Autor: TV News

Ditën e sotme në Nyon të Zvicrës, duke nisur nga ora 16:00, filloi hedhja e shortit për Conference League. Vllaznia dhe Partizani njohën kundërshtarët në fazën e parë kualifikuese të këtij kompeticioni. Partizani do të përballet me Nomme Kalju, një skuadër nga Estonia. Ndërsa skuadra e Vllaznisë do të luajë në raundin e parë kundër skuadrës nga Letonia, të quajtur Daugavpils. Kundështari i Partizanit, pra Nomme Kalju FC është një skuadër e cila është shpallur dy herë kampione në Estoni, ka fituar 2 Kupa dhe 1 Superkupë. Ndërkohë kundërshtari i Vllaznisë, letonezët e Daugavpils kanë fituar vetëm një herë Kategorinë…

Read More

Sektori i Hetimeve të Prishtinës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve, me qëllim të identifikimit të një personi të dyshuar për përfshirje në një rast vjedhjeje. Me autorizim nga prokuroria kompetente, policia ka shpërndarë fotografinë e personit të dyshuar dhe ka kërkuar nga qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë autoritetet përmes numrit të telefonit 192 ose në adresën elektronike: [email protected]. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Read More

Shoqëria Historike Ruse (RIO), e themeluar nga Akademia e Shkencave e Rusisë dhe disa media shtetërore në atë vend, njoftoi se do të hapë një zyrë në Serbi dhe se në krye të Këshillit të Përfaqësisë do të jetë Aleksandar Vullin, ish-shef i shërbimit sekret të Serbisë. Organizata ruse udhëhiqet nga Sergei Naryshkin, drejtor i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Federatës Ruse. Vullin dhe Naryshkin janë takuar disa herë pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Ky veprim është pasuar me vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian kundër zyrtarëve të…

Read More

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka thënë se ekipi i tij është i përgatitur për çdo kundërshtar në garat evropiane dhe njësoj ndihen edhe pas shortit me FC DIfferdange 03. Drita do të ndeshet me kampionin e Luksemburgut, FC DIfferdange 03, në turin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, pas shortit të hedhur në Nyon të Zvicrës gjatë ditës së sotme (e martë). Megjithatë, trajneri i kampionit të Kosovës, Ramadani, ndihet optimistë dhe ka besim se ekipin e tij, para ndeshjeve evropiane. “Ishim të përgatitur për çdo kundërshtar. Në këtë fazë të garave evropiane, ku përballemi me kampionë të…

Read More

Kolegji i Gjykatës Supreme ka nxjerrë vendim lidhur me kërkesë-padinë e Institutit të Kosovës për Drejtësi kundër Komisionit të Pavarur të Mediave. Supremja e ka aprovuar si të themeltë kërkesën, në çështjen juridike të konfliktit administrativ me bazë juridike: shpalljen e paligjshmërisë dhe shfuqizimin e aktit nënligjor normativ, Rregullores së Punës së Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM-2025/01), të miratuar në mbledhjen e mbajtur më datë 17 janar 2025. “Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas padisë së paditëses: OJQ “Instituti i Kosovës për Drejtësi” kundër të paditurit: Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), me bazë juridike:…

Read More

Në ditën e pestë të konflikteve mes Iranit dhe Izraelit, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se po synon një zgjidhje “më të mirë se një armëpushim”, duke shtuar se dëshiron “një fund të vërtetë” të përleshjeve. Situata në terren mbetet e tensionuar, por pak më e qetë se ditët e kaluara. Ushtria izraelite njoftoi vrasjen e komandantit të lartë iranian Ali Shadmani në një sulm në Teheran gjatë natës. Iranit thuhet se ka lansuar 30 raketa ndaj Izraelit gjatë mëngjesit. Banorët në Teheran raportojnë trafikun e rënduar dhe radhët e gjata në pikat e karburantit, ndërsa shumë po zbatojnë urdhrat…

Read More

Skuadra e Dritës e ka mësuar kundërshtarin për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve. ‘Intelektualët’ do të përballen me skuadrën e FC Differdange 03, skuadër nga Luksemburgu, shkruan GazetaBlic Sport. Vlera e kësaj skuadre është vetëm 1.90 milionë euro, kurse vlera e kampiones kosovare shkon në shifrën e 6.45 milionë. Në bazë të këtyre statistikave dhe formës së përgjithshme të dy skuadrave, Drita shihet si më favorite për të kaluar tutje. Natyrisht, gjithçka do të vendoset në fushë, atje ku skuadra e Zekirija Ramadanit, duhet të dëshmohet. /GazetaBlic Sport/

Read More

Filippo Inzaghi është shpallur zyrtarisht si trajneri i ri i skuadrës së Serie B, Palermo, vetëm pak javë pasi fitoi ngjitjen nga divizioni i dytë me Pisan. Inzaghi ka nënshkruar një ‘kontratë shumëvjeçare’ me Palermon, konfirmoi klubi në një deklaratë zyrtare, transmeton GazetaBlic Sport. Sipas raportimeve të fundit, Palermo pranoi të paguante klauzolën e lirimit që besohet të jetë 1 milion euro, gjë që e liroi trajnerin nga kontrata e tij me Pisën. Inzaghi e udhëhoqi Pizën drejt vendit të dytë në Serie B në sezonin 2024-25, gjë që ishte e mjaftueshme për të siguruar ngjitjen në Serie A së…

Read More

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar paraburgim për një zyrtar policor, i cili dyshohet për keqtrajtim të një qytetari, të cilin e kishte gjobitur për parkim të palejuar. Ngjarja ka ndodhur më 14 qershor në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren. Sipas hetimeve, i pandehuri R.P., një polic, duke vepruar me kolegun N.B., dyshohet se ka keqtrajtuar qytetarin S.F. Fillimisht, ata i vunë gjobë për parkim të palejuar. S.F. u shfaq nga një kafene aty pranë dhe e hodhi gjobën në tokë. Pas kësaj, policët kërkuan dokumentet e identifikimit, por pasi ai nuk iu bind, ata tentuan ta arrestonin. Gjatë tentativës…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se nuk ka kontaktuar në asnjë mënyrë me Iranin për biseda për armëpushim. Në platformën e tij Truth Social, presidenti amerikan ka shtuar se Irani duhej të kishte pranuar marrëveshjen që ai kishte propozuar gjatë bisedimeve të fundit mbi programin bërthamor iranian. “Ky është thjesht një lajm tjetër shumë i rremë dhe i shpikur! Nëse duan të flasin, dinë si të më kontaktojnë. Duhet ta kishin pranuar marrëveshjen që ishte në tavolinë – Do të kishte shpëtuar shumë jetë!!”, ka shkruar Trump. Shërbimet e emergjencës në Teheran po kërkojnë nëpër rrënoja pas sulmeve…

Read More