Autor: TV News

Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mbështetje të fuqishme për Izraelin dhe fushatën e tij ushtarake kundër Iranit, teksa ka folur për mediat gjermane në margjina të samitit të shtatë shteteve më të industrializuara (G7) që këtë vit po mbahet në Kanada. “Kjo është puna e ndyrë që Izraeli po e bën për të gjithë ne”, ka thënë Merz në një intervistë për transmetuesin ZDF. “Edhe ne jemi viktima të këtij regjimi. Ky regjim i mullahëve i ka sjellë botës vdekje dhe shkatërrim”, ka thënë ai. Merz ka sugjeruar, gjithashtu, se sulmet izraelite në Iran mund të çojnë në rrëzimin…

Read More

Analisti politik Bekim Kabashi ka thënë se përgjegjësia për të gjetur një zgjidhje dhe për të hapur rrugë konsensusit politik bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si partia më e madhe dhe ajo që ka marrë më së shumti besim nga qytetarët. Kabashi ka shtuar Vetëvendosje është edhe shkaktarja kryesore e ngërçit aktual politik dhe institucional në vend. Kuvendi s’i del sërish zot vetes, nuk konstituohet as në tentimin e 33-të “Përgjegjësinë për mi hap rrugë konsensusit politik, gjithmonë e ka partia me e madhe e cila e marrë besimin me të madh. Dhe e cila është akteri kryesor i cili po…

Read More

Veterani francez Mathieu Valbuena është gati të bëjë një rikthim sensacional te Olympiacos , raporton L’Equipe . Mesfushori 40-vjeçar luajti sezonin e tij të fundit me ekipin grek Kalithea, me kontratën e tij që skadon më 30 qershor. Pas kësaj priten zhvillime në lidhje me të ardhmen e tij, me Olympiacos gati ta mirëpresë atë përsëri në radhët e tyre. Valbuena luajti për klubin grek midis viteve 2019 dhe 2023 , duke u bërë një nga të preferuarit e tifozëve dhe një figurë e rëndësishme si në derbit lokale ashtu edhe në ndeshjet evropiane. /GazetaBlic Sport

Read More

Depresive e ka quajtur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, dështimin për 33 herë me radhë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Diplomati gjerman tha se për të është zhgënjyese të mos ketë institucione funksionale, derisa tha se Kosova nuk e ka luksin për një ngecje të tillë. “Që të jem i sinqertë, për mua më duket me të vërtetë depresive, për kandidaten, për reputacionin e vetë Kuvendit. Shumë depresive për gjithë popullatën që ka votuar,” tha ndër të tjera ai. Rohde përmendi nevojën për kompromis. “Nevoja është kompromisi dhe nëse secili e thotë ‘vetëm unë kam të drejtë’, në…

Read More

Skuadra e Vëllaznimit ka filluar të përforcohet mjaft mirë në merkaton e verës. Qendërmbrojtësi i njohur kosovar, Dardan Jashari është një nga transferimet e para të Vëllaznimit. Siç mëson ‘GazetaBlic Sport’, Jashari ka arritur marrëveshje me Vëllaznimin për sezonin e ardhshëm, teksa zyrtarizimi do të bëhet së shpejti. Kujtojmë se Jashari ishte pjesë e Prishtinës së Re edicionin e kaluar, ku i ndihmoi ata të arrinin Superligën për herë të parë në histori. /GazetaBlic Sport

Read More

Lugët prej druri janë një element bazë në kuzhinën tonë për të gjitha arsyet e duhura. Ato mund t’i rezistojnë temperaturave të larta, janë bërë nga një material natyral dhe nuk reagojnë me ushqime acidike, ndryshe nga materiale si bakri dhe alumini. Plus, ato nuk do t’i gërvishtin tiganët dhe tenxheret tona. Megjithatë, për shkak se ato thithin të gjitha llojet e yndyrës dhe aromave, është e rëndësishme të jeni të qëndrueshëm me rutinën tuaj të pastrimit nëse doni që këto enë të zgjasin. Pra, pas çdo përdorimi, shpëlajeni me sapun dhe ujë për t’u siguruar që nuk ka mbetje…

Read More

Në një seri postimesh në rrjetet sociale, presidenti amerikan Donald Trump është deklaruar në lidhje me krizën e përshkallëzuar midis Izraelit dhe Iranit, duke paralajmëruar Iranin për “dorëzim pa kushte” dhe duke pohuar se SHBA-të janë të gatshme për veprime të mëtejshme. “Ne e dimë saktësisht se ku fshihet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’… nuk do ta vrasim, të paktën jo për momentin”, ka shkruar Trump. “Dorëzim pa kushte!”, ishte shkrimi tjetër i Trump, shkruan BBC. Komentet e Trump vijnë në një kohë kur lufta ajrore midis Izraelit dhe Iranit ka hyrë në ditën e pestë. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel…

Read More

Arsim Thaqi ka pranuar se Sheriff Tiraspol është kundërshtarë mjaft i fortë në Europa League. Prishtina dhe Sheriff Tiraspol do të ballafaqohen në raundin e parë të kualifikimeve në Europa League, shkruan GazetaBlic Sport. Thaqi potencon se një rezultat pozitiv si mysafir në ndeshjen e parë do ta bënte punën më të lehtë në duelin kthyes. “Kemi të bëjmë me një kundërshtarë të fortë, jemi me fat që kemi lojën e parë si mysafir, rezultati pozitiv në atë ndeshje do të thotë shumë. E pastaj në ndeshjen kthyese me përkrahjen e “Plisave” të cilët janë lojtari i 12’të ta arrijmë…

Read More

Edhe për herën e 33-të, të zgjedhurit e popullit dështuan të konstituojnë legjislaturën e nëntë të Kuvendit. Në një skenar të përsëritur me epilogun e njëjtë, ndërruan vetëm numrat. Nga 91 deputetë në sallë, 51 votuan për dhe një kundër komisionit për votim të fshehtë. Si rrjedhojë seanca u ndërpre në mungesë kuorumi. “Shihemi me datë 19 Qershor, në ora 10. Për sot ndërpritet seanca”, ka thënë kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari. Zakonshëm, partia e parë fajësoi ato që legjislaturën e kaluar ishin opozitë. “Politikisht veprimet e opozitës janë të papërgjegjshme dhe juridikisht janë shkelje e Kushtetutës së Republikës…

Read More

Declan Rice, ylli i Arsenalit, u vlerësua me goli më të mirë të sezonit 2024/2025 të ekipit për golin e tij të jashtëzakonshëm kundër Real Madridit gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Klubi londinez njoftoi në faqen e tyre zyrtare të internetit se Rice fitoi çmimin pasi mori 7,029 vota në një sondazh tifozësh, ku goli i tij nga goditja e dënimit kundër portierit Thibaut Courtois u zgjodh si më i miri, pasi kishte shënuar në të njëjtën mënyrë dy herë gjatë ndeshjes. Rice kontribuoi në fitoren 3-0 të Arsenalit ndaj Real Madridit në stadiumin Emirates, duke…

Read More