Autor: TV News
Shtetet e Bashkuara janë duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të stafit joesencial në Lindjen e Mesme, njoftoi Departamenti i Shtetit mbrëmjen e së mërkurës. Ambasada e SHBA-së në Bagdad po përgatitet për një evakuim emergjent për shkak të rreziqeve të shtuar të sigurisë në rajon. Shtetet e Bashkuara gjithashtu po autorizojnë largimin e personelit jothelbësor dhe të anëtarëve të familjeve të tyre nga Bahrejni dhe Kuvajti, duke u dhënë atyre mundësinë të zgjedhin nëse duan të largohen. Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Irakut konfirmoi “largimin e kufizuar” të stafit të Ambasadës amerikane, duke thënë se vendimi bazohet…
Sulmuesi i krahut të djathtë brazilian, Rodrygo, do të vazhdojë karrierën e tij te Real Madridi të paktën deri verën e ardhshme, raportoi Marca. Sulmuesi u takua me trajnerin e ri Xabi Alonso dhe pati bisedën e shumëpritur me të. Rodrygo ishte i kënaqur dhe do të vazhdojë në ‘Santiago Bernabeu’. Ka pasur shumë zëra javët e fundit se Rodrygo do të largohet nga Real Madridi, me Arsenalin dhe Chelsean që janë të interesuar për të. Kontrata e brazilianit me Los Blancos është e vlefshme deri në verën e vitit 2029. Rodrygo ka 267 paraqitje për Real Madridin në të…
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë po zhvillon të enjten një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Panifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI). Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, deri tani nga ky aksion janë arrestuar tri zyrtare të kësaj Ministrie. Ndryshe, gjatë një operacioni policor në Prishtinë, Gjilan dhe Gjakovë, Policia më 29 maj arrestoi 11 të dyshuar për keqpërdorime me patentë shoferë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus, se “nuk e ka tradhtuar Rusinë” dhe se në samitin e mbajtur në Odesa nuk e ka nënshkruar deklaratën që dënon agresionin, pasi ajo bënte thirrje për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ai tha se Serbia ka qëndruar neutrale dhe se askush nuk ka ushtruar ndonjë “presion të madh” ndaj tij që ta nënshkruante këtë deklaratë. “Sërish kam qenë i vetmi që nuk e kam pranuar deklaratën. Ndryshe nga ata që pranojnë çdo gjë kundër Rusisë, çdo gjë që munden”,…
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka reaguar pas raportimeve të fundit për një largim të mundshëm të Franco Foda. “Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si President, dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër”, thuhet fillimisht në njoftim. Tutje, ai shtoi se Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me FFK-në dhe presin që ato obligime të përmbushen. Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 26-vjetorin e çlirimit të vendit duke lavdëruar rolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe trupave të NATO-s në fitoren mbi shtypjen dhe dhunën. Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar se më 12 qershor 1999, mbi tokën e djegur të Kosovës zbarkoi shpresa, kur 50 mijë ushtarë të NATO-s hynë në Kosovë dhe ndihmuan në çlirimin e një populli që kishte vuajtur për shekuj. Ajo ka thënë se mbi një milion shqiptarë u kthyen në shtëpitë e tyre. “Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtarët e NATO-s e kthyen tmerrin në…
Sulmuesi i talentuar spanjoll, Nico Williams, është i gatshëm të transferohet te Bayern Muncheni gjatë kësaj vere. Sipas raportimeve tw fundit, futbollisti i Athletic Bilbaos i ka vendosur kushtet e tij financiare, duke kërkuar një pagë prej 20 milionë eurosh në vit. Klauzola e lirimit të tij varion mes 60 dhe 65 milionë euro. Bayern e sheh 21-vjeçarin si përforcim kyç për krahët e sulmit në projektin e ri të klubit.
Sindikatat e Hekurudhave të Kosovës kanë njoftuar hyrjen në grevë dyditore pas, siç thuhet, dështimit të dialogut me punëdhënësin lidhur me kërkesën për rritje të pagave, të cilat nuk janë ndryshuar që prej 15 vitesh. Në komunikatën drejtuar mediave, sindikata thekson se kjo masë ekstreme është ndërmarrë për të ushtruar presion ndaj autoriteteve përgjegjëse, me qëllim realizimin e kërkesave të kahershme të punonjësve.“Më 12 dhe 13 qershor 2025, nuk do të qarkullojë asnjë tren në territorin e Republikës së Kosovës,” thuhet në njoftim. Sipas komunikatës, trenat do të rifillojnë punën të shtunën dhe të dielën, më 14 dhe 15 qershor,…
Sot, e enjte, Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë një konferencë për media, ku kryetari Lumir Abdixhiku do të prezantojë agjendën 15-pikëshe të Qeverisë së Unitetit Kombëtar. Konferenca pritet të nisë nga ora 11:00, në Selinë Qendrore të LDK-së, në sallën e konferencave. Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, deputetët e Kuvendit të Kosovës vazhdojnë të dështojnë në konstituimin e përbërjes së re, duke e lënë vendin pa institucione të reja. Pas 30 përpjekjesh të pasuksesshme, çështja kryesore mbetet emërimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Abdixhiku, ka bërë thirrje vazhdimisht për themelimin e një qeverie të unitetit…
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se në skenën politike aktuale janë tri opsione për dalje nga ngërçi institucional: ajo e Vetëvendosjes me partnerët e saj, opsioni i PDK-së, dhe ai i LDK-së për një qeveri kalimtare. Ai në Debat Plus ka theksuar se në këtë fazë, liderët politikë duhet të dakordohen për formatin dhe agjendën e një qeverie tranzitore që do ta udhëhiqte vendin për një periudhë të kufizuar. “LDK-ja ka dalë që me liderët politikë të organizojë formatin e kësaj qeverie bashkë. Tani si merren vesh, është çështje e tyre. Tavolina e bisedimeve duhet me ua lënë…
