Autor: TV News

Tifozët e futbollit në mbarë botën mezi presin fillimin e Kupës së Botës për Klube 2025, e cila do të mbahet për herë të parë në formatin e saj të ri në Shtetet e Bashkuara gjatë verës aktuale, me pjesëmarrjen e 32 klubeve. Datat e Turneut: Turneu do të fillojë më 15 qershor dhe do të përfundojë më 13 korrik 2025, në një përvojë të re që rrit karakterin global të garës nën mbikëqyrjen e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA). Grupet e Turneut Group A: Palmeiras – Porto – Al Ahly – Inter Miami Group B: Paris Saint-Germain – Botafogo…

Read More

Demi: Para së gjithash, Demi nuk është vetëm një nga shenjat më xheloze të zodiakut, por edhe një nga më dyshuesit. Demët njihen për besnikërinë dhe përkushtimin në marrëdhëniet e tyre, kështu që presin që partneri i tyre t’ua kthejë në të njëjtën mënyrë. Pra, niveli i tyre maksimal i angazhimit vjen me një dozë të madhe xhelozie. Luani: Pavarësisht se janë mjaft të sigurt në vetvete, Luanët meritojnë një vend të veçantë në listën e shenjave më xheloze. Kjo për shkak se janë njerëz intensivë dhe shpesh i lënë emocionet e tyre t’i mposhtin. Përveç kësaj, Luanët nuk e…

Read More

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin e mbështetjes që nga fillimi i ofensivës ruse në Ukrainë, e njohur nga Moska si “operacion special ushtarak”. Lajmin e bëri të ditur kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në platformën sociale X , ku theksoi angazhimin e vazhdueshëm të BE-së për të ndihmuar Ukrainën në përballimin e pasojave të luftës. “Sot ne i japim Ukrainës 1 miliard euro të reja, duke e çuar mbështetjen tonë totale në pothuajse 150 miliardë”, shkroi von der Leyen. Kjo…

Read More

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), duke e cilësuar atë si të padrejtë, politik dhe në dëm të ekonomisë vendore. Në një komunikatë për media, PDK ka njoftuar se ZRRE ka refuzuar kundërshtimin e saj administrativ lidhur me vendimin që obligon mbi 1300 biznese të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike. Sipas PDK-së, ky hap rrezikon mijëra vende pune dhe cenon rëndë stabilitetin ekonomik të vendit. “ZRRE është vënë në shërbim të monopolëve, jo të qytetarëve,” thuhet në reagimin zyrtar, duke akuzuar institucionin për mungesë profesionalizmi dhe ndjeshmërie…

Read More

Prishtina ka filluar përforcimet para fillimit të ndeshjeve në garat evropiane. Skuadra nga kryeqyteti ka transferuar mesfushorin e talentuar, Dren Zeqiri nga Ramiz Sadiku. ”FC Prishtina forcon radhët me mesfushorin 21-vjeçar Dren Zeqiri, i cili vjen nga Ramiz Sadiku. Me energjinë dhe talentin e tij, Dreni do të jetë një shtesë e rëndësishme për skuadrën tonë në sezonin e ri.”, thuhet në njoftim. 21-vjeçari është shprehur i lumtur që do të vesh fanellën bardhekaltër. “Ndjenjë e veçantë ne qenë pjesë e Prishtinës. Është një hap i rëndësishëm për mua dhe do të jap maksimumin për objektivat që ka klubi këtë…

Read More

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka përkujtuar me krenari Ditën e Çlirimit të qytetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke vlerësuar lart sakrificën dhe kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë. Në mesazhin e tij, Shehu thekson se kjo ditë është simbol i sakrificës, guximit dhe përkushtimit të brezave që nuk u ndalën përballë padrejtësisë. Ai ka nderuar veprën e përjetshme të dëshmorëve, martirëve, si dhe të invalidëve dhe veteranëve të luftës, të cilët, sipas tij, bartin ende barrën e kujtesës dhe krenarisë kombëtare. “Me nderim e përulësi kujtojmë…

Read More

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin, duke e këshilluar që të pranojë një marrëveshje bërthamore “përpara se të mos mbetet asgjë”, ndërsa ka thënë se sulmet izraelite ndaj objektivave iraniane do të bëhen “edhe më brutale” në ditët në vijim. Në një postim në platformën Truth Social, të bërë në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, Trump ka deklaruar se udhëheqësit iranianë nuk kishin ide se çfarë po i priste. Tani janë të gjithë TË VDEKUR, dhe situata do të përkeqësohet! Ai shtoi më tej: “Tashmë ka pasur vdekje dhe shkatërrim të madh, por…

Read More

KF Shkëndija ka transferuar futbollistin Numan Ajeti. Shtatëlarti kaloi me sukses testet mjekësore, pas çka ka firmosur kontratë me klubin. Ajeti, 19 vjeç, është një mbrojtës i krahut të majtë me potencial të madh, i cili njëkohësisht mbulon edhe pozicionin e qendërmbrojtësit. Te Shkëndija vjen pas një sezoni shumë pozitiv me skuadrën e Shkupit, ku ishte pjesë e formacionit bazë dhe tregoi stabilitet e pjekuri përtej moshës së tij. Formë të mirë po dëshmon edhe në arenën ndërkombëtare, duke qenë pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë së Veriut. Me këtë angazhim, KF Shkëndija vazhdon të ndërtojë për të ardhmen duke…

Read More

Në gjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë, polici Fahri Shala deklaroi se zyrtarët policorë ishin sulmuar nga më shumë se 20 pozicione të ndryshme, me armë të lehta dhe të rënda, ndërsa sipas tij, në bazë të informacioneve të publikuara në media dhe mënyrës së organizimit të sulmit, udhëheqës i grupit ishte Milan Radoiçiqi. Dëshmitari dhe i dëmtuari, zyrtari policor Shala, tha se nga goditjet e armëve mes policëve dhe sulmuesve nuk kishte mundur të kuptonte nëse kishte puls rreshteri Afrim Bunjaku. “E kam vendosur dorën në qafë, anën e djathtë, me shiku a ka puls rreshteri,…

Read More

Rreth 40,000 turistë ndodhen aktualisht në Izrael, ndërsa vendi përballet me një situatë të tensionuar sigurie. Në këtë kontekst, Ministria izraelite e Turizmit ka hapur një zyrë virtuale për t’u ofruar ndihmë dhe informacione turistëve që ndodhen në territorin izraelit. Zyra virtuale funksionon 24 orë në ditë, 7 ditë në javë dhe ofron shërbim në hebraisht dhe anglisht përmes këtyre kanaleve: Email: [email protected] WhatsApp: +972-53-583-5808 Facebook: Israel Virtual Tourist Office Nën udhëheqjen e ministrit Haim Katz, Ministria është gjithashtu në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të industrisë së turizmit, përfshirë hotelet dhe objektet akomoduese, me qëllim identifikimin dhe mbështetjen e…

Read More