Autor: TV News
Sipas raportimeve të mediave gjermane dhe franceze, 29-vjeçari i Bayern Munich dhe përfaqësueses së Gjermanisë, është shumë pranë bashkimit me kampionët turq, Galatasaray. Sane ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara me pjesën tjetër të skuadrës së Bayernit për Kupën e Botës për Klube, por thuhet se largimi i tij nga gara është një mundësi realiste në një moment të caktuar. Më saktësisht, kur të finalizohen negociatat me Galatasarayn, të cilat janë ende në vazhdim. Kampionët turq i kanë përmirësuar kushtet financiare që po i ofrojnë Sane-s, kontrata e të cilit me kampionët gjermanë skadon në fund të qershorit. Tottenham…
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet t’i thirr ndërgjegjes dhe institucionet të formohen sa më shpejtë. “Sa më shpejt që të ketë thirrje të ndërgjegjes te Kurti që të ketë formim të institucioneve”, u shpreh ai para nisjes së seancës së 30-të konstituive. Zemaj u shpreh se LDK-ja vazhdon t’i qëndrojë propozimit për qeveri të unitetit dhe paralajmëroi se së shpejti do të dalin me pika konkrete. Deputeti i LDK-së gjithashtu foli edhe për protestën e bizneseve, duke thënë se ajo duhet të jetë më e madhe dhe të përkrahet edhe nga…
Tijjani Reijnders është tashmë edhe zyrtarisht futbollist i ri i Manchester City. Mesfushori holandez ka nënshkruar një marrëveshje 5 vjeçare, shkruan GazetaBlic Sport. Reijnders largohet nga Rossonerët pas dy sezonesh, 104 paraqitjesh, 19 golash dhe 9 asistimeve. 26-vjeçari ishte i sigurt se do të largohej. Ai i tha lamtumirë San Siros duke shëtitur nëpër fushë me djalin e tij pas ndeshjes së fundit kundër Monzës. Ai kishte anuluar pushimet në Spanjë dhe Greqi, sepse e dinte se duhej të luante Kupën e Botës me klubin e tij të ri. 🆕✍️ pic.twitter.com/s0Ds01eTBc — Manchester City (@ManCity) June 11, 2025 /GazetaBlic Sport/
Një rast i rëndë mashtrimi dhe rrahje është raportuar nga Policia e Kosovës për periudhën 2023–2024. Sipas njoftimit zyrtar, tre persona të dyshuar janë arrestuar nën dyshimin se kanë mashtruar dhjetë gra, duke u premtuar atyre donacione në emër të integrimit në shoqërinë kosovare. Viktimat janë mashtruar në mënyrë të organizuar nga të dyshuarit, ndërsa dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë rreth 45,000 euro. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen…
Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord për një “kornizë” mbi tregtinë pas dy ditësh bisedimesh në Londër që synonin uljen e tensioneve midis palëve. Ndërsa specifikat e kuadrit të shpallur të martën ishin të paqarta, ky përparim i dukshëm vjen një muaj pasi Uashingtoni dhe Pekini njoftuan një pauzë 90-ditore për shumicën e tarifave të tyre pas bisedimeve në Gjenevë. Sekretari i Tregtisë i SHBA-së, Howard Lutnick, tha se palët do të punonin për të zbatuar “konsensusin e Gjenevës” dhe se kishin “shqyrtuar me forcë” të gjitha çështjet që ndajnë dy ekonomitë më të mëdha të botës. Lutnick…
Shqipëria u ndal përsëri mbrëmjen e djeshme në barazim, por kësaj radhe me Letoninë në transfertë. Djemtë kuqezi nuk shkuan më shumë se një barazim me rezultatin 1-1 në Riga. Vlen për t’u përmendur, “mosekzistenca” e Jasir Asanit në dy takimet e fundit, i cili nuk zhvilloi asnjë minutë në fushën e lojës. Pas përfundimit të takimit të djeshëm, sulmuesi i Gwangju ka bërë një postim në rrjetet sociale. Asani ka publikuar dy fotografi teksa po kryente nxehjen ditën e djeshme, me një simbol shqiponje dhe të flamurit shqiptar. Edhe pse u zgjodh të qëndronte në stol nga Sylvinho, sulmuesi…
Bashkëshortja e ish-policit Arbnor Spahiut, Arieta Spahiu publikisht i ka kërkuar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe institucioneve të vendit që të reagojnë për arrestimin e tij i cili po akuzohet nga Serbia për “vrasje të rëndë” në Bansjka. Ajo për Televizinin Dukagjini ka thënë se Arbnori më shumë se kurrë tani ka nevojë për përkrahje, e që deri më tani të gjitha institucionet kanë heshtur.“Kërkoj publikisht që të merrni një qëndrim, të flisni dhe të ndërmerrni hapa konkretë për të adresuar rastin e bashkëshortit tim dhe të tjerëve si ai.Arbnori ka kontribuar për sigurinë e Kosovës për vite me…
Fondacionet e lidhura me ish-presidentin e Rusisë, Dmitry Medvedev, kanë grumbulluar rreth 850 milionë dollarë që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më shumë se tri vjet më parë, ka zbuluar njësia hulumtuese ruse e Radios Evropa e Lirë, Systema. Rritja e pasurisë së fondacioneve përkon me rilindjen e figurës së Medvedevit gjatë kohës së luftës, të cilin presidenti Vladimir Putin e kishte shkarkuar nga posti i kryeministrit në vitin 2020. Megjithatë, ai ka gjetur një audiencë prej miliona ndjekësish në rolin e ri si “sulmues online”, ndërkohë që mban ende rol në Qeveri si zëvendëskryetar…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës për herën e 30-të do të mblidhen sot për konstituimin e Kuvendit. Partitë politike janë ‘betonizuar’ në qëndrimet e tyre, gjersa procesi ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa partitë tjera, PDK, LDK e AAK kanë ritheksuar se nuk do të votojnë Haxhiun për kryeparlamentare. Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari që disa herë radhazi po e vë në votim një Komision që do të mundësonte votim të fshehtë, por në mungesë kuorumi nuk po kalon. Çështjen e Komisionit,…
Mevlan Adili edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Shkëndijës së Tetovës. Pasi u shpall kampion me Shkëndijën, Mevlan Adili dhe Shkëndija kanë rënë dakord për të shkëputur bashkëpunimin. Siç merr vesh ‘GazetaBlic Sport’, një nga skuadrat e shumta të intersuara për shërbimet e Mevlan Adilit është FC Drita. Vitin e kaluar, Drita dhe Adili kishin marrëveshje, por lojtari ishte nën kontratë me klubin tetovar, teksa tani rihapet pista për një transferim të tij në Kosovë. Super mbrojtësi ka përvojë të madhe në futbollin rajonal, andaj ka edhe oferta të shumta, mes tyre edhe nga Drita. /GazetaBlic Sport
