Autor: TV News
Tensioni dhe lufta në Lindjen e Mesme ishte tema e diskutimit në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj këtë të martë në Vizion Plus. I ftuar në studio ish-Myftyu i Tiranës, Ylli Gurra, tregoi se çfarë shkruhet në Kuran për këtë luftë. Ai tha se në librin e shenjtë flitet për luftën dhe krijimin e Izraelit të madh. “Kjo që po synon Izraeli po. Por ën raport em iranin, kjo do të shërbejë vetëm për dobësimin e iranit. Po luftojnë vasalët e caktuar”, tha Gurra.
Ish-trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, mund të bëjë një rikthim surprizë si trajner me një tjetër ekip kombëtar, me mediat polake që raportojnë se 54-vjeçari ka paraqitur një kërkesë zyrtare në Federaten Polake të Futbollit. Southgate ka qenë pa kontratë që nga korriku i vitit të kaluar, kur u largua nga Anglia pas një periudhe të gjatë në krye të Tre Luanëve. Ai ishte gjithashtu i lidhur me Manchester United përpara se klubi të vendoste për Ruben Amorim, por anglezi më pas njoftoi se do të merrte një pushim nga futbolli. Interesante është se vetë Southgate mori iniciativën drejt federatës…
Dion Gallapeni, mbrojtësi i FC Prishtinës thotë se ai dhe bashkëlojtarët po përgatiten maksimalisht për ndeshjet e Europës. FC Prishtina sot mësoi kundërshtarin në raundin e parë të kualifikimeve në Europa League, që është Sheriff Tiraspol nga Moldavia, me shumë përvojë në garat evropiane të UEFA’s. Megjithatë, Gallapeni thotë se fusha e ka fjalën e fundit, pasi ata po përgatiten mjaft mirë dhe beson se kualitetet janë pothuajse të ngjashme. “Ekipi ynë ëshë e përgatitur maksimalisht që të përgjigjet në fushë pavarësisht kundërshtarit dhe të mos e shikoj se a është i vështirë në letër apo jo, fusha është ajo…
Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka aprovuar kërkesëpadinë e paraqitur nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) kundër Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), duke shpallur si të paligjshëm dhe duke shfuqizuar paragrafi 2 i nenit 3 të Rregullores së Punës së KPM-së, të miratuar më 17 janar 2025. Aktgjykimi vlerëson se rregullorja në fjalë ishte në kundërshtim me ligjin dhe se përmes saj ishte bërë edhe një zgjedhje e jashtëligjshme e kryetarit aktual të KPM-së, z. Besnik Berisha. Dosja i është kthyer gjykatës së shkallës së parë për shqyrtim të mëtejmë lidhur me ligjshmërinë e këtij emërimi. I…
Drin Ymeri, sulmuesi kosovar sot ka njoftuar për largimin e tij nga skuadra e Suharekës. Ymeri kaloi sezonin e fundit tek Suhareka, por nuk arriti të gjente shumë hapësira, ku në fund të sezonit vendosi edhe të shkëpusë marrëveshjen me ekipin. Sipas informacioneve të ‘GazetaBlic Sport, klubi gjakovar, Vëllaznimi ka shfaqur interesim konkret për sulmuesin. Vëllaznimi ka filluar të lëvizë në merkato dhe ka kontaktuar disa lojtarë, e në mesin e tyre edhe Ymerin. Sulmuesi ka biseduar me klubin gjakovar, teksa kanë mbetur për t’u zgjidhur edhe disa detaje, teksa për të ka edhe interesime nga klube tjera. /GazetaBlic Sport
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha, ka deklaruar se Policia e Kosovës është duke u përballur me një fushatë të organizuar diskreditimi nga struktura kriminale që, sipas tij, kanë lidhje të drejtpërdrejta me shtetin serb. Në emisionin FIVE në Televizionin Dukagjini, Hoxha ka thënë se këto struktura, që janë pjesë e luftës hibride të shtetit serb, kanë për qëllim edhe prishjen e rendit kushtetues të vendit. “Po besoj që aksionet ligjore dhe kushtetuese të Policisë, për ta mbrojtur sovranitetin e vendit, për t’i ndalur grupet e dyshuara terroriste për ta prishur rendin kushtetues dhe madje për ta synuar ndarjen…
Brahim Diaz ka arritur një marrëveshje të plotë me Real Madridin për të zgjatur kontratën e tij, raporton Fabrizio Romano. E njëjta gjë vlen edhe për Thibaut Courtois, i cili gjithashtu ka rënë dakord të qëndrojë në klub me kushte të përmirësuara dhe një marrëveshje të re. Kontrata aktuale e Brahimit me Real Madridin është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, por duket se Madridi do t’i ofrojë atij një kontratë trevjeçare, duke e mbajtur në klub. Sa i përket Courtois, kontrata e tij aktuale është e vlefshme deri në vitin 2026 dhe klubi synon ta mbajë atë…
Fund i sabotazhës e fitore për kryeqytetin. Kështu e prezantoi Komuna e Prishtinës vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit lidhur me padinë e ndërmarrjes “Pastrimi”, një ditë më parë. Por në njoftimin e OSHP-së, vetëm kjo nuk është thënë, për asnjërën palë. OSHP ka vendosur se vendimi nuk mbetet në juridiksionin e saj i takon Ministrisë se Administrimit të Pushtetit Lokal, pa dhënë asnjë detaj për mundësinë ose jo të angazhimit të operatorëve privat. Gjatë të martës, Komuna e Prishtinës nuk është shprehur e gatshme të deklarohet por në rrjete sociale, e ka bërë të qartë angazhimin e gjashtë operatorëve…
Mbrojtësi veteran i Monterrey, Sergio Ramos, tha të hënën se ish-ekipi i tij, Real Madrid, duhet të konsiderohet favorit për të fituar Kupën e Botës për Klube. Paris Saint-Germain fitoi së fundmi Ligën e Kampionëve duke shkatërruar Interin në finale, me ekipin e Liga MX Monterrey që do të përballet me italianët në ndeshjen e tyre të parë të martën në Rose Bowl në Pasadena. Megjithatë, Ramos, tani 39 vjeç, beson se ish-klubi i tij, gjigantët spanjollë Madrid, janë ekipi i vërtetë për t’u mposhtur. “Real Madridi është gjithmonë favorit në garat e mëdha”, u tha Ramos gazetarëve përpara ndeshjes…
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se kriza aktuale institucionale, politike dhe morale në vend nuk ka lindur si pasojë e ndonjë boshllëku kushtetues apo ligjor, por si rezultat i mungesës së vullnetit dhe inateve ndërpartiake. Kuvendi s’i del sërish zot vetes, nuk konstituohet as në tentimin e 33-të Në Debat Plus, Kryeziu ka thënë se nuk ka pasur nevojë që të adresohet në Gjykatën Kushtetuese bllokada në Kuvend, pasi ngërçi është më shumë politik sesa juridik. “Sëpari mendoj që nuk ka pasur nevojë për Gjykatë Kushtetuese, ne jemi në një ngërç të inateve…
