Autor: TV News
Sulmet me raketa dhe dronë ndaj regjimit izraelit filluan ndërsa udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ali Khamenei, iu drejtua kombit iranian, duke premtuar se forcat e armatosura iraniane do të krijonin “një situatë të mjerueshme për regjimin e Izraelit”. Por Khamenei tha se regjimi nuk do të mbetej i padëmtuar pas sulmeve të fundit ndaj Iranit, shkruajnë mediat e huaja. Ai shtoi se Izraeli “bëri një gabim serioz, pasojat e të cilit do ta bëjnë atë të pafuqishëm”. “Duhet të merren masa të forta dhe ato do të merren”, tha ai dhe shtoi: “Dënimet për ta nuk do të jenë të lehta.…
Pas sulmit ajror të Izraelit ndaj Iranit, disa kompani ajrore kanë ndryshuar itineraret dhe kanë anuluar një pjesë të fluturimeve në Izrael dhe zona të tjera në Lindjen e Mesme. Ndër linjat e prekura janë edhe ato mes Tiranës dhe Tel Avivit ku sipas të dhënave nga faqja zyrtare e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, janë anuluar dy fluturime nga Tel Avivi drejt Tiranës dhe një fluturim nga Tirana drejt Tel Avivit. Avioni i parë nga Tel Avivi duhej të mbërrinte në Tiranë në orën 15:40 dhe i dyti në 16:20, por të dy këto fluturime janë anuluar. Po ashtu, është…
Avionët luftarakë britanikë u ngritën në qiell për të penguar një avion vëzhgues rus që shkeli hapësirën ajrore polake mbi Baltik, tha ushtria e Polonisë më 13 qershor. “Edhe një pengim i një avioni rus mbi Detin Baltik, kësaj radhe nga dy avionë luftarakë britanikë”, shkroi Ministria polake e Mbrojtjes në X. Një avion rus i llojit IL-20 hyri dy kilometra brenda hapësirës ajrore të Polonisë mbi Detin Baltik, shtoi ministria. “Ky është edhe një rast tjetër i provokimit për të testuar sistemet e gatishmërisë të shteteve të NATO-s”, tha Ministria e Mbrojtjes e Polonisë. Dy avionët britanikë e penguan…
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe Mbretëria e Belgjikës më dymbëdhjetë qershor (12 qershor 2025), kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen mbi zbatimin e dënimeve. Sipas kësaj marrëveshjeje, personat e dënuar nga DHSK-ja mund ta kryejnë dënimin me burgim në Belgjikë, në varësi të kushteve që cakton DHSK-ja dhe miratimit të Belgjikës. Në komunikatë thuhet se kryetarja Ekaterina Trendafilova nënvizoi se zbatimi i dënimit është thelbësor për një sistem gjithëpërfshirës dhe efektiv të drejtësisë penale ndërkombëtare. Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për DHSK-në dhe theksoi: “Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Belgjikës riafirmon përkushtimin e fuqishëm…
Pas muajsh të tërë duke i kërkuar Izraelit të mos e sulmonte Iranin, ndërsa ai punonte për një marrëveshje bërthamore, Presidenti Donald Trump i tha Reuters në një intervistë telefonike të premten se ai dhe ekipi i tij e dinin që sulmet do të vinin – dhe ende shihnin hapësirë për një marrëveshje.”Ne dinim gjithçka dhe unë u përpoqa ta shpëtoja Iranin nga poshtërimi dhe vdekja. U përpoqa t’i shpëtoja me shumë mund sepse do të doja shumë të kisha parë një marrëveshje të arritur”, tha Trump. “Ata ende mund të arrijnë një marrëveshje, megjithatë, nuk është tepër vonë”, shtoi…
Milazim Koci, analist në FIVE në RTV Dukagjini, ka folur lidhur me dështimin për herën e 31-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se është e vështirë të kuptohet se çfarë është duke ndodhur në Kuvendin e Kosovës me dështimet e njëpasnjëshme. “Asnjëra palë nuk e ka shumicën”, ka deklaruar ai, duke shtuar se as Lëvizja Vetëvendosje, e as partitë ish-opozitare nuk e kanë shumicën. Koci ka thënë se përveç mungesës së komunikimit, një faktor tjetër që e ka shkaktuar krizën është edhe Kushtetuta e Kosovës. “Ky aspekt pak është duke u apostrofuar në Kosovë”, ka…
Sulmuesi anësor, Kreshnik Bahtiri nuk do jetë pjesë e Prishtinës së Re. Bahtiri i cili ishte pjesë e pandashme e formacionit titullar në sezonin 2023/24, nuk ka vazhduar kontratën me ekipin nga Hajvalia dhe do të jetë futbollist i lirë, mëson GazetaBlic Sport. Bahtiri ndihmoi Prishtinën e Re ta fitojë titullin në Ligën e Parë dhe t’ia sigurojë promovimin në Superligë për herë të parë në histori, megjithatë palët nuk janë dakorduar për të vazhduar bashkëpunimin edhe më tutje. Këtë sezon ai kishte 5 gola dhe 8 asistime, teksa arriti objektivin e tij për ta inkuadruar klubin në Superligë, sepse…
Ushtria izraelite ka njoftuar sonte (e premte) se sulmoi dhe shkatërroi dhjetëra objektiva ushtarake iraniane, përfshirë bazën ajrore të Tabrizit. Objektiva të tjerë përfshinin bazën ajrore Hamadan dhe sistemin e mbrojtjes ajrore të regjimit, mjete ajrore pa pilot dhe lëshues raketash tokë-tokë. Përgjigja iraniane dështoi të përmbushë objektivat Më pak se 100 raketa u lëshuan nga Irani gjatë çdo breshërie sulmi të së premtes në mbrëmje, deklaroi zëdhënësja e IDF-së, gjeneral brigade Effie Defrin. Shumica e raketave u interceptuan nga Forcat Ajrore ose nuk arritën të arrinin objektivat e tyre. Një numër i vogël ndërtesash u dëmtuan nga raketat, dhe disa u dëmtuan nga…
Avokati Shkëlzen Sopjani ka thënë se, pavarësisht se ku është faji, dihet që ai që ka më shumë numra e ka fajin më të madh, por sipas tij një pjesë të fajit e ka edhe opozita për moskonstituimin e Kuvendit, as për herën e 31-të. Sopjani tutje ka thënë se opozita po tregon se është e pafuqishme për të bërë një ndryshim, çfarëdo qoftë ai. “Është edhe e paguximshme për me tentu me nis me ba qat ndryshim, sepse mos të harrojmë, e kemi një parti e cila edhe ashtu e ka luksin e pushtetit, se në zyrë është kjo…
Super talenti Enes Hajrullahu duket se mund të ndërrojë ekip gjatë merkatos së verës. Senzacioni i 2 Korrikut në sezonin e kaluar, Enes Hajrullahu, i cili kishte paraqitje mjaft të mira UEFA Youth League, është afër kalimit tek skuadra e Malishevës, siç mëson GazetaBlic Sport. Hajrullahu pëlqehet shumë nga Malisheva dhe palët janë në diskutime për të arritur marrëveshje. Përndryshe, sulmuesi është edhe pjesë e Kosovës U17 dhe shihet si një lojtar me të ardhme të ndritur. /GazetaBlic Sport
