Autor: TV News
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për banorët e një pjese të konsiderueshme të Teheranit perëndimor, duke u kërkuar të largohen menjëherë nga zona për shkak të operacioneve ushtarake që do të ndërmerren në orët në vijim. Zëdhënësi i IDF-së, Avichay Adraee, bëri njoftimin përmes një postimi në rrjetin social X, duke deklaruar se ushtria izraelite do të veprojë në këtë zonë, siç ka vepruar në ditët e fundit në pjesë të ndryshme të kryeqytetit iranian, me qëllim goditjen e infrastrukturës ushtarake të regjimit iranian. “Prania juaj në këtë zonë rrezikon jetën tuaj,” theksoi ai. Së…
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në ndërtesën e Qeverisë një delegacion nga shteti amerikan i Iowa-s, të përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme si akademikë, ndërmarrës dhe ushtarakë, të udhëhequr nga Gjeneralmajori (në pension) Timothy Orr dhe Kryetarja e qytetit Johnston, Paula Dierenfeld. Duke u uruar mirëseardhje në Kosovë dhe në ndërtesën e Qeverisë, kryeministri Kurti u shpreh i lumtur për bashkëpunimin e gjerë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s. Ai shprehu mirënjohje dhe vlerësim për gjithë ndihmën dhe mbështetjen që ky shtet i ka dhënë vendit tonë që nga ditët…
Pasi e përfundoi një sezon shumë të mirë në aspektin personal, por jo sa i takon ekipit të tij, me Empolin që zbriti në Serie B, a ardhmja e mbrojtësit të kombëtares kuqezi Ardian Ismajli vijon të jetë ende në pikëpyetje. Sipas mediave italiane me shumë gjasa pritet që destinacioni i tij i radhës të mos jetë Italia. Zërat e raportuar edhe më parë janë shtuar sot, pasi mbrojtësin e Kombëtares po e dërgojnë te Besiktasi. Përfundimi i kontratës me Empolin si dhe performanca e sezonit të fundit, bëjnë që të jetë ndër më të kërkuarit nga futbollistët kuqezi. Napoli…
Reperi Asdren Gjikolli, i njohur më shumë si Gjiko, është liruar nga akuza për dhunim dhe armëmbajtje pa leje, njoftoi avokati i tij, Kujtim Kërveshi. Avokati tha se vendimi u mor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur. “Asdren Gjikolli, Gjiko, gjatë procesit të mbyllur gjyqësor është përballë me një situatë të pa qenë, me të cilën është përballur me kokën lartë dhe me pastërtinë e tij të plotë para çdo situate”, shkroi ai. Kërveshi tha se “gjykata ka qenë maksimalisht e kujdeshme në vlerësimin e çështjes, dhe ka sjellë një aktgjykim meritor që jemi të bindur se…
Gati tridhjetë vjet pas pushimit të armëve në Ballkanin Perëndimor, dronë të rinj të armatosur janë duke patrulluar në heshtje mbi rajon, por askush nuk e di saktësisht numrin e tyre. Marrëveshja për kontrollin nënrajonal të armatimit u nënshkrua në vitin 1996 – një vit pas përfundimit të luftës në Bosnje e Hercegovinë – nën kujdesin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Me të u vendosën kufizime për numrin e tankeve, automjeteve të blinduara, artilerisë së rëndë, avionëve luftarakë dhe helikopterëve sulmues në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe Mal të Zi. Por, sot, në këtë listë…
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar një person të dyshuar për vjedhje. Në njoftimin e publikuar, thuhet se Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, është duke hetuar rastin dhe ka publikuar fotografinë e të dyshuarit. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”, thuhet në njoftim. Të gjithë ata që mund të ndihmojnë, mund të kontaktojnë Policinë në numrin e…
Dashi Dite e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Do ju duhet te toleroni me tepër dhe te bëni sakrifica për të ruajtur harmoninë. Beqarët do kenë takime mbresëlënëse dhe do fillojnë një etapë te re në jetën e tyre. Perspektivat financiare janë te mira. Nuk do jete e nevojshme te kurseni aq sa me parë për të ruajtur ekuilibrin. Demi Venusi do jete planeti qe do iu mbështesë gjithë kohës sot ne jetën tuaj ne çift. Pasioni do rizgjohet dhe do përjetoni emocionet si ne fillimet e lidhjes. Beqaret do kenë mundësi te zgjedhin…
Trajneri i ri i Real Madridit, Xabi Alonso, ka dhënë një mesazh të qartë për lojtarët e tij menjëherë pas mbërritjes në SHBA, ku skuadra madrilene do të debutojë këtë të mërkurë në Botërorin e Klubeve. Sipas mediave spanjolle, Alonso ka mbajtur një fjalim të prerë dhe motivues përpara skuadrës, duke vendosur dy kushte bazë për këdo që aspiron një vend në formacionin titullar. “Ata që nuk vrapojnë dhe nuk sakrifikojnë në fushë, nuk do të luajnë”, ka thënë Alonso. Real Madridi aventurën në këtë turne të madh do ta nis kundër skuadrës saudite Al Hilal, sfidë kjo që do…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar votuesit se shumë shpejt nis periudha për ndërrimin e qendrës së votimit. Nëse dëshironi të votoni në një qendër tjetër brenda komunës tuaj, mund ta bëni këtë gjatë periudhës së ndërrimit të qendrës së votimit, që zgjat dy muaj. Kjo periudhë fillon më 28 qershor dhe përfundon më 29 gusht të këtij viti. Pra, nga data 28 qershor deri më 29 gusht, votuesit mund të aplikojnë për të ndryshuar qendrën ku do të votojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.
Xhudistja Laura Fazliu ka arritur në çerekfinale të Kampionatit Botëror të xhudos. Në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura Fazliu e mposhti italianen Carlotta Avanzato. Lufta ishte e fortë, por ajo e kishte iniciativën. Në minutën e fundit realizoi hedhje të bukur për fitore me Ippon. Laura është prej favoriteve dhe me secilën luftë që e zhvillon po e gjen ritmin më shumë.
