Autor: TV News
Vetëm katër muaj pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 15 qershor të vitit 2008, ka hyrë në fuqi kushtetuta e saj e cila e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran , demokratik, unik dhe të pandashëm. Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitete tjera, thuhet në tekstin e Kushtetutës me hyrjen në fuqi të së cilës fillon zbatimi i planit të ish krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari. Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës shënon fillimin e një periudhe të re të zhvillimeve politike. Kushtetuta hyn në fuqi…
Pas përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, është rishfaqur frika se Teherani mund të hakmerrej duke bllokuar një nga rrugët më jetike të naftës në botë – ngushticën e Hormuzit. Kjo ngushticë, që ka gjerësi nga 55 deri në 95 kilometra, lidh Gjirin Persik me Detin Arabik. Çdo ditë kalojnë përmes saj rreth 20 milionë fuçi naftë dhe derivate, që përbëjnë gati një të pestën e furnizimit global me naftë. Çdo përpjekje për ta bllokuar këtë rrugë do të kishte pasoja të rënda për ekonominë globale, shkruan CNBC. Megjithatë, analistët besojnë se një veprim i tillë është i pamundur…
Ushtria e Izraelit ka thënë se e ka vrarë kreun e inteligjencës për forcat e armatosura iraniane, Gholam-Regha Merhabi. Sipas Izraelit, nga nisja e sulmeve mbi Iran janë vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë. Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë thënë se Merhabi ka qenë i përfshirë në punën e inteligjencës dhe menaxhim të sulmeve ndaj Izraelit vitin e shkuar. Më herët gjatë ditës, mediat iraniane kanë raportuar se gjenerali Mehdi Rabbani, zëvendësshef i operacioneve, ishte vrarë po ashtu gjatë sulmeve..
Shtetësia e Kosovës nuk do t’i takojë më serbit Nikola Vujoviq. Vendimin për t’ia hequr atij shtetësinë e mori ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, pasi sipas tij, Vujoviq punon në Policinë e Serbisë, Sveçla veprimi i Vujoviqit është në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe cenim i sigurisë kombëtare. “Nuk mund dhe nuk do ta tolerojmë në asnjë formë cënimin e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës nga kushdo qoftë. Kosova është vendi i gjithë shtetasve tanë dhe nuk do të tolerohet që asnjëri të bëhet instrument i minimit të shtetësisë së saj”, ka deklaruar Sveçla. …
Zjarri përfshiu fushën e gazit South Pars të Iranit, depozita më e madhe e gazit natyror në botë, raportuan mediat shtetërore iraniane. Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një zjarr të madh dhe re tymi që ngrihen nga një fushë gazi në provincën jugore Bushehr të Iranit. Sipas raportimeve të mediave shtetërore iraniane, vendi u godit nga një sulm me dron izraelit, përcjell Telegrafi. Ndryshe, edhe Ministria e Naftës e Iranit njoftoi se dy fusha të mëdha gazi në provincën jugore të Bushehrit u sulmuan nga sulmet izraelite. U godit edhe objekti i Kompanisë së Rafinimit të Gazit Fajr…
Përballja e tillë e nënkryetarit të “Demokracia Serbe” me zyrtarë të Policisë së Kosovës pos IPK-së tash do të hetohet edhe nga një task-forcë e krijuar me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. Dhe jo vetëm ky rast por kjo task-forcë realisht fillin e kishte për pretendime të mediave lokale në veri që zyrtarët policor po ngacmojnë seksualisht gratë e komunitetit serb. Pretendimet me sa duket po bijnë poshtë sepse ndonëse është funksionalizuar që gati një muaj, asnjë raportim i llojit të tillë nuk ka shkuar në drejtim të task-forcës. “Asnjë rast nuk e kemi…
Sezoni i Binjakëve është i lirë, kurioz, argëtues dhe shoqëror, është gjithashtu me fat nëse jeni një nga shenjat që universi favorizon gjatë këtij muaji të zodiakut. Dielli është në Binjakë nga 20 maji deri më 19 qershor, dhe kur jemi nën ndikimin e kësaj energjie të ndryshueshme, jemi më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve sesa jemi mësuar. Binjakët janë një shenjë ajri intelektuale që do të frymëzojë aktivitetin shoqëror, ide të reja dhe ekstroversionin e energjisë sonë në botë. Nëse i përkisni njërës prej shenjave të mëposhtme , atëherë do të kaloni shumë mirë me ta: Dashi: Fati është në…
BBC ka konfirmuar se depoja e naftës në Shahran të Teheranit është goditur nga një sulm izraelit. Ministria iraniane e Naftës ka konfirmuar se sulmet izraelite kanë shënjestruar këtë depo, si dhe një rezervuar karburanti në pjesën jugore të Teheranit. Sipas autoriteteve iraniane, nivelet e karburantit në të dyja këto pika nuk janë të larta dhe situata është nën kontroll. Departamenti i Zjarrfikësve i Teheranit kishte paralajmëruar më herët se depoja e Shahranit përbënte rrezik të lartë për shkak të afërsisë së saj me zonat e banuara.
Bashkëshortja e ish-zyrtarit policor të NJSO-së, Arbnor Spahiu, Arieta Spahiu ka thënë se bashkëshorti i saj aktualisht është në gjendje jo të mirë emocionale me procesin të cilin është duke u ballafaquar tash e tetë ditë ku është ndaluar nga autoritete e Serbisë. Spahiu thotë se me kryeministrin Kurti kanë diskutuar që rasti i bashkëshortit të saj të mos politizohet. Ish-zyrtari policor i NJSO-së, Arbnor Spahiu i cili u ndalua nga autoritetet serbe, po akuzohet për përfshirje në rastin Banjska. Bashkëshortja e Arbnor Spahiut, Arieta, thotë se kanë pasë një takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, të cilit thotë…
Ushtria izraelite sapo ka lëshuar një njoftim të ri. IDF (Forcat Mbrojtëse të Izraelit) kanë konfirmuar se Irani ka gjuajtur me raketa drejt territorit të Izraelit, shkruan skynews. “Sistemet e mbrojtjes ajrore po punojnë për të kapur kërcënimin. Pas marrjes së alarmit, duhet të hyni menjëherë në zonat e mbrojtura dhe të qëndroni atje deri në njoftim të mëtejshëm”, i udhëzoi IDF qytetarët. “Dalja nga zona e mbrojtur lejohet vetëm pas udhëzimeve të qarta; vazhdoni të ndiqni të gjitha udhëzimet nga Komanda e Mbrojtjes Civile”, thuhet në njoftim. “Lëvizja në zonat publike duhet të minimizohet dhe tubimet publike duhet të shmangen.”…
