Autor: TV News
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të filloj një vizitë zyrtare në kryeqytetin hungarez të Budapestit. Në shenjë mirëseardhjeje për të parën e shtetit, njëra nga urat kryesore të qytetit është dekoruar me flamuj të Republikës së Kosovës. Vizitën e fundit në Hungari, Osmani e pati bërë në nëntor të vitit të kaluar.
I sapoardhur nga një sezon historik me Paris Saint-Germain, i kurorëzuar me trofeun e Ligës së Kampionëve dhe një finale spektakolare 5-0 ndaj Interit, Ousmane Dembele ka ndarë emocionet e tij në një intervistë për ‘L’Équipe’. Sulmuesi francez, protagonist i madh në suksesin e klubit parizien, kujtoi me emocione momentet më prekëse të finales. “Të shihja Marquinhos dhe Kimpembe në lot… Pas vitesh lufte dhe sakrificash, t’i shihja ata duke ngritur Kupën ishte prekëse. Ato momente do të mbeten të gdhendura në kujtesën tonë përgjithmonë”, ka thënë Dembele. Ai gjithashtu veçoi atmosferën e jashtëzakonshme të krijuar nga tifozët. “Atmosfera ishte…
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot në përpjekjen e 33-të për t’u konstituuar, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Deri më tani, përpjekjet për zgjedhjen e Kryetares së Kuvendit kanë dështuar për shkak të mungesës së votave dhe mosmarrëveshjeve ndërmjet partive politike. Në seancën e fundit, nuk u miratua propozimi për krijimin e Komisionit Zgjedhor – një hap i domosdoshëm për mbajtjen e votimit të fshehtë. Kryesuesi Avni Dehari kishte kërkuar nga subjektet politike të propozonin anëtarët e tyre për këtë komision, por propozimi nuk kaloi. Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, vazhdon të mos…
E marta shënon tentimin e 33-të në konstituimin e Kuvendit, por tentimi i 32-të shënoi edhe mungesën e 45 deputetëve, numër që ka shkuar duke u rritur, sidomos herët e fundit. Disa nga deputetët edhe e kanë paralajmëruar një gjë të tillë në tentimet paraprake. Nait Hasani, Deputet I Kuvendit të Kosovës ” Unë sot për herë të fundit vijë, 30-të në libër të genisit jemi”. Daut Haradinaj, Deputet i AAK-së tha “Shumica e deputetëve janë duke e bojkotu kuvendin, edhe po doket që jemi duke shkuar drejtë zgjedhjeve”. Mërgim Lushtaku, Deputet i PDK-së deklaroi “Secili deputet mundët me thanë qëndrimin…
Teherani i ka kërkuar Katarit, Arabisë Saudite dhe Omanit të ushtrojnë presion mbi presidentin e SHBA-së Donald Trump që të përdorë ndikimin e tij mbi Izraelin për të rënë dakord për një armëpushim të menjëhershëm me Iranin, në këmbim të fleksibilitetit të Teheranit në negociatat bërthamore, kanë thënë të hënën për Reuters dy burime iraniane dhe tri burime rajonale.Udhëheqësit e Gjirit dhe diplomatët e tyre të lartë kanë biseduar në telefon gjatë gjithë fundjavës, duke folur me njëri-tjetrin, me Teheranin, Uashingtonin dhe më gjerë, në një përpjekje për të shmangur një zgjerim të konfliktit, ndërsa armiqtë e hershëm Izraeli dhe…
Ylli Hoxha, analist ka deklaruar se presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar tri mesazhe me reagimin e tij të fundit lidhur me përmendjen e Kosovës në një status në rrjetin social “Truth Social”. Sipas analistit Hoxha, presidenti amerikan ka bërë me dije se Administrata aktuale e SHBA-ve do të merret edhe me cështjen e Kosovës dhe Serbisë, pasi që krahasuar me situatat e Indisë dhe Pakistanit apo Etiopinë ose Egjiptin. Sipas tij, mesazhi i dytë ka të bëjë me kritikën që kampi i Trumpit i bën administratës aktuale amerikane për qasjen ndaj dialogut Kosovë–Serbi. Sipas Hoxhës, deklaratat e Trumpit…
Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI) theksoi në vlerësimin e tij vjetor të gjendjes së armatimeve, çarmatimit dhe sigurisë ndërkombëtare, se megjithëse numri i kokave bërthamore në botë vazhdoi të binte vitin e kaluar për shkak të çmontimit të kokave bërthamore të dala nga përdorimi nga SHBA dhe Rusia, ritmi i çmontimeve të tilla po ngadalësohet. Bëhet e ditur se shkalla me të cilën kokat e reja bërthamore hyjnë në rezervat globale mund të tejkalojë së shpejti çmontimet, sipas SIPRI, ndërsa shtetet bërthamore ndjekin programe modernizimi. “Epoka e reduktimit të numrit të armëve bërthamore në botë, e…
Në emisionin Debat Plus, analisti Yll Hoxha ka zbërthyer deklaratën e fundit të Donald Trump rreth dialogut Kosovë–Serbi, duke theksuar se ish-presidenti amerikan po sinjalizon një rikthim aktiv në këtë temë gjatë mandatit të dytë presidencial. Sipas Hoxhës, deklarata e Trump përmban tri mesazhe të qarta politike që duhet të merren seriozisht nga institucionet në Kosovë. “Tri mesazhe të cilat duhet me i lexu dhe me i marrë seriozisht,” tha Hoxha. Hoxha tha se Trump tashmë e ka renditur çështjen Kosovë–Serbi në mesin e krizave globale që administrata e tij do të synojë t’i adresojë. “Kosova dhe Serbia janë çështje…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e eliminimit të liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, duke theksuar se një veprim i tillë nuk do ta përshkallëzonte konfliktin mes dy vendeve, por përkundrazi, do të ndalonte atë. Në një intervistë për ABC News, Netanyahu u shpreh se Khamenei është “një Hitler i ri”, dhe se pas një periudhe pesëdhjetëvjeçare të terrorizmit dhe kërcënimeve iraniane ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij, koha ka ardhur që ky cikël të përfundojë. “Mos më pyesni a do ta bëjmë këtë apo jo. Por nëse do ta bënim, nuk do…
Analisti i çështjeve politike, Belgzim Kamberi ka komentuar postimin e fundit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili përmend konfliktin Kosovë–Serbi. Sipas tij, ky postim duhet parë në kontekstin e doktrinës së Trumpit për zvogëlimin e përfshirjes amerikane në konflikte të reja, edhe pse situata aktuale botërore dëshmon të kundërtën. Ai në “Debat Plus” shtoi se postimi i Trumpit lë të kuptohet një rikthim i mundshëm i diplomacisë amerikane në rajon, sidomos në procesin e dialogut Kosovë–Serbi, por mbetet skeptik për efektet reale te saj.“Trump ka ardhur në administrate me premtimin për ndaljen e luftës. Sa ma pak luftra. Por…
