Autor: TV News
Nikola Vujoviqit i është hequr shtetësia e Republikës së Kosovës pasi duke shërbyer si pjesëtar i forcave policore të Serbisë ka rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës, ka thënë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.Sveçla ka thënë se Serbia ka punësuar shtetas të Kosovës brenda institucioneve të veta, gjë që cenon sigurinë kombëtare dhe ka për synim destabilizimin. |Në kuadër të përpjekjeve sistematike për destabilizim të brendshëm të Republikës së Kosovës, Serbia ka punësuar shtetas të Republikës së Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, akt ky në kundërshtim me ligjet tona dhe cënim i sigurisë…
Theo Hernandez shpresonte të transferohet me Atletico Madrid, por çmimi i kërkuar nga Milani prej rreth 25 milionë eurosh nuk është problemi i vetëm, pasi tifozët vendas janë kundër transferimit. Kontrata e mbrojtësit të majtë skadon në qershor të vitit 2026 dhe atij i është thënë të gjejë një klub tjetër këtë verë, pasi kërkesat për zgjatje të kontratës për të rritur pagën e tij u refuzuan kategorikisht. Kjo doli të ishte një problem pasi francezi refuzoi një transferim fitimprurës te Al Hilal në Ligën Profesionale Saudite. Ai ishte gati të luante për Atletico Madrid, por siç ka raportuar tashmë…
Një person është arrestuar pasi ka kanosur dëshmitarin dhe prokurorin gjatë një seancë gjyqësore në Ferizaj.I dyshuari u dërgua në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një seance gjyqësore ka kanosur dëshmitarin dhe prokurorin e shtetit. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Avionët luftarakë britanikë u ngritën në qiell për të penguar një avion vëzhgues rus që shkeli hapësirën ajrore polake mbi Baltik, tha ushtria e Polonisë më 13 qershor. “Edhe një pengim i një avioni rus mbi Detin Baltik, kësaj radhe nga dy avionë luftarakë britanikë”, shkroi Ministria polake e Mbrojtjes në X. Një avion rus i llojit IL-20 hyri dy kilometra brenda hapësirës ajrore të Polonisë mbi Detin Baltik, shtoi ministria. “Ky është edhe një rast tjetër i provokimit për të testuar sistemet e gatishmërisë të shteteve të NATO-s”, tha Ministria e Mbrojtjes e Polonisë. Dy avionët britanikë e penguan…
Të shtunën parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira te pakta. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1- 4m/s.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftojnë se po vazhdojnë sulmet ajrore ndaj objektivave në Iran. Në një deklaratë të shkurtër të postuar në Telegram, IDF shkroi se “Forcat Ajrore Izraelite vazhdojnë të godasin objektiva në Iran”. Komentet u postuan së bashku me një video që tregonte pamje nga sulmet ajrore. Kjo vjen më shumë se 24 orë pas sulmit fillestar të Izraelit në bazat ushtarake të Iranit, i cili vrau tre komandantë ushtarakë iranianë, sipas IDF, shkruan BBC. Që atëherë, Irani ka nisur sulme me raketa ndaj Izraelit deri të shtunën në mëngjes. Ndryshe, Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit…
Sot me fillim nga ora 10:00, në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Vrellë të Istogut do ta mbahet ceremonia shtetërore “Rivarrimi i Dëshmorëve të Kombit”. Gjashtë dëshmorë të Vrellës së Istogut u eks-humuan nga varret ku pushuan për mbi dy dekada. Mbetjet e tyre mortore u dërguan në morg, deri sot kur do të varrosen në kompleksin memorial.
zraeli ka pretenduar se sulmet ajrore të ndërmarra më 13 qershor kanë vrarë katër gjeneralë të lartë të ushtrisë iraniane, përfshirë tre prej tyre nga Garda Revolucionare Islamike, forca ushtarake më e fuqishme në vend. Sipas autoriteteve izraelite, këto sulme të paprecedent synuan objektet bërthamore të Iranit, fabrikat e raketave balistike dhe komandantë ushtarakë, me qëllimin për të penguar Teheranin të zhvillojë një armë bërthamore. Më poshtë janë të dhënat për katër gjeneralët që raportohet se janë vrarë: Hossein Salami Gjeneralmajor Hossein Salami ka qenë komandant i përgjithshëm i Gardës Revolucionare që nga viti 2019. Ai ndodhej nën sanksione ndërkombëtare që nga…
Elinara dhe Andrea janë dy fermerët që do të shkojnë në televotim, ku njëri prej tyre ditën e hënë largohet nga Ferma dhe humbet shansin për të fituar 100 mijë euro. Ndërsa Andueli dhe Ylli do të vijojnë rrugëtimin. Elinara dhe Andrea ishin dy humbësit e sfidës së AGAIT. Elinara u sfidua me Yllin ndërsa Andueli me Andrean. Dy sfida shumë interesante.
Irani ka nisur një valë sulmesh kundër Izraelit. Ushtria izraelite tha se ka identifikuar raketat e nisura. Sipas një deklarate nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, sistemet mbrojtëse po veprojnë për të kapur raketat. Ndërsa qytetarët janë udhëzuar të kërkojnë strehim, raporton CNN, përcjell Dukagjini.
