Autor: TV News
Katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, Kosova vazhdon të mbetet pa Kuvend të konstituuar, ndërkohë që Vetëvendosje, si forca e parë politike e dalë nga zgjedhjet, vazhdon të mbetet pa elementin themelor të çdo demokracie funksionale – shumicën parlamentare. Për anëtarin e kësaj partie, Glauk Konjuca, retorika e ashpër dhe polarizuese e tyre, ka bërë që VV-ja ta “paguaj një çmim.” Ish-kryetari i Kuvendit, në një intervistë të dhënë dje për ATV, pranoi se retorika e përdorur gjatë fushatës nga Kurti ka sjellë pasoja për ta. Me një ton të qetë, por me një deklaratë që përçoi pendese,…
Real Madridi është ende në negociata me Vinicius Jr. për një kontratë të re. Kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në vitin 2027, por klubi dëshiron ta zgjasë atë deri në vitin 2030 dhe t’i rrisë pagën. Raportet e mëparshme sugjeronin se marrëveshja ishte përfunduar dhe vetëm duhej një nënshkrim. Por Sport tani raporton se nuk është arritur asnjë marrëveshje përfundimtare. Real Madridi i ka ofruar një kontratë pesëvjeçare me vlerë 100 milionë euro neto, që do ta rriste pagën e tij në 20 milionë në sezon. Vinicius dëshiron të barazohet ose të tejkalojë pagën më të lartë…
Ngritja eventuale e çmimit të naftës, vlerësohet të jetë pasoja e parë që pritet të prekë rajonin, përfshirë Kosovën, nga përshkallëzimi i konfliktit ndërmjet Izraelit dhe Iranit. Kështu vlerësoi profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ish-diplomati Lutfi Bilalli, i cili përmendi ngjashmëritë eventuale të kësaj situate më krizën e naftës të vitit 1973. “Pjesa ku e lidhë Ngushtica e Hormuzit rrjedhin burimet që transportohen ose tregtia e naftës, mund të them botërore, diku 40% kalon nëpërmjet kësaj ngushtice dhe e tëra kjo ka impaktin ekonomik edhe në tregjet e vendeve të tjera, në këtë rast edhe të Kosovës. E dyta është…
Shpërfillja që dhjetëra mijëra biznese të vogla i bënë thirrjes dhe afateve nga KESCO dhe ZRRE, bëri që këto dy të fundit të mos i nxjerrin ato me automatizëm në tregun e hapur më 1 qershor, ndryshe nga siç kishin paralajmëruar. Në kuadër procesit të hapjes së tregut të energjisë elektrike, KESCO dhe ZRRE kishin njoftuar se bizneset e vogla duhet të paraqesin dëshmi, se nuk i përkasin kategorive me më shumë se 50 punëtorë ose më shumë 10 milionë euro qarkullim vjetor, si kusht për të vazhduar furnizimin me çmime të rregulluara. Përkundër disa zgjatjesh të afatit për paraqitjen…
Ish-trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, ka tre mundësi karriere, sipas gazetarit Alfredo Pedulla. Italiani 66-vjeçar ka marrë dy propozime nga Arabia Saudite dhe një ofertë të tretë të pazbuluar. Al-Nassr ka paraqitur një kontratë dyvjeçare me opsion për një sezon shtesë, duke ofruar një pagë prej afërsisht 18 milionë eurosh në vit. Diskutimet janë intensifikuar në orët e fundit, me Spallettin që aktualisht po vlerëson opsionet e tij, por ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare. Kontakti fillestar u bë të dielën e kaluar dhe një vendim pritet së shpejti. /GazetaBlic Sport
Kori “Siparantum” nga Kosova është renditur i 16-ti në botë në kategorinë e Koreve të Dhomës dhe Ansambleve Vokale, sipas përditësimit më të fundit të renditjes botërore nga INTERKULTUR – një ndër organizatat më prestigjioze ndërkombëtare të muzikës korale. Ky vlerësim është një dëshmi e fuqishme se Kosova dhe arti i saj vokal janë jo vetëm të pranishëm, por edhe të respektuar në skenën ndërkombëtare. Përfshirja në mesin e 20 koreve më të mira të botës përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm, të cilin kori e ka arritur falë punës së palodhshme dhe përkushtimit të këngëtarëve të tij, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre…
Shamkhani kishte shërbyer më parë si zyrtari më i lartë i sigurisë kombëtare të Iranit për një dekadë dhe kishte përfaqësuar Iranin në bisedimet e afrimit me Arabinë Saudite, të lehtësuara nga Kina. Ndryshe, ai është i fundit në një linjë këshilltarësh, komandantësh dhe personeli tjetër të lartë ushtarakë të vrarë në sulmet ajrore izraelite ndaj objektivave iraniane që nga mëngjesi i hershëm i së premtes, shkruajnë mediat e huaja. Shamkhani shërbeu si një nga zyrtarët më të lartë ushtarakë të Iranit për dekada të tëra, duke shërbyer si ministër i mbrojtjes midis viteve 1997 dhe 2005 dhe si sekretar i…
Skuadra e Prishtinës së Re po vazhdon me përforcimet e merkatos së verës. Mbrojtësi i djathtë, Donat Hasanaj është afër për t’u bërë transferimi i tyre i radhës në këtë merkato, mëson GazetaBlic Sport. Hasnaj u largua nga Suhareka ku luajti sezonin e kaluar dhe në edicionin e ri pritet të mbrojë ngjyrat e Prishtinës së Re, që do të luajë në Superligë për herë të parë. Sipas informacioneve, Hasanaj mund të nënshkruajë për një vit me Prishtinën e Re, nëse bien dakord me klubin. /GazetaBlic Sport
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se gjatë vizitës së saj në Japoni, në Tokio ka takuar Kryetarin e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Tanaka Akihiko. Presidentja Osmani bëri të ditur se me Akihiko diskutuan për projektet aktuale dhe ato të ardhshme të zhvillimit të mbështetura nga JICA në Kosovë, me fokus në zhvillim të qëndrueshëm, infrastrukturë dhe ndërtim të kapaciteteve. Ndër të tjerash, në njoftimin e presidentes Vjosa Osmani nënvizohet se, Kosova e vlerëson thellësisht partneritetin me JICA-n gjatë viteve dhe përkushtimin e palëkundur për të mbështetur rritjen ekonomike dhe progresin e vendit tonë.
Qeveria e Republikës së Kosovës ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Izraelit dhe Iranit, duke shprehur shqetësim për përshkallëzimin e krizës në Lindjen e Mesme dhe duke u bërë thirrje palëve që të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përplasje më të mëdha. Qeveria e Kosovës thekson se “Irani ka përshpejtuar pasurimin e uraniumit në atë masë sa që edhe Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike (IAEA) ka deklaruar se Teherani nuk po i përmbush detyrimet për mospërhapjen bërthamore.” Kosova kërkon nga Irani që të ndalojë veprimet hibride që rrezikojnë stabilitetin rajonal dhe global dhe t’i rikthehet respektimit të…
