Autor: TV News
Dashi Është koha të merrni situatën në dorë dhe t’i zgjidhni vetë problemet tuaja. Askush nuk mund ta bëjë më mirë sesa ju! Java ka nisur me shumë tenison edhe në punë. Demi Sot do të bëni një kthim pas në zgjedhjet tuaja dhe do të kuptoni se cilët miq ju kanë qëndruar vërtetë pranë dhe cilët kanë zgjedhur të largohen apo t’ju kthejnë krahët. Binjakët Ritmet e kësaj dite do të jenë të lodhshme për ju, por me përvojën dhe qëndrueshmërinë tuaj do të keni mundësi të përballeni mirë si me detyrat tuaja profesionale ashtu edhe me ato familjare.…
Bayern Munich do të përpiqet të forcojë mesfushën gjatë afatit kalimtar të verës dhe një nga opsionet e identifikuara për këtë zonë është mesfushori i Barcelonës, Fermin Lopez, raportoi talkSPORT. Lopez pati një sezon të fortë, duke luajtur në 46 ndeshje në të gjitha garat dhe duke e përfunduar sezonin me 8 gola dhe 10 asiste, transmeton GazetaBlic Sport. Megjithatë, ai nuk është një titullar i plotë në përzgjedhjen e Hansi Flick dhe kjo mund ta bëjë atë të kërkojë një skuadër në të cilën do të jetë në fushë që nga minuta e parë. Pikërisht një hezitim i tillë…
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka vlerësuar si tejet të rëndësishme faktin që presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur Kosovën në një kontekst global të krizave dhe konflikteve. “Është i mirëseardhur fakti që presidenti Trump, për herë të parë në shumë e shumë kohë, po e përmend Kosovën. Dhe përkundër faktit që prioritetet e diplomacisë amerikane tashmë dihen që ndërlidhen me konfliktet kryesore në vend, duke përfshirë luftën mes Izraelit dhe Iranit por dhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe vatra të tjera të krizës, unë e shoh pozitivisht faktin që Trump e përmend edhe Kosovën dhe e…
Në një koment të redaksisë së gazetës “Washington Post” mbi eskalimin e gjendjes mes Izraelit dhe Iranit, paralajmërohet SHBA-ja dhe veçanërisht presidenti Donald Trump që të mos bëhet pjesë e një lufte të re në Lindjen e Mesme, aq më pak SHBA-ja s’duhet të bëhet pjesë e një përpjekjeje për ta rrëzuar regjimin iranian. Sipas “Washington Post”, qëllimet e SHBA-së dhe të Izraelit aktualisht janë të ndryshme. Trump është i interesuar për të rifilluar bisedimet me Iranin dhe për të arritur një marrëveshje të re për kufizimin e programit bërthamor iranian, ndërkohë që Izraeli – nën udhëheqjen e Benjamin Netanjahut…
Malisheva do ta përfaqësojë Kosovën edhe njëherë në garat evropiane, respektivisht në Conference League. Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi do të luajë në raundin e parë kualifikues të këtij kompeticioni, shkruan GazetaBlic Sport. Këtë sezon, Malisheva e drejtuar nga Bekim Isufi e siguroi kualifikimin në garat europiane, pasi përfundoi e treta në tabelën e Superligës së Kosovës. Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Malishevës, atje ku njërin prej tyre do ta marrë sot nga shorti që do të hidhet në Nyon të Zvicrës. Shamrock Rovers FK Borac Banja Luka HJK Helsinki Flora Tallinn KI Klaksvik Vikingur Reykjavik Pyunik Yerevan…
Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Vlora Çitaku, ka folur pas dështimit të seancës së 33-të konstituive, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për sjellje të papërgjegjshme ndaj institucioneve dhe zhvillimeve ekonomike në vend. “Nuk bëhet fjalë vetëm për biznese të pronarëve, por për ekonominë e vendit dhe mbi 140 mijë punëtorë. Me taksat që paguajnë ata, paguhen edhe pagat tona. Sjellja e Vetëvendosjes është tërësisht e papërgjegjshme”, tha Çitaku. Ajo theksoi se ky subjekt politik po sulmon çdo mendim ndryshe dhe po përpiqet ta rrënojë sistematikisht çdo mekanizëm institucional, nga mediat, bizneset e deri te gjyqësori. “Është një përpjekje e vazhdueshme për…
Mediat në Iran kanë raportuar se ka pasur shpërthime të rënda nga ajri në Teheran gjatë orëve të hershme të mëngjesit të së martës. E “The Guardian” ka publikuar fotografi që tregojnë kolona të gjata të veturave duke u larguar menjëherë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, u bëri thirrje që të evakuohen nga kryeqyteti “sa më herët”. Gjatë natës, Irani lansoi dy valë raketash si përgjigje ndaj sulmeve të Izraelit, duke lëshuar alarmet në disa pjesë të shtetit hebre. Sulmet ishin më pak intensive se një natë më herët, dhe nuk është raportuar për dëme direkte. Duke folur për mediat,…
Zivojin Nesic është dënuar me 15 vite burgim pasi u shpall fajtor për krime lufte të kryera gjatë konfliktit në Kosovë. Ai u dënua konkretisht për dhunim seksual ndaj një gruaje të nacionalitetit shqiptar, gjatë periudhës së luftës. Lajmi perditsim..
Sot, me fillim nga ora 15:00 hidhet shorti për fazën e parë kualifikuese të Europa ligës. Skuadra e Prishtinës do të përfaqësojë Kosovën në këto kualifikime, si fituese e Kupës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport. Kundërshtarët e mundshëm të Prishtinës në kualifikueset e Ligës së Evropës: Shakhtar Donetsk Legia Varshava Sheriff Tiraspol CFR Cluj Hapoel Be’er Sheva Celje Spartak Trnava /GazetaBlic Sport/
Presidenti amerikan, Donald Trump, është kthyer më herët në Uashington nga samiti i Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7), që është mbajtur në Kanada, për shkak se duhet të trajtojë “çështje të rëndësishme”, tha më 16 qershor zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt. Njoftimi erdhi pak pasi Trump, përmes rrjeteve sociale, u bëri thirrje banorëve të Teheranit që të largohen menjëherë nga qyteti. “Irani është dashur ta nënshkruajë ‘marrëveshjen’. U thashë ta nënshkruanin. Sa turp dhe sa humbje e jetës së njerëzve. Thënë thjesht: Irani nuk mund të ketë një armë bërthamore. E kam thënë vazhdimisht”, shkroi…
