Autor: TV News
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bajram Begaj, po qëndron sot për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike gjatë lëvizjes dhe qëndrimit të delegacionit shqiptar. Në funksion të mbarëvajtjes së agjendës zyrtare dhe lëvizjes së eskortës presidenciale, Policia ka paralajmëruar ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore, në intervale të shkurtra kohore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative. Autoritetet policore u kanë bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke theksuar se të gjitha masat merren…
Një ofertë joshëse nga Arabia Saudite ka vënë në “mendime” të thella mbrojtësin kosovar të Napolit, Amir Rrahmani, i cili po shqyrton seriozisht një transferim të mundshëm drejt Lindjes së Mesme. Sipas prestigjiozes La Gazzetta dello Sport, e ardhmja e 30-vjeçarit është bërë temë diskutimi në ambientet e klubit italian, pasi oferta financiare nga Arabia Saudite është mjaft e lartë dhe përfaqëson ndoshta shansin e fundit të tij për një kontratë të madhe në një kampionat më pak kërkues. Rrahmani iu bashkua Napolit në vitin 2020 nga Verona dhe është shndërruar në një pikë kyçe të prapavijës, duke qenë protagonist…
Një video është publikuar të martën e cila tregon gjithë dinamikën e ngjarjes së datës 18 nëntor të vitit të kaluar, kur u vra 14-vjeçari Martin Cani. Videon e rastit e ka publikuar gazetari i Top Story, Eraldo Harlicaj. Në video duket që Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e Canit mban në dorë një thikë. “Mario ende nuk ka dëshmuar. Ditën e mërkurë është seanca e radhës, ku është thirrur përpara gjykatës personi i rritur që ka goditur Martinin ditën e premte me shpullë”, ka shkruar Harlicaj në postimin ku ka bashkangjitur videon e ngjarjes.
Izraeli ka vazhduar të kryejë sulme ajrore në jug të Libanit. Të mërkurën, gjatë një sulmi ajror izraelit në një qytezë në jug, u vra një person, tha Ministria e Shëndetësisë së Libanit. Sulme të ngjashme Izraeli kreu edhe një ditë më parë, pavarësisht armëpushimit të arritur në nëntor të vitit të kaluar. “Gjatë sulmit të kryer nga Izraeli me dronë në qytezën Beit Lif, u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë”, u tha në njoftimin e ministrisë. Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban raportoi se sulmi shënjestroi oborrin e një shtëpie në këtë qytezë, duke shtuar…
Shqipëria ka marrë një tjetër dritë jeshile në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kryeministri Edi Rama njoftoi se të mërkurën është hapur një kapitull i ri i negociatave – konkretisht Grupkapitulli 4, që përfshin Agjendën e Gjelbër dhe Ndërlidhjen e Qëndrueshme. Sipas Ramës, ky vendim i vendeve anëtare të BE-së është një vlerësim për përgatitjet dhe progresin që ka bërë Shqipëria në këtë drejtim. “Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane”, ka shkruar ai. Ai theksoi se kapitujt që përfshihen në këtë grup janë: Politikat e transportit (Kapitulli…
Trent Alexander-Arnold do ta veshë fanellën me numër 12 te Real Madridi sezonin e ardhshëm, është konfirmuar. Numri 12 u bë ikonik te Real Madridi nga Marcelo, i cili fitoi shumë trofe në klub duke e veshur atë. Eduardo Camavinga e veshi këtë fanellë për një farë kohe, por tani mban veshur numrin 6. Ja lista e plotë e numrave të skuadrës që lojtarët e Real Madridit do të veshin në Kupën e Botës për Klube. /GazetaBlic Sport
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se LDK-ja do të marrë pjesë në votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, nëse një procedurë e tillë përcaktohet nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Në rast se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e konfirmon si rrugë të saktë, natyrisht që po, me vendim të gjykatës. Çdo parti politike e ka respektuar vendimin, përveç VV-së”, ka deklaruar Haziri. Ai ka theksuar se LDK-ja asnjëherë nuk e ka kontestuar vendimin e Kushtetueses dhe se pjesëmarrja e mospjesëmarrja në votim është e përcaktuar qartë. “Për mua vendimi i Gjykatës, edhe për…
Skuadra e Llapit do të bëjë shumë ndryshime në merkaton e verës dhe largimet e afrimet veçse kanë filluar. Siç mëson GazetaBlic Sport, Kushtrim Shabani mund të jetë prurja e re e Llapit në merkaton e verës. Shabani së fundmi ishte pjesë e Gjilanit, megjithatë pas përfundimit të këtij sezoni, ai njoftoi largimin. Llapi dhe Shabani janë në kontakte dhe transferimi i tij tek skuadra e Batatinës mund të kompletohet në ditët e ardhshme. /GazetaBlic Sport
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj ministres së Jashtme Donika Gërvalla, duke i konsideruar si bashkëfajtore për copëtimin e LDK-së dhe dobësimin e saj në skenën politike. Në një intervistë në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, Haziri tha se arroganca politike pas zgjedhjeve të 9 shkurtit është dëshmi se ata që ndihen “vetëmjaftueshëm” në pushtet besojnë se nuk kanë nevojë për askënd tjetër. Por sipas tij, kur realiteti tregon të kundërtën, atëherë këta individë fillojnë të përdorin një gjuhë të paqartë, duke mos e adresuar direkt se për kë e kanë…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e vlerësoi si “të shkëlqyer” marrëdhënien me Kinën, duke thënë se dy superfuqitë arritën një marrëveshje pas dy ditësh bisedimesh që synonin ruajtjen e një armëpushimi në luftën tregtare mes tyre. Trump shkroi në platformën e tij, Truth Social, se Kina do të furnizojë SHBA-në me minerale të rralla të tokës dhe magnetë – elemente të rëndësishme për industrinë amerikane – ndërsa Uashingtoni do t’u lejojë studentëve kinezë të vazhdojnë studimet në universitetet amerikane. Postimi i tij erdhi pasi kryenegociatorët e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës njoftuan të martën vonë për një marrëveshje kornizë, pas dy…
