Autor: TV News

Pas 4 viteve në Tetovë, sulmuesi anësor nga Prishtina prej sot nuk është pjesë e Shkëndijës. Palët kanë komunikuar ndarjen, duke shprehur mirënjohje e respekt të ndërsjelltë. Shkëndija në komunikatën e saj njoftoi se futbollisti nuk ka pranuar ofertën për vazhdim të bashkëpunimit me kushte të përmirësuara dukshëm. Sportmania mëson se pas këtij vendimi fshihet Ballkani i Suaharekës. Agjenti i lojtarit këto ditë ka folur me drejtuesit e ish-kampionëve të Kosovës dhe me gjasë duket i bindur për ta çuar 26 vjeçarin aty. Shala te Shkëndija u rrit si një prej lojtarëve më të mirë në pozitën e tij, duke…

Read More

Katër zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës, të cilët u intervistuan të enjten nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, janë liruar në procedurë të rregullt. Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi. Burime të “Betimit për Drejtësi” bëjnë të ditur se të intervistuarit janë Sabit Muzaqi, Florije Selimi, Vjollca Vishaj dhe Edila Gosalci. Hetimet lidhen me çështjen e licencimit të autoshkollave.

Read More

Hasan Hyseni është transferimi i fundit i skuadrës së Llapit. “Klubi Futbollistik Llapi me kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, Hasan Hyseni, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për edicionin garues 2025/26”, thuhet në fillim të njoftimit të klubit. Gjatë karrierës së tij, Hyseni ka mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura në futbollin vendor, si Prishtina, Trepça ’89, Malisheva dhe Drenica.

Read More

Në aksionin që po zhvillohet të enjten në Ministrinë e Infrastrukturës, janë arrestuar katër zyrtarë të kësaj Ministrie. Burime të “Betimit për Drejtësi“, bëjnë të ditur se të arrestuarit janë Sabit Muzaqi, Florije Selimi, Vjollca Kelmendi dhe Edila Gosalci. Mësohet se arrestimi i tyre ndërlidhet me çështjen e licencimit të autoshkollave.

Read More

Një avion i Air India – i cili po fluturonte drejt Londrës me 242 njerëz në bord – është rrëzuar disa minuta pas ngritjes nga aeroporti në qytetin perëndimor të Indisë, Ahmedabad, të enjten, njoftuan kompania ajrore dhe policia, pa shpjeguar nëse ka viktima. Avioni ishte nisur drejt aeroportit Gatwick në Mbretërinë e Bashkuar, tha Air India, ndërsa oficerët e policisë thanë se ai u rrëzua në një zonë civile pranë aeroportit. Reuters raporton se, në mesin e 242 udhëtarëve ishin 217 të rritur dhe 11 fëmijë. Nga këta, 169 ishin shtetas indianë, 43 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez.…

Read More

“Numrat i kemi”, tha Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, referuar krijimit të një qeveri të partive ish-opozitare, për çka Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e mohon qysh në start se janë. “Numrat i kemi sepse matematika është kokëfortë, nëse LDK i ka 19 deputetë që e votojnë qeverinë e opozitës së kaluar atëherë numrat i kemi sepse bëhemi 51 dhe unë marr përsipër me i pas edhe 10 vota tjera nga partitë minoritare, po jo nga Lista Serbe, kështu që matematika është shumë e thjeshtë , numrat janë nëse ka vullnet nëse s’ka vullnet…

Read More

Trent Alexander-Arnold u prezantua si lojtar i Real Madridit. Mbrojtësi i djathtë anglez mbajti një fjalim në të cilin u përpoq të fliste në spanjisht dhe megjithëse nuk ishte perfekt, ai nuk kishte nevojë për përkthyes dhe të gjithë e kuptuan mesazhin e tij. Ai do të mbajë numrin 12  dhe do të ketë të shkruar vetëm “Trent” në pjesën e pasme të fanellës. “Faleminderit Florentino Perez dhe Real Madridit për këtë mundësi. Nuk është çdo ditë që nënshkruan për Real Madridin, është një ëndërr e bërë realitet. Jam shumë i lumtur dhe krenar që jam këtu. Kam një dëshirë…

Read More

Fshati Muçivërc i Komunës së Kamenicës po organizon një protestë për lirimin e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili ndodhet në paraburgim në Serbi. Arrestimi i tij është kryer në pikën kufitare nga Hungaria në Serbi, dhe autoritetet serbe tashmë i kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji nën dyshimin për “vrasje të rëndë” në Banjskë, ku një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në një ftesë publike, organizatorët e protestës bëjnë thirrje që të gjithë qytetarët, deputetët pa dallime partiake, si dhe asamblistët e Komunës…

Read More

Kevin De Bruyne po bëhet lojtar i Napolit. Herët në mëngjes, ish-ylli i Manchester Cityt, ka arritur në Itali për testet mjekësore, transmeton GazetaBlic Sport. Shumë tifozë entuziastë të Napolit e mirëpritën atë, edhe pse klinika ishte në Romë. Interesim të madh kishte edhe nga mediat italiane atje. #Napoli, folla di tifosi a Villa Stuart: arrivato Kevin De Bruyne per le visite mediche pic.twitter.com/2YW0pQIhWs — calciomercato.com (@cmdotcom) June 12, 2025 /GazetaBlic Sport/

Read More

Shalqini është shumë i shëndetshëm dhe i shkëlqyer për të hidratuar trupin, por një grup njerëzish nuk duhet ta hanë atë. Ky frut është i pasur me magnez, zink, kalium dhe vitaminë B. Është i pasur me proteina dhe ka shumë pak kalori, kështu që mund ta hani në çdo moment. Konsumimi i shalqinit nxit humbjen e peshës dhe besohet se mund të ketë edhe efekt antikancerogjen. Një shalqi me madhësi mesatare përmban rreth 92% ujë, kështu që është një mundësi e shkëlqyer për të qëndruar të hidratuar në ditët e nxehta të verës. Një studim i vitit 2019 që…

Read More