Autor: TV News
Real Madridi ka njoftuar nënshkrimin e Franco Mastantuonos me një kontratë gjashtëvjeçare. Talenti i mrekullueshëm argjentinas i bashkohet klubit nga River Plate në një marrëveshje me vlerë rreth 45 milionë euro. Ai do të luajë në Kupën e Botës për Klube me ekipin argjentinas përpara se të mbërrijë në Madrid në gusht. Një deklaratë e klubit tha: “Real Madridi njofton se Franco Mastantuono do të jetë lojtar i klubit tonë për gjashtë sezonet e ardhshme, nga 14 gushti 2025 deri më 30 qershor 2031. Mastantuono u zhvillua në sistemin e të rinjve të River Plate midis viteve 2019 dhe 2024…
Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës ka kërkuar nga KEK-u t’i ndalin presionet e shantazhet ndaj bizneseve prodhuese. Në një postim në rjete sociale, Ajvazi ka thënë se bizneset po paralajmërohen për ndërprerje të rrymës. Postimi: Apel për KEK-un – Ndalni presionin ndaj prodhuesve! Në emër të Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, i bëjmë thirrje KEK-ut që të ndalojë menjëherë presionin ndaj bizneseve prodhuese, përmes paralajmërimeve për ndërprerje të energjisë elektrike nëse nuk nënshkruajnë kontratën me Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF). Kujtojmë se rregullorja e ZRRE-së i obligon KEK-un që të ofrojë furnizim për 60 ditë për…
Të paktën 20 komandantë të lartë iranianë janë vrarë në sulmet izraelite ndaj Iranit, raporton agjencia reuters, duke cituar dy burime rajonale. Ndër të vrarët është, sipas raportimeve, edhe Amir Ali Hajizadeh, shefi i programit raketor të Gardës Revolucionare Iraniane. Gjithashtu, siç është bërë e ditur më herët, është vrarë edhe komandanti kryesor i Gardës Revolucionare Iraniane, Hossein Salami, si dhe shefi i shtabit të forcave të armatosura, Mohammad Bagheri. Mediat shtetërore iraniane kanë raportuar se në sulme është plagosur edhe një nga këshilltarët më të afërt të udhëheqësit suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Sipas një raporti të AFP-së, televizioni shtetëror iranian…
Sulmuesi brazilian, Neymar Junior mund të rikthehet në futbollin evropian, pasi tashmë ka pranuar një oferta nga Superliga e Turqisë. Sipas mediumit Fanatik, Fenerbahce ka shprehur interes për të nënshkruar me sulmuesin e krahut të majtë të Santosit, Neymar. Klubi turk thuhet se i ka ofruar 33-vjeçarit brazilian një kontratë të strukturuar si një vit me opsion për një vit tjetër shtesë. Marrëveshja aktuale e Neymar me Santos skadon në fund të vitit 2025, por përfshin një klauzolë që i lejon atij të bashkohet me një klub evropian falas këtë verë. Pasi u largua nga Al-Hilal, Neymar u rikthye te…
Bashkimi Evropian ka reaguar për arrestimin e shtetasit kosovar Arbnor Spahiu nga autoritetet serbe, duke theksuar se po e ndjek me vëmendje këtë rast dhe pret nga Serbia të respektojë plotësisht procedurat ligjore. Në një përgjigje zyrtare për RTV Dukagjini, BE ka deklaruar: “BE-ja po ndjek nga afër arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe. Ne presim që autoritetet serbe të respektojnë dhe të sigurojnë zbatimin e rregullt të procedurës ligjore.” Ky reagim vjen pas reagimeve të autoritetet kosovare për mënyrën e arrestimit të Spahiut dhe pasigurinë mbi trajtimin e tij në ndalim. BE-ja rikujton detyrimin për respektimin e të…
Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, ka reaguar pas fillimit të operacionit ushtarak të Izraelit ndaj Iranit, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të rrezikshme. Sipas tij, ngjarjet e fundit përbëjnë një përshkallëzim serioz të konfliktit: Izraeli ka ndërmarrë sulme ndaj objekteve bërthamore iraniane, ndërsa Irani ka reaguar me qindra sulme me dron mbi territorin izraelit. Kjo përplasje ushtarake e natës së kaluar ka rritur ndjeshëm frikën për një konflikt të gjerë rajonal. Gjermania ka dënuar ashpër sulmet iraniane, duke theksuar se: “Ne dënojmë fuqishëm sulmin e pakontrolluar iranian ndaj territorit të Izraelit. Programi bërthamor i Iranit…
AC Milan po kërkon një përforcim në mbrojtje dhe ia ka vënë syrin mbrojtësit të djathtë 22-vjeçar të Strasburgut, Guela Doue, vëllait më të madh të talentit në rritje të PSG-së, Desire Doue, sipas La Gazzetta dello Sport. Me Kyle Walker dhe Emerson Royal që ka mundësi të largohen dhe Alex Jimenez që shihet si më shumë sulmues sesa mbrojtës, Doue, i cili iu bashkua Strasbourg nga Rennes për 6.5 milionë euro në verën e vitit 2024, është shfaqur si një objektiv kryesor. Lojtari nga Bregu i Fildishtë luajti në 34 ndeshje për Strasburgun në sezonin 2024/25, duke shënuar 1…
Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, u mor me opozitën në deklarimin e tij. Tha se situata ku po shkojmë, nuk i konvenon partive opozitare. “Po shkojmë drejt situate që nuk i konvenon opozitës. Vazhdim i qasjes bllokuese, e destruktive. Një qasje është duke krijuar pasoja për vendin tonë, paralizimi i jetës institucionale politike, nuk i duhet Kosovës”, tha Abrashi. Ai kundërshtoi edhe opsionin për Qeveri të Unitetit Kombëtar.
Ushtria izraelite ka publikuar pamje ku shihen disa aeroplanë luftarakë duke u përgatitur për fillimin e sulmeve ndaj Iranit. Përpos nisjes, në video shihet edhe aterrimi i një aeroplani pas sulmeve. Më herët, zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se 200 aeroplanë luftarakë janë përdorur në sulmet kundër Iranit. Televizioni shtetëror iranian ka raportuar se nga sulmet janë vrarë komandanti i përgjithshëm i ushtrisë iraniane, Gjeneral Major Mohammad Bahgeri, dhe komandanti i Rojave Revolucionare, Hossein Salami. Ushtria izraelite ka thënë se 200 aeroplanë luftarakë janë përdorur gjatë sulmeve ndaj Iranit. “Më shumë se 100 caqe janë goditur në mbarë Iranin” –…
Skuadra e Malishevës ka filluar të blindojë lojtarët kyç të skuadrës para ndeshjeve të Europës. Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, portieri Ilir Avdyli ka rënë dakord për të vazhduar kontratën me Malishevën edhe për një sezon. Avdyli i cili kaloi tek Malisheva në gjysmësezonin e kaluar, pati paraqitje mjaft të mira dhe e ndihmoi ekipin ta arrijë qëllimin, i cili ishte kualifikimi në kualifikueset e Europës. Portieri i kombëtares së Kosovës tashmë ka arritur marrëveshje me drejtuesit e Malishevës dhe do jetë gardiani i tyre edhe për sezonin e ardhshëm. /GazetaBlic Sport
