Autor: TV News
Ministri i Mbrojtjes, Izrael Katz, thotë se Irani “ka kaluar vijat e kuqe pasi guxoi të qëllojë me raketa ndaj përqendrimeve të popullsisë civile në Izrael”. “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë qytetarët e Izraelit dhe të sigurohemi që regjimi i Ajatollahut të paguajë një çmim shumë të lartë për veprimet e tij të urryera”, shton ai. Ndryshe, Irani sapo ka nisur valën e sulmeve ndaj Izraelit. Së fundmi në rrjete sociale po qarkullojnë pamje të sulmit. Sipas një deklarate nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur raketat. Ndërsa qytetarët janë udhëzuar të kërkojnë strehim.…
Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq dhe një personi tjetër për sulmet ndaj gazetarëve në vitin 2023 në Leposaviq. Prokuroria ka bërë të ditur se aktakuza ka të bëjë me dyshimin se Simiq ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, nga neni 404 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “Me datë 16 qershor 2023, gjatë protestave kundër vizitës së ish-ministrit E.K., në Leposaviq, i pandehuri S.S., me dashje ka marrë pjesë në turmën e mbledhur…
Juventusi njoftoi se Igor Tudor ka rinovuar kontratën e tij me klubin deri në vitin 2027. Kontrata e Tudorit përfshin gjithashtu një opsion për një vit tjetër. Sipas gazetarit të njohur Nicolo Schira, paga e Tudorit do të jetë 2.4 milionë euro në sezon. Kroati i mbajti Bianconerët në 4 vendet e para sezonin e kaluar, dhe tani ai ka përpara Kupën e Botës për Klube në SHBA. Agjenti i Tudorit erdhi në bazën e klubit të Juventusit të premten në mëngjes vetëm për një nënshkrim formal. Të gjitha detajet midis agjentit dhe klubit ishin rënë dakord deri në detajet…
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka biseduar në telefon me presidentin iranian, Masoud Pezeshkian, dhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, gjatë ditës së premte. Presidenti rus, Vladimir Putin, në biseda telefonike të ndara të premten, i ka thënë presidentit të Iranit se Moska dënon veprimet e Izraelit kundër Teheranit, ndërsa kryeministrit izraelit i ka thënë se çështjet rreth programit bërthamor të Iranit mund të zgjidhen vetëm përmes diplomacisë, raporton Reuters. Në një deklaratë të Kremlinit thuhet se Putin i ka thënë presidentit iranian Masoud Pezeshkian se Rusia “i dënon veprimet e Izraelit që janë ndërmarrë në kundërshtim me Kartën e OKB-së”,…
Për të 31-tën herë, të zgjedhurit e popullit dështuan të konstituojnë legjislaturën e re të Kuvendit. Në një skenar të përsëritur, seanca u ndëpre në mungesë kuorumi – këtë herë me vetëm 47 deputetë që morën pjesë në votim. “Ndërpritet seanca dhe shihemi më 15 Qershor në ora 11”, ka thënë Avni Dehari, Deputet i LV-së. Derisa sërish përgjegjësinë për bllokadën dhe krizën ia hodhi partive që në legjislaturën e kaluar ishin opozitë, deputeti i Lëvizja Vetëvendosje Artan Abrashi dha një qëndrim për propozimin 15 pikësh të Lidhjes Demokratike. “E kemi diskutuar atë që quhet plan dhe në diskutimet tona…
Shtufi: Sulmi i Izraelit mbi Iranin ishte i pritur, strategji ushtarake ishte fshehtësia dhe befasia
Pal Shtufi ka thënë se sulmi i Izraelit mbi Iran ishte i pritur. Ai në emisionin FIVE në RTV Dukagjini është shprehur se kjo ka ndodhur pasi që Irani kishte sulmuar Izraelin disa muaj më parë. “Kanë qenë provokime të jashtëzakonshme. Pastaj janë shtruar shumë pyetje pse është heshtur nga ana e Izraelit, pse nuk ka reaguar. Këto janë strategji ushtarake të cilat ne të tjerët vetëm pasi të ndodhin mund t’i kuptojmë – pse janë vonuar ose pse ndodhin në një kohë tjetër”, ka thënë ai. Ai tutje ka thënë se në kohën tonë fshehtësia dhe befasia janë strategjia…
Italia ka arritur një marrëveshje me Gennaro Gattuson për ta bërë atë trajnerin e tyre të ri, raporton Di Marzio. Gattuso doli si favoriti përpara kandidatëve të tjerë si Cannavaro dhe Mancini. Ish-trajneri i Milanit tani është gati të zëvendësojë Luciano Spallettin, i cili dha dorëheqjen nga pozicioni i tij pas një serie rezultatesh të dobëta me Azzurrët. Të gjithë në Federatën Italiane të Futbollit duket se besojnë se Gattuso është basti më i mirë për ta çuar ekipin e tyre të parë në nivelin tjetër. /GazetaBlic Sport
Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës, si Finlanda, Gjermania, Danimarka, Suedia, Estonia, Norvegjia e të tjera, ka sjellë prezantime të punimeve shkencore për disa nga temat thelbësore dhe aktuale për edukimin sot. Fokus i tyre ishin metodologjitë e mësimdhënies, inovacioni në procesin mësimor, integrimi i teknologjisë në mësimdhënie dhe raporti botues-autor-mësimdhënës. Përfaqësues të vendeve të ndryshme kishin radhën për prezantimet e tyre këtë të premte. E para ishte Linn Friedrichs nga Gjermania, fjalimi i së cilës ishte titulluar “E ardhmja e të…
Ukraina tha të premten se ka pranuar 1.200 trupa të paidentifikuar nga Rusia si pjesë e një marrëveshjeje të arritur gjatë bisedimeve të paqes të mbajtura në Stamboll. “Trupat e 1.200 personave të vdekur janë kthyer në Ukrainë”, tha shtabi ukrainas për të burgosurit e luftës. “Sipas palës ruse, trupat u përkasin qytetarëve ukrainas, përfshirë personelit ushtarak”. Javën e kaluar, Moska tha se do t’i dorëzonte në mënyrë të njëanshme Ukrainës trupat e 6.000 ushtarëve të vrarë, gjë që Kievi e quajti një “këmbim”. Marrëveshja u vu në pikëpyetje më herët gjatë javës pasi Rusia akuzoi Ukrainën se nuk po…
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në FIVE në RTV Dukagjini ka folur avokati Artan Qerkini, i cili është i akredituar në Gjykatën Speciale si avokat mbrojtës. Ai ka folur lidhur me marrëveshjen e arritur mes Gjykatës Speciale dhe Belgjikës që të burgosurit të vuajnë dënimin në Belgjikë. Avokati Qerkini ka thënë se administratorja e Dhomave të Specializuara ka mandat që të lidhë marrëveshje me shtete të treta ku të dënuarit me dënim të formës së prerë mund t’i vuajnë dënimet në ato vende. “Marrëveshja e parë e kësaj natyre, me sa e di unë, është kjo marrëveshje e nënshkruar në…
