Autor: TV News

Të paktën 14 persona janë vrarë – përfshirë edhe një shtetas amerikan – dhe 44 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me dronë dhe raketa të kryera nga Rusia ndaj Kievit, thanë zyrtarët ukrainas më 17 qershor. Zyrtarët thanë se forcat ruse kryen sulmin me raketa dhe dronë, duke shënjestruar disa qarqe të kryeqytetit ukrainas. Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, tha se nëntë persona janë plagosur në qarkun Sviatoshinski dhe 11 të tjerë në Solomianski. Gjashtë persona janë hospitalizuar, ndërkaq edhe dy qarqe të tjera janë përballur me shpërthime të zjarreve pas sulmeve. Klitschko tha se një amerikan…

Read More

Deklarata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, se në mandatin e parë ndali shpërthimin e luftës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar “do ta rregulloj sërish” problemin, e gjen spektrin politik në vend me pikëpamje të ndryshme. Pasi përmendi rolin e SHBA-së në raport me Kosovën, ish-ambasadorja, deputetja e PDK-së Vlora Çitaku ishte kritike për qasjen e pushtetit në detyrë – duke thënë se ata e futën Kosovën nën sanksione nga vendet që e ndihmuan ta bëj shtetin. “Kosova duhet të jetë e përgatitur jo vetëm për t’u përballur me çfarëdo oferte që mund të vijë…

Read More

Kylian Mbappe humbi stërvitjen e Real Madridit të martën përpara ndeshjes së tyre të parë në Kupën e Botës për Klube kundër Al Hilal të mërkurën. Sipas Carrusel Deportivo, Mbappe vuan nga gripi dhe nuk mundi të marrë pjesë në stërvitje, përcjell GazetaBlic Sport. Superylli francez tani është në dyshim për atë ndeshje kundër Al Hilal, përveç nëse mund të rikuperohet në kohë. Mbappe mbetet golashënuesi më i mirë i Real Madridit këtë sezon, me 43 gola në emrin e tij. /GazetaBlic Sport

Read More

Izraeli ka vrarë komandantin më të lartë ushtarak të Iranit, vetëm katër ditë pasi ai ishte emëruar në këtë pozitë. Ali Shadmani u vra në një qendër komanduese në Teheranin qendror në sulmet e mbrëmjes së djeshme, ka njoftuar Ushtria e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), pasi iu dha “një mundësi e papritur” për të kryer një sulm ajror. Shadmani, i njohur si “shefi i shtabit të kohës së luftës” dhe këshilltar i liderit suprem Ali Khamenei, u emërua në këtë pozitë të premten, pasi Izraeli kishte vrarë paraardhësin e tij në një sulm ushtarak, raporton The Telegraph. Ai i shtohet…

Read More

Profesori i ekonomisë Shkumbin Misini duke komentuar rritjen e fundit të çmimeve të naftës, Misini tha se fillimi i tensioneve midis Izraelit dhe Iranit ka ndikuar drejtpërdrejt në tregjet globale, për shkak të rolit strategjik të Iranit si një nga prodhuesit kryesorë të naftës dhe kontrollit të ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës kalon deri në 20% e naftës globale. “Çdo tension në Lindjen e Mesme ndikon në çmimin e produkteve të tjera. Në momentin që filluan përplasjet, kemi një rritje mesatare të çmimit të naftës në tregjet botërore prej 10%,” theksoi ai. Por Misini u ndal sidomos te situata…

Read More

Forcat izraelite kanë ndërmarrë një seri sulmesh gjatë natës ndaj dhjetëra objektivave të lidhur me programet bërthamore dhe raketat balistike të Iranit. Një zyrtar ushtarak izraelit, në kushte anonimiteti, ka deklaruar të martën se si rezultat i goditjeve, udhëheqja ushtarake e Iranit është në arrati. Sipas tij, objektivi bërthamor nëntokësor i Iranit në Fordo nuk është shënjestruar nga forcat ajrore izraelite – të paktën për momentin – por një veprim i tillë nuk përjashtohet në të ardhmen.Lajmi është raportuar nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters. Zyrtari tha se deri më tani Irani ka lëshuar rreth 400 raketa balistike dhe qindra dronë…

Read More

Fluminense dhe Borussia Dortmund e fillojnë pjesëmarrjen e tyre në Kupën e Botës për Klube me një ndeshje nga Grupi F. Ndeshja në New Jersey fillon në orën 18:00. Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare. FLUMINENSE XI: Fábio; Samuel Xavier, Thiago Silva, Freytes, Renê; Martinelli, Hércules, Nonato; Canobbio, Arias, Everaldo. BORUSSIA DORTMUND XI: Kobel; Ryerson, Süle, Anton, Bensebaini, Svensson; Gross, Sabitzer; Brandt; Adeyemi, Guirassy. /GazetaBlic Sport/

Read More

Është arritur marrëveshje mes Komunës së Prishtinës dhe Këshillit Grevist të Ndërmarrjes Publike “Pastrimi” për ndërprerjen e grevës së punëtorëve, të cilët kishin protestuar per disa ditë para objektit të komunës. Nënkryetari i Komunës, Florian Dushi, deklaroi se komuna ka qenë gjithmonë në mbështetje të punëtorëve dhe ka propozuar subvencionimin e pagave të tyre. Ai theksoi se pajtimi është arritur me punëtorët, por jo me menaxhmentin e ndërmarrjes, të cilin e akuzoi për përhapje të dezinformatave. “Qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë i qartë – ne i kemi mbështetur punëtorët dhe kemi insistuar që të gjendet një zgjidhje. Në disa seanca…

Read More

Organizata jofitimprurëse “Aktivistët e të Drejtave të Njeriut në Iran” (HRANA) ka raportuar se të paktën 452 persona janë vrarë dhe 646 janë plagosur në Iran që nga e premtja, si pasojë e bombardimeve izraelite. Sipas të dhënave të publikuara: 224 civilë janë vrarë, ndërsa 188 të tjerë janë plagosur. 109 ushtarakë janë vrarë, dhe 123 janë plagosur. Janë vrarë edhe 119 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa 335 të tjerë janë plagosur. Mediat shtetërore iraniane deri tani nuk kanë publikuar shifra zyrtare për viktimat dhe kanë heshtur për përmasat e sulmeve. Për shkak të kufizimeve të mëdha brenda vendit,…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën zyrtare në Hungari, me ftesë të presidentit hungarez, Tamás Sulyok. jo është pritur me nderime ushtarake në sheshin Kossuth Lajos në Budapest, ku u zhvillua ceremonia zyrtare e mirëseardhjes. “Faleminderit për pritjen me nderime ushtarake në Budapest, President Sulyok! Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë, në dobi të qytetarëve tanë dhe në funksion të bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka shkruar Osmani në Facebook. Pas ceremonisë, presidentja Osmani dhe Presidenti Sulyok do të zhvillojnë një takim tetë-a-tetë, i cili pasohet me një takim ndërmjet delegacioneve të dy shteteve.…

Read More