Autor: TV News

Kandidatja për kryetare Kuvendi që nuk po i merr votat, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të radhës për të konstituuar këtë institucion. Ajo foli për propozimin e LDK-së për formimin e një Qeverie të Unitetit. “Nuk e di çfarë po kërkojnë, a po kërkojnë që të gjitha partitë të jenë në qeveri bashkë? A duhet Kuvendi të ketë opozitë? Demokracia e kërkon këtë”, tha ajo. “Nuk e kuptoj insistimin e LDK-së që domodoshmërishtë ta ketë PDK-në në partneritet, pra në koalicion”, tha tutje ajo. “Insistimi i LDK-së pa PDK-në për mua është i paqartë”, u shpreh Haxhiu.

Read More

Izraeli ka kryer një “operacion mashtrimi” për disa ditë para sulmeve të pashembullta ndaj Iranit me qëllim që udhëheqësit në Teheran dhe publiku iranian të besonin se nuk do të kishte sulme, i ka thënë televizionit CNN një zyrtar izraelit. Ky zyrtar tha se në operacion u përfshi “mashtrimi” i mediave dhe komentatorëve politikë dhe “kështu u arrit befasia ndaj Iranit”. Sipas tij, plani kishte vetëm “pak partnerë sekretë” dhe se zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, kishte shpërndarë njoftime e deklarata me qëllim që të kishte ndikim në diskursin që po përdorej në Iran e Izrael. Pavarësisht kësaj fushate, paralajmërimet e…

Read More

Presidentja e vendit, Osmani Osmani është pritur në një takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë. Osmani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë. “Nder i veçantë të pritem sot në takim nga Lartmadhëria e Tij, Perandori i Japonisë. Miqësia e thellë dhe marrëdhëniet e veçanta ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë janë ndërtuar mbi vlera të përbashkëta, respekt dhe besim të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani. Tutje presidentja ka thënë se…

Read More

Gjashtë shkencëtarë iranianë të përfshirë në programin bërthamor të vendit janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra nga Izraeli, raportoi të premten agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim. Në mesin e të vrarëve janë emra të njohur të botës shkencore në Iran, përfshirë Fereydoun Abbasi, ish-kreu i Organizatës për Energji Atomike të Iranit, si dhe Mohammad Mehdi Tehranchi, fizikant dhe ish-rektor i Universitetit Islamik Azad. Më herët gjatë ditës, edhe udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, konfirmoi se një numër komandantësh ushtarakë dhe shkencëtarësh kishin humbur jetën si pasojë e sulmeve të koordinuara izraelite.

Read More

Gjatë ditëve të nxehta të verës, plazhi është vendi ideal për relaksim dhe argëtim. Por, disa zgjedhje ushqimore mund të rrezikojnë shëndetin tuaj dhe të prishin kënaqësinë e ditës. Më poshtë kemi listuar disa nga ushqimet që është mirë të shmangni kur jeni në plazh. Mish i papërpunuar ose i papjekur: Mishi i papërpunuar, si peshku ose mishi i kuq, mund të përmbajë baktere të dëmshme si Vibrio vulnificus, që shkakton infeksione të rrezikshme, sidomos kur temperaturat janë të larta. Ushqime me majonezë: Sallatat apo ushqimet me majonezë, janë të pasigurta për t’u konsumuar jashtë frigoriferit, pasi bakteret mund të…

Read More

Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht se mbrojtësi Nicolo Savona ka nënshkruar një zgjatje të kontratës, e cila do ta lidhë atë me klubin deri në verën e vitit 2030. 22-vjeçari nënshkroi një kontratë pesëvjeçare pas një sezoni të mirë në të cilin u bë titullar në ekipin e parë të Bianconerëve. Savona debutoi për ekipin e parë të Juventusit gjatë ndeshjes së parë të sezonit 2024–25 të Serie A, një fitore 3–0 në shtëpi kundër Comos në gusht. Që atëherë ai ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, përfshirë 28 në Serie A dhe shtatë në Ligën e…

Read More

Sipas medias portugeze Record, Arsenali ka bërë ofertën e parë për të nënshkruar sulmuesin e Sportingut, Viktor Gyokeres. Oferta u bë gjatë takimit midis drejtorit sportiv të Arsenalit, Andrea Berta, dhe drejtorit të Sportingut, Bernardo Palmeiro. Takimi u zhvillua në Menorca të Spanjës, të mërkurën. Oferta besohet se nuk ka arritur vlerësimin e Sportingut për lojtarin. Më parë, presidenti i klubit, Frederico Varandas, pretendoi se thashethemet për një çmim prej 70 milionë eurosh ishin të rreme. /GazetaBlic Sport  

Read More

Ermal Panduri, udhëheqës i emisionit Debat Plus në RTV Dukagjini, ka ftuar publikisht ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, që të përballet në Debat Plus lidhur me garancionin bankar të lëshuar nga KOSTT për një kompani private. Ftesa është bërë pasi që ajo disa herë është përpjekur të argumentojë përkundër fakteve të publikuara në Debat Plus. “Në reagimin e kushedi sa herë të ministres Artane Rizvanolli për emisionin Debat Plus, ajo vazhdon të përsëris të njëjtat fraza arsyetuese pa kuptim, derisa në anën tjetër mundohet ta bindë ndokë, këdo, se emisionin s’e ka shikuar më parë”. Ministre, dëgjo, se ka mundësi…

Read More

Analisti Ylli Hoxha në Debat Plus ka folur lidhur me planin prej 15 pikësh të liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ai ka thënë se 15 pikat e tij nuk janë ndonjë risi. “Është një përshkrim i synimeve që e justifikon idenë bazike të krijimit të një qeverie të unitetit”, ka thënë ai. Tutje, Hoxha ka thënë se një veprim i tillë i LDK-së është si rezultat i gjetjes së saj brenda dy poleve polarizuese: nga njëra anë VV-së, e nga ana tjetër PDK-së. “Këta dy lojtarë, duke i zënë dy skajet e poleve në betejat e ashpra të tyre, e…

Read More

Në vazhdën e zhvillimeve të fundit dhe komenteve të shumta në opinionin publik lidhur me rolin dhe funksionimin e tifogrupit “Dardanët”, kryesia e këtij grupi ka ndier të nevojshme të dalë me një sqarim të detajuar. Kjo komunikatë synon të sqarojë pozicionin zyrtar të Dardanëve në lidhje me akuzat, keqkuptimet dhe thashethemet që kanë qarkulluar ditëve të fundit, për të ruajtur unitetin dhe mirëkuptimin në komunitetin e tifozëve të Kosovës. Ju paraqesim më poshtë deklaratën e plotë të tifogrupit Dardanët. SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK Në ditët e fundit kemi qenë dëshmitarë të një breshërie të pavërtetash në drejtim të “Dardanëve”…

Read More