Autor: TV News
Skuadra e Comos ka njoftuar për transferimin e lojtarit kroat Martin Baturina. Mesfushori ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2030, transmeton GazetaBlic Sport. I konsideruar si një nga talentët më të mëdhenj në pozicionin e tij në futbollin evropian, Baturina shihet si një lëvizje shumë e nevojshme dhe e qëlluar nga skuadra italiane. Një produkt i akademisë së famshme të Dinamo Zagreb, ai bëri 165 paraqitje për ekipin e parë të klubit, duke kontribuar me 22 gola dhe duke ngritur katër tituj kampioni, dy Kupa Kroate dhe dy Superkupa. /GazetaBlic Sport/
Në mandatin e tij të parë, bujë bëri marrëveshja e Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë. E Trump, duket se do të merret edhe në mandatin e dytë me këto dy shtete të Ballkanit Perëndimor. Ai ka shkruar dje në lidhje me çështjen ende të pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, teksa paralajmëroi që do të punojë për ta rregulluar këtë raport, pas gabimeve të administratës Biden, sipas tij. Sipas analistit politik, Belgzim Kamberi, nuk dihet se nga doli tani kjo temë, meqë sipas tij Ballkani ishte lënë pas dore pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe konfliktit Ukrainë-Rusi. Belgzim Kamberi, Analist…
Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, foli për kanalin televiziv të klubit përpara fillimit të pjesëmarrjes së ekipit në Kupën e Botës për Klube. Real Madridi fillon me një ndeshje kundër Al Hilal të mërkurën, më 18 qershor, në orën 22:00, transmeton GazetaBlic Sport. “Ne duam ta fitojmë këtë Kupë të Botës të parë sepse njerëzit nuk e harrojnë kurrë edicionin e tyre të parë dhe është i vetmi titull që Real Madridi nuk e ka. Ne do ta synojmë këtë,” filloi Vinicius. “Është shumë vapë, ndeshja e parë është në orën tre të pasdites dhe duhet të jemi të…
Flotistët e tre minierave në Kosovë muajin e kaluar, nuk i ka bashkuar vetëm nëntoka. Ata të Stantërgut, Kishnicës e Artanës i ka bashkuar pritja për një të drejtë bazike, pagën. Në gjendje më të rënduar mbesin ata të Kishnicës të cilët tanimë kanë hyrë në muajin e tretë pa paga e me plot premtime mbi afate për ekzekutimin e tyre, të shkelura njëra pas tjetrës. Valdete Shabani, punëtore në Kishnicë tha se “Është e vështirë për neve sepse kemi njerëz që udhëtojnë edhe nga qytete të tjera si unë nga Mitrovica. Ç’ka vret është diskriminimi që po na bphet…
Adrian Shtuni – Ekspert i sigurisë ndërkombëtare, ShBA ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump nuk po dëshiron luftë por një tavolinë diskutime mes Izraelit dhe Iranit. Ai shtoi se krejt kjo tavolinë e diskutimeve varet nga shteti i Iranit nëse do të kthehet në bisedime me Izraelin. Shtuni në një lidhje direkte televizive në “Five” të Dukagjinit ka vlerësuar se përplasjet mes Iranit dhe Izraelit kanë hyrë në një fazë të rrezikshme, që mund të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë rajonal, me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin ndërkombëtar. “Situata është mjaft e komplikuar. Sot është dita e…
Marc-Andre ter Stegen do të largohet nga Barcelona në këtë merkato. Spanjolli nuk duket më në planet e katalanasve për sezonin e ri. Interesimet për të janë të shumta dhe më konkretja është nga Galatasaray. Por ofertën e turqve duket se e ka refuzuar. Sipas “Sport” klubi turk i kishte ofruar 5 milionë euro, por kjo nuk e ka bindur dot gardianin e portës. “Oferta nuk e bindi. Aspekti financiar nuk ishte në nivelin e duhur dhe projekti sportiv nuk përputhej me synimet e tij”, raporton media spanjolle. Pavarësisht takimit mes palëve dhe diskutimeve të zhvilluara, nuk u arrit ndonjë…
Sot ka nisur në Gjykatën Themelore të Prishtinës seanca fillestare për aktakuzën e ngritur ndaj 53 personave të dyshuar për përfshirje në masakrën e Mejës – një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë. Procesi po zhvillohet në mungesë të të akuzuarve. Në emisionin Five, Lush Krasniqi, i mbijetuar i kësaj masakre, i cili përshëndeti nisjen e procesit gjyqësor, duke e quajtur një moment të rëndësishëm për familjarët e viktimave dhe gjithë shoqërinë. “Masakra e Mejës është një ndër masakrat më të mëdha që kanë ndodhur në luftën e fundit. Dhe ne si familjarë e kemi mirëpritur këtë…
Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë kryer një sulm ndaj Rrjetit të Lajmeve të Republikës Islamike të Iranit (IRINN), i cili drejtohet nga media shtetërore IRIB. Një video u shfaq në X që tregonte një program nga ai stacion televiziv shtetëror iranian. Programi u ndërpre në kohën e sulmit, shkruan BBC. Ndryshe, sulmi vjen pas kërcënimeve të bëra sot më herët nga ministri izraelit i mbrojtjes, i cili tha se transmetuesi shtetëror iranian ishte “gati të zhdukej”. Spikerja largohet menjëherë ndërsa studioja e lajmeve mbulohet nga tymi. Megjithatë, transmetimi është rikthyer përsëri disa minuta pas sulmit. #BREAKING Iran’s state-run Hamshahri newspaper says…
Hysen Gecaj – Ish-ushtarak në një intervistë në emisionin “Five” ka folur për situatën e komplikuar mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar pasojat që ka kjo marrëdhënie për qytetarët kosovarë. Gecaj tha se raporti i Kosovës me Serbinë ka krijuar një “atmosferë të tensionuar” dhe se qeveria serbe vazhdimisht përdor pretekste për të sulmuar qytetarët e Kosovës, veçanërisht kohët e fundit, pasi janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të Shërbimit Informativ të Kosovës (BIA).Gecaj gjithashtu ngriti shqetësime lidhur me vonesën dhe mungesën e reagimit të institucioneve të Kosovës për të mbrojtur qytetarin dhe ish-policin e arrestuar, Arbnor Spahiu i cili sipas autoriteteve…
Laura Fazliu është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Botëror. Rafaela Silva, xhudistja braziliane triumfoi ndaj xhudistes tonë kosovare. Silva u kualifikua në gjysmëfinale, ndërsa Fazliu do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit.
