Autor: TV News
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tha se është e shqetësuar për shkak të deklaratave që vijnë nga Mali i Zi lidhur me mbështetjen për pavarësinë e Kosovës dhe lobimin aktiv për anëtarësimin e Prishtinës në organizata ndërkombëtare. Një ditë më parë, ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, deklaroi gjatë një interviste në RTV Mali i Zi se do të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. “Mali i Zi do të japë mbështetje të qartë kur të ngrihet çështja nëse Kosova duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian apo e Këshillit të Evropës”,…
Në nderim të 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, në Gjermani është zbuluar një pllakë përkujtimore në ndërtesën ku dikur funksiononte Qeveria e Kosovës në ekzil. Lajmin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili tha se ky është një akt mirënjohjeje dhe respekti nga shteti gjerman për popullin dhe historinë e Kosovës. “Zbulimi i kësaj pllake përkujtimore – sot më 12 qershor për Ditën e Çlirimit të Kosovës – nuk është vetëm një akt simbolik. Është një akt mirënjohjeje dhe respekti – fillimisht për historinë tonë, për njerëzit tanë, për institucionet tona të atëhershme…
Babai i Neyamr, njëkohësisht edhe menagjeri i tij, ka folur për të ardhmen e sulmuesit brazilian. Ai gjatë një interviste, ka theksuar se dëshiron që Neymar të vazhdon të luaj për skuadrën e Santosit. “Dua që ai të qëndrojë te Santos. Dua që ai të vazhdojë. Ai do të zgjedhë, si gjithmonë. Do t’i shqyrtojmë opsionet që ai ka për t’u zhvilluar. Ajo që më duhet është që Neymar të zhvillohet. Dhe kjo është arsyeja pse po e ndihmojmë Santosin të ristrukturohet, në mënyrë që ai të mund të zhvillohet tani, në gjysmën e dytë të vitit, një vit larg…
Njëri nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje të rëndësishme ishte edhe historiani Ylber Hysa, ish-diplomat. Marrëveshja e Rambujesë sipas Hysës, i ka prirë kësaj ngjarjeje të rëndësishme, që konsiderohet si vendimi më strategjik i shqiptarëve. Pamjet ekskluzive gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, ndërmjet NATO-së dhe drejtorit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit janë transmetuar sonte në emisionin Rubikon.Njëri nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje të rëndësishme ishte edhe ish-diplomati dhe historiani Ylber Hysa.Marrëveshja e Rambujesë sipas Hysës, i ka prirë kësaj ngjarjeje të rëndësishme, që konsiderohet si vendimi më strategjik i shqiptarëve. “Ajo që ndodhi në Ramubuje…
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Qeveria në Berlin po planifikon një pako të re me ndihmë ushtarake për Kievin gjatë këtij viti, teksa Rusia po intensifikon sulmet e saj ndaj Ukrainës. Gjermania do të miratojë edhe 1.9 miliard euro mbështetje ushtarake për Ukrainën, tha Pistorius gjatë një konference për media me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kiev më 12 qershor. Paketa e re e ndihmës “nuk është finalizuar ende, por punohet në të”, tha ai, duke shtuar se fondet do të jenë të qasshme “në javët në vijim sapo të merret vendimi nga Parlamenti”. Paratë shtesë do…
Thomas Frank është trajneri i ri i Tottenham Hotspur, me klubin që ka konfirmuar ardhjen e tij përmes rrjeteve sociale. Trajneri danez ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë në krye të ekipit deri në vitin 2028. Frank i bashkohet Tottenhamit pas një eksperience të gjatë dhe të suksesshme me Brentford, ku punoi fillimisht si ndihmës trajner nga viti 2016 dhe më pas mori drejtimin e skuadrës. Nën drejtimin e tij, Brentford u ngjit nga Championship në Ligën Premier, duke u konsoliduar si një skuadër konkurruese në elitën e futbollit anglez. Në stafin teknik të tij te Spurs do të…
Analisti Lirim Mehmetaj ka deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk do ta lëshojë pushtetin përmes rotacionit demokratik, por vetëm nëse detyrohet nga mekanizmat shtetërorë. Në emisionin Debat Plus, Mehmetaj e ka quajtur Kurtin “uzurpator”, duke theksuar se “përveç fjalës që nuk po e thotë, po na tregon vet”. “Kush mendon që Albin Kurti ka ardhur në pushtet për t’u larguar përmes rotacionit demokratik, është një torollak në politikë. Albin Kurti nuk e lëshon në asnjë formë pushtetin përveç nëse detyrohet përmes mekanizmave të shtetit”, ka thënë Mehmetaj. Ai ka shtuar se dëshirat e Kurtit për bashkëqeverisje janë të…
NATO po forcon kapacitetet e saj të mbikëqyrjes satelitore për të skanuar zona të mëdha në kohë reale, me qëllim të monitorimit të lëvizjeve ushtarake në Ukrainë dhe përgjatë kufijve lindorë të Rusisë me vendet anëtare të Aleancës. Lajmin e bëri të ditur Admirali Pierre Vandier, Komandanti i Koncepteve dhe Transformimit të NATO-s, duke deklaruar se teknologjia e re do të mundësojë për herë të parë një mbikëqyrje të zgjeruar dhe të vazhdueshme të “territoreve të gjera”, përfshirë manovrat ushtarake, lëvizjet e trupave dhe operacionet në fushën e betejës. Aftësia për të monitoruar pajtueshmërinë me një armëpushim të mundshëm në…
Duket se sulmuesi uruguaian Darwin Nunez është pranë largimit nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të verës, pavarësisht se është nën kontratë me klubin deri më 30 qershor 2028. Gazetari i besueshëm Fabrizio Romano zbuloi përmes llogarisë së tij zyrtare në platformën ‘X’ se largimi i Nunez këtë verë është bërë pothuajse i sigurt, duke theksuar se ka pasur interes të konsiderueshëm nga disa klube saudite për lojtarin që nga janari i kaluar. Romano shpjegoi se klubi italian Napoli ka hyrë në diskutime me Nunez në ditët e fundit, duke shtuar emrin e tij në listën e ngushtë. Gazetari italian konfirmoi…
Një burrë rreth 55-vjeç ka humbur jetën sot në fshatin Kotorr të Skenderajt, pasi dyshohet se është rrokullisur me traktor gjatë punës në pyll. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, më 12 qershor 2025. “Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës,” ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Mitrovicës, Fexhrije Pllana. Policia ka njoftuar se hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e aksidentit fatal.
