Autor: TV News

Trent Alexander-Arnold do të stërvitet me pjesën tjetër të shokëve të tij të ekipit të Real Madridit për herë të parë të premten, është konfirmuar. Trentit do t’i bashkohen lojtarë si Jude Bellingham, Kylian Mbappe, Aurelien Tchouameni, Luka Modric dhe Dean Huijsen. Ekipi po përgatitet për Kupën e Botës për Klube dhe do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar përgatitjet për turneun. Ndeshja e parë e Real Madridit në këtë turne do të jetë kundër Al Hilal më 18 qershor. /GazetaBlic Sport

Read More

Italia ka rikonfirmuar mbështetjen e saj për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes brenda kuadrit të partneritetit evropian dhe ka bërë thirrje për një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë për të lehtësuar fillimin e negociatave të paqes me Rusinë. Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, gjatë një konference informative në Romë, sipas raportimeve të korrespondentit të UNN. “Italia synon arritjen e një armëpushimi për të paktën 30 ditë, që do të krijonte hapësirë për negociata konstruktive mes Ukrainës dhe Rusisë,” tha Tajani. Ai shtoi se Italia është angazhuar në mënyrë aktive për të gjetur një zgjidhje diplomatike…

Read More

Qeveria e Kosovës në detyrë tashmë e ka jetësuar me një vendim kërkesën e presidentit amerikan Donald Trump për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme të shtetasve të vendeve të treta në Kosovë. Në vendimin e publikuar nga ekzekutivi thuhet se personat që do  të vijnë në Kosovë do të veprojnë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe do të gëzojnë të drejtat e përcaktuara me ligj. Këta 50 persona poashtu do të përkrahën financiarisht nga shteti kosovar me nga 120 euro në muaj. Pikërisht për këtë e për kohën se kur pritet të vijnë ata në Kosovë është pyetur sot…

Read More

Inteligjenca Artificiale parashikon që finalja e Kupës së Botës për Klube në korrik do të luhet midis Real Madridit dhe PSG-së. Real Madridi përfundimisht do të dalë Kampion sipas AI, duke mposhtur PSG-në 3-2 në finale. Kylian Mbappe parashikohet të shënojë dy herë në atë finale, me Vinicius, Dembele dhe Fabian Ruiz që të gjithë shënojnë poashtu. Nëse Real Madridi fiton turneun, ata do të largohen me pothuajse 150 milionë dollarë. Fituesi do të mbajë gjithashtu një stemë të Kampionit të Botës në fanellën e tyre për katër vjet, deri në turneun e ardhshëm. /GazetaBlic Sport

Read More

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi në një intervistë për Bild se qëndrimi i Ukrainës ndaj qytetarëve të saj është thelbësisht i ndryshëm nga ai i Rusisë. Ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga partnerët perëndimorë, duke nënvizuar se “sa më shumë mbështetje të ketë Ukraina, aq më pak ukrainas do të humbin jetën”. “Njerëzit nuk janë dru zjarri që i hedhim në zjarr. Ne nuk i trajtojmë njerëzit tanë siç bëjnë rusët,” tha Zelenskyy, duke kritikuar ashpër qasjen e Moskës ndaj popullsisë. Në të njëjtën kohë, Presidenti i Ukrainës i bëri thirrje të fortë ish-presidentit amerikan Donald Trump që…

Read More

Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, njëherësh edhe profesor në Fakultetin Juridik në FIVE, në RTV Dukagjini ka folur lidhur me ngërçin politik në vend, ku ndër të tjera ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës, pas betimit të dhënë si deputetë, kanë për obligim të krijojnë institucionet e vendit, mirëpo të njëjtit nuk e kanë bërë këtë dhe sipas tij, kanë shkelur Kushtetutën e Kosovës. “Deputetët në momentin e dhënies së betimit nënkupton që do t’i krijojnë institucionet, do ta respektojnë kushtetutshmërinë, ligjshmërinë e shtetit, do të punojnë për funksionimin e shtetit… e kanë dhënë betimin dhe ky…

Read More

Kampionët evropianë të klubeve, Paris Saint-Germain, kanë zbuluar fanellat e tyre për sezonin e ardhshëm. Fanellat u prezantuan nga ish-lojtarët e ekipit, Blaise Matuidi, Guillaume Oarau dhe Jeremy Menez. Ky dizajn mishëron identitetin dhe trashëgiminë pariziene të klubit. Nga rrugët e Parisit deri te tribunat e Parc des Princes, PSG njoftoi se fanella është më shumë se një ekip, sepse është uniforma e një brezi që e përqafon futbollin si kulturë dhe angazhim. Paris Saint-Germain do ta veshë uniformën e re për herë të parë gjatë ndeshjes hapëse të Kupës së Botës për Klube më 15 qershor kundër Atletico Madrid…

Read More

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij shpërthyes në Ishullin e Madh të Havait, duke nxjerrë lavë nga dalja e tij veriore. Sipas raportimeve të Associated Press, kjo ngjarje është pjesë e një cikli shpërthimesh që ka nisur pothuajse gjashtë muaj më parë. Shatërvanët e lavës kanë arritur lartësi mbi 100 metra dhe janë vërejtur rrjedha të shumta në brendësi të kraterit. Shkencëtarët nga Observatori i Vullkaneve Havaiane i Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) kanë paralajmëruar se aktiviteti mund të rritet edhe më tej, pasi presioni i gazrave në sistemin…

Read More

Mentor Zhdrella, një prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit vendor, iu është bashkuar FC Prishtinës si këshilltar sportiv. Me përvojën e tij dhe vizionin për të ardhmen, Zhdrella do ta ndihmojë klubin kryeqytetas drejt sukseseve të reja. Më poshtë keni njoftimin e klubit: “ZYRTARE: Mentor Zhdrella i bashkohet FC Prishtinës si këshilltar sportiv!Një nga emrat më të njohur të futbollit kosovar rikthehet në shtëpinë bardhekaltër, këtë herë në një rol të ri.Me përvojën e tij dhe vizionin për të ardhmen, Zhdrella do ta ndihmojë klubin drejt sukseseve të reja”, shkruhet në njoftim. /GazetaBlic Sport

Read More

Ambasada Gjermane ka konfirmuar se është në kontakt me Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në kryeqytetin serb lidhur me arrestimin e Arbnor Spahiut, ish-pjesëtar i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës. Ambasada Gjermane në një përgjigje për Dukagjinin ka theksuar se pret nga autoritetet serbe që të hetojnë sa më shpejt të jetë e mundur besueshmërinë e akuzave të ngritura dhe të sigurojnë që gjatë gjithë procesit të respektohen të gjitha standardet ligjore. “Mund të konfirmojmë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka kontaktuar Ambasadën Gjermane në Beograd lidhur me këtë çështje. Ata janë në kontakt për rastin e…

Read More