Autor: TV News
Andrea është finalisti i pestë i Ferma VIP 2. Ai ka fituar garën me Yllin në një sfidë të fortë fizike. Një garë me shumë ethe dhe emocion, por në fund ishte Andrea ai i cili arriti të dalë triumfator. Tashmë në 20 qershor në Finalen e madhe Big Mama, Big Basta, Andrea, Andueli dhe Erandi do të mësojnë se kush prej tyre do të jetë fituesi i edicionit të dytë të Ferma VIP 2 dhe ai që do të marrë 100 mijë euro.
Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me seancën solemne të Kuvendit komunal kushtuar kësaj dite për të vazhduar me ekspozitën që i është kushtuar xhudistëve të qytetit të Pejës dhe pasdite, në sheshin qendror është mbajtur një manifestim artistik e muzikor. Në fund, si shenjë falënderimi për kontributin e tyre, Komuna e Pejës ka nderuar disa personalitete, përfshirë kryetarin e parë të kësaj komune, Zija Mullhaxha, afaristët Shkëlqim e Blerim Devolli e qytetar nderi është shpallur edhe pronari i korporatës “Dukagjini”, Ekrem…
Liderët e shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7) janë takuar të hënën në Kananaskis të Kanadasë, me synim të gjetjes së një gjuhe të përbashkët për luftërat në Ukrainë dhe Lindje të Mesme. Pjesëmarrës në takim janë liderë prej Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë, si dhe ata të Bashkimit Evropian. Në hyrje të samitit, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se largimi i Rusisë prej atij që dikur ishte G8, një dekadë më parë, pas aneksimit të Gadishullit ukrainas të Krimesë, ka qenë gabim. “Ka qenë gabim i madh”, ka thënë Trump, duke…
Irani ka kërkuar veprim të menjëhershëm nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pas asaj që e cilëson si “sulme të qëllimshme të regjimit izraelit” ndaj objekteve të tij bërthamore, duke paralajmëruar se agresioni i vazhdueshëm rrezikon sigurinë globale. Në një letër të publikuar nga agjencia shtetërore iraniane IRNA dhe drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres dhe Këshillit të Sigurimit, ambasadori i Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, akuzoi Izraelin për shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe përmendi “Rezolutën 487 (1981) të KS-OKB-së”, e cila e dënonte sulmin e Izraelit ndaj reaktorit Osirak në Irak në vitin 1981. “Zyrtarët izraelitë që…
Franca i ka mbyllur tezgat e katër kompanive kryesore izraelite në panairin “Paris Airshoë” për shkak të shfaqjes së armëve sulmuese. Ky veprim, që u dënua nga Izraeli, i vë në pah tensionet në rritje mes aleatëve tradicionalë. Një burim i afërt me çështjen i tha agjencisë së lajmeve “Reuters” të hënën se udhëzimi erdhi nga autoritetet franceze, pasi kompanitë izraelite nuk e përmbushën kërkesën nga një agjenci franceze e sigurisë për të larguar nga tezgat disa armë sulmuese ose kinetike. Një zëdhënës i organizatorit të panairit tha se disa tezga janë mbyllur, por refuzoi që të komentonte më tej. Tri tezga më të vogla…
Nëpërmjet shkëmbimit të letrave me Bashkimin Evropian, sot është vazhduar mandati teknik i misionit të EULEX-it në Kosovë. Në letrën e saj drejtuar Përfaqësueses së Lartë të BE-së, znj. Kaja Kallas, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar se ky mandat teknik – pra, pa fuqi ekzekutive – do të mbetet i fokusuar në monitorim, mentorim dhe këshilldhënie. Presidentja Osmani ka kërkuar gjithashtu që misioni i EULEX-it t’i dorëzojë autoriteteve të Kosovës të gjitha dokumentet që posedon nga periudha kur kishte mandat ekzekutiv. Ajo po ashtu ka theksuar se të gjitha aktivitetet e këtij misioni duhet të jenë…
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka folur për situatën e tensionuar që po përjeton Tel Avivi, pas shkëmbimit të sulmeve raketore mes Izraelit dhe Iranit. Në një lidhje direkte për emisionin “Top Story”, Kumbe tregoi se puna e ambasadës shqiptare po vijon në kushte të jashtëzakonshme, kryesisht nga banesat, duke ndjekur me përpikmëri udhëzimet e ushtrisë izraelite. “Janë ditë dhe netë shumë të gjata, zgjuar, me shumë emocione. Por, në krye të detyrës. Për qytetarët këtu mendoj se do të jetë një eksperiencë që do t’u mbetet në mendje tërë jetës. Shumë tronditës, por i ra ta jetonin,…
Gennaro Gattuso ka pranuar të marrë drejtimin e Italisë pa bërë asnjë kërkesë për paga të larta. La republika shkruan se i mbështetur nga Buffon dhe i mirëpritur me konsensus të gjerë nga “senatorët” e skuadrës, trajneri i ri i kombëtares do të ketë një rrogë shumë më të ulët krahasuar me paraardhësit e tij. Ndërsa Roberto Mancini përfitonte 3 milionë euro neto dhe Luciano Spalletti rreth 2.8 milionë euro neto në vit, Gattuso ka firmosur një kontratë vjetore prej vetëm 800 mijë euro neto. Megjithatë, marrëveshja përfshin një bonus të madh prej 1 milion eurosh në rast të kualifikimit…
Analisti Imer Mushkolaj ka vënë në pikëpyetje deklarimin e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka deklaruar se gjatë administratës së tij, Kosova dhe Serbia ishin në prag të një konflikti të madh. “Nuk kanë qenë Kosova dhe Serbia në prag të shpërthimit. Nuk ka qenë… është diçka tjetër. Mbase presidenti amerikan ka menduar ashtu, por nuk kemi qenë në atë situatë,” tha Mushkolaj në emisionin Debat Plus. Ai shtoi se marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar në shtator të vitit 2020, e cilësuar si historike nga administrata Trump, nuk është zbatuar në praktikë. “Çka ka ndodhë me marrëveshjen e Uashingtonit?…
Ambasada Amerikane në Jordani i paralajmëroi përsëri amerikanët për “dronë ose raketa” të mundshme në hapësirën ajrore jordaneze, ndërsa Irani dhe Izraeli vazhdojnë të sulmojnë. Është dita e dytë radhazi që ambasada ka lëshuar një paralajmërim të tillë. Ajo lëshoi gjithashtu një të tillë të premten, shkruan CNN. “Ambasada Amerikane ka indikacione se mund të ketë dronë ose raketa të vazhdueshme që fluturojnë mbi hapësirën ajrore jordaneze në ditët në vijim”, thotë alarmi i sigurisë. “Ju lutemi të ruani vetëdijen maksimale dhe, në rast të një incidenti të tillë, kërkoni mbulim sipër kokës dhe strehim në vend. Qëndroni brenda dhe mos…
