnë institucionin e futbollit. Sistemi i rregullon dhe sistemi i shkatërron. Amatorët nuk munden kurrë të ndërtojnë një sistem profesionist, kurrë sepse janë amatorë”, tha fillimisht Vata. Tutje, ai…

Read More

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, pas dështimit për herë të 30-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka folur për media duke thënë se sot ishte episodi i 30-të i seancës konstituive, e cila nuk arriti të kurorëzohet me një sukses, siç tha ajo, “për shkak të paaftësisë së partisë së parë”. “Për shkak se partia e parë nuk arriti të sigurojë një shumicë. Kjo është një kosto tepër e lartë për qytetarët e Kosovës, për vetë Kosovën, për funksionimin tonë si demokraci dhe e cenon demokracinë e vendit tonë,” tha ajo. Lushaku-Sadriu tutje tha se “ua kujtoj që…

Read More

Paris Saint-Germain mund ta shesë portierin Gianluigi Donnarumma gjatë afatit kalimtar të verës, raportoi La Repubblica. Të dyja palët nuk arritën të bien dakord për parametrat e një kontrate të re, transmeton GazetaBlic Sport. Kontrata aktuale e portierit 26-vjeçar me parisienët skadon në verën e vitit 2026. Klubi kërkon 40 milionë euro për transferimin e tij. Më parë ishte raportuar se Manchester City dhe Manchester United ishin të interesuar për shërbimet e Donnarumma-s. Sezonin e kaluar, portieri luajti 40 ndeshje në të gjitha garat, duke pësuar 39 gola dhe duke mbajtur portën e paprekur në 12 raste. /GazetaBlic Sport/

Read More