Autor: TV News
Ministria e Jashtme e Kinës u ka bërë thirrje Izraelit dhe Iranit që të ndërmarrin menjëherë hapa për uljen e tensioneve, teksa përplasjet mes dy vendeve po vazhdojnë. “U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të marrin masa të menjëhershme për të qetësuar situatën, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për të krijuar kushte për rikthimin në rrugën e dialogut dhe negociatave,” tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun. Ai theksoi se Kina është e shqetësuar për situatën e krijuar dhe u bën apel vendeve të përfshira që të veprojnë me përmbajtje. Këto komente vijnë…
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit për krime lufte, Gavrilo Milosavleviq. Në këtë rast, Gavrilo Milosavleviq në cilësinë e gardianit në burgun e Dubravës akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile. Aktgjykimi u shpall të hënën nga gjykatësi Vesel Ismaili, i cili tha se nuk është provuar se i akuzuari ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej. Po ashtu, të akuzuarit Milosavleviq iu ndërpre masa e paraburgimit Shpenzimet e procedurës bien mbi barrën e gjykatës. Ndërsa, të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest civil. Sipas aktakuzës së ngritur më 29 nëntor…
Nedim Bajrami së fundmi është në qëndër të merkatos dhe shumë zëra e lidhin me një largim nga Rangers. Aventura jo shumë pozitive në këtë sezon me skocezët , ka bërë që për të të flitet shumë. Por në lidhje me këto zëra ka folur vetë mesfushori shqiptar. Lideri i Kombëtares ka theksuar se aktualisht është i fokusuar te Rangers, por gjithsesi nënvizon se në futboll asnjëherë nuk duhet të thuash kurr mos thuaj kurrë. “Në futboll, kurrë mos thuaj kurrë. Momentalisht jam i fokusuar vetëm te Rangers”, një mesazh ky për skocezët se është i gatshëm të qëndrojë edhe…
Një gjykatë gjermane ka dënuar një mjek sirian me burgim të përjetshëm pasi e gjeti fajtor për krime kundër njerëzimit. Alaa Mousa, 40 vjeç, u dënua për torturimin e të ndaluarve në spitalet ushtarake gjatë sundimit të Bashar al-Assadit. Krimet e kryera nga Mousa gjatë luftës civile siriane ishin “pjesë e reagimit brutal të diktaturës së Assadit dhe regjimit të padrejtë”, tha gjykatësi i rastit në Gjykatën e Lartë rajonale në Frankfurt, Christoph Koller. Mousa është akuzuar për torturimin e pacientëve në spitalet ushtarake në Damask dhe Homs. Ai është akuzuar për 18 raste të torturës ndërmjet viteve 2011 dhe…
Ish-futbollisti italian Leonardo Bonucci u fishkëllye në ‘Old Trafford’ pas një starti të ashpër, në një ndeshje bamirësie. Bonucci e goditi ish-futbollisten angleze Stephanie Houghton, e cila luajti për herë të parë në jetën e saj në një ndeshje bamirësie për Soccer Aid. Bonucci dukej sikur harroi se ishte një ndeshje miqësore dhe bëri një ndërhyrje të pamatur. Pas ndeshjes, ata bënë një foto së bashku dhe italiani shkroi “Ajo është ende gjallë” në Instagramin e tij. Bonucci 😂pic.twitter.com/aHGI1ClqIs — Italy Focus 🇮🇹 (@theitalyfocus) June 15, 2025
Një zyrtar policor në Prizren është arrestuar nën dyshimin se ka keqtrajtuar një qytetar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Sipas Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), polici dyshohet se ka përdorur forcë ndaj qytetarit dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ngjarja ka ndodhur të dielën, kur qytetari ishte ndaluar fillimisht për një kundërvajtje në trafik. Pas incidentit, rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit kanë nisur menjëherë veprimet hetimore, përfshirë shikimin e kamerave të sigurisë, identifikimin e dëshmitarëve dhe intervistimin e policit të dyshuar. Pas konsultimeve me Prokurorinë Themelore në Prizren, IPK ka arrestuar policin, ndërsa ndaj tij është…
Izraeli dhe Irani po vazhdojnë sulmet ndaj njëri-tjetrit, ndërsa udhëheqësit e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë mbledhur në Kanada për një samit ku pritet të diskutohet për luftimet dhe mënyrat se si të ndalohet përshkallëzimi i mëtejmë i konfliktit. Edhe lufta në Ukrainë do të jetë në agjendën e takimit treditor të udhëheqësve të Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, i cili po mbahet në Kananaskis të Kanadasë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të marrë pjesë dhe, gjatë qëndrimit të tij atje, të takohet edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.…
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës. Në sallë prezent janë 53 avokatë të caktuar sipas detyrës zyrtare për 53 të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi” Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 23 dhjetor 2024 ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës. Të gjithë të pandehurit, deri tani gjenden në arrati. Të akuzuar në këtë rast janë: Momir Stojanoviq, Sreten Çamoviq, Nikola Miqunoviq, Milovan Kovaçeviq, Sergej Peroviq, Veroljub Zhivkoviq, Milan Kotur, Radomir Çoliq, Dragutin Josifoviq, Franko Simatoviq, Momçilo Stanojeviq, Vlatko Vukoviq,…
Granit Xhaka është i interesuar për një transferim në Itali. Igli Tare e ka vendosur atë në qendër të projektit të tij për një Milan të ri: Xhaka dhe Luka Modric, së bashku në mesfushë dhe në qendër të dhomës së zhveshjes, trasnmeton GazetaBlic Sport. Ideja është që Milani ka nevojë për dy liderë, dy lojtarë të aftë për të dhënë shembull në stërvitje dhe për të udhëhequr ekipin në fushë në momente të vështira. Milani do të duhet të kuptojë se sa të investojë në një lojtar i cili, ndryshe nga Modric, është ende i lidhur me një kontratë…
Presidenti Donald Trump ka vendosur veto ndaj një plani të Izraelit për të vrarë Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, në ditët e fundit, kanë thënë për agjencinë Reuters dy zyrtarë amerikanë të dielën. “E kanë vrarë iranianët ndonjë amerikan deri tani? Jo. Derisa ta bëjnë këtë, nuk po flasim as për ta goditur udhëheqjen politike”, ka thënë njëri nga burimet, një zyrtar i lartë i administratës amerikane. Zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti, thanë se zyrtarët më të lartë amerikanë kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë që nga momenti kur Izraeli nisi një sulm…
