Autor: TV News
Në mesin e mijëra shkollave kudo në botë, Shkolla Finlandeze është përzgjedhur si një nga top 10 shkollat më të mira në botë, sipas World’s Best School Prizes në kategorinë për Environmental Action, duke e vendosur atë në mesin e shkollave më inovative në glob. Në vetëm 7 vite, shkolla ka arritur të bëhet model i edukimit modern, cilësor e botëror, e ndërtuar mbi sistemin edukativ me renome botërore, atë Finlandez. E ndërtuar mbi vlerat e sistemit më unik të edukimit në botë, Shkolla Finlandeze ka arritur që të tërheq vëmendjen në arenë ndërkombëtare, duke u përzgjedhur një nga 10…
Barcelona është afër përfundimit të një marrëveshjeje për Nico Williams, sipas gazetarit Victor Navarro. Klubi planifikon të aktivizojë klauzolën e lirimit në dy deri në tre javët e ardhshme. Navarro raporton se Barcelona dëshiron që anësori i Athletic Bilbaos të jetë i disponueshëm për parasezonin nën drejtimin e Hansi Flick, i cili fillon më 13 korrik. Barcelona zhvilloi një takim kyç midis Decos dhe agjentit të Nicos në fillim të këtij muaji. Navarro thotë se marrëveshja është tani në fazën përfundimtare dhe se “klubi është 90 deri në 95 përqind i sigurt se do ta transferojë”. 22-vjeçari pritet të nënshkruajë…
Ekonomia gjermane po dobësohet – megjithatë, punëtorët e kualifikuar janë të nevojshëm urgjentisht në shumë sektorë: në profesionet mjekësore, veçanërisht në infermieri, në IT, ndërtim dhe në zanate të kualifikuara. Gjithashtu, ka mungesë të edukatoreve të kopshteve, kuzhinierëve dhe njerëzve që mund të drejtojnë kamionë dhe autobusë, pra shoferëve profesionistë. Në fund të vitit 2024, kishte rreth 1.4 milionë vende pune të paplotësuara në kompanitë gjermane në të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë emigrantë po punojnë në Gjermani. Në vitin 2024, përqindja e punonjësve të huaj ishte pak mbi 16 për qind. Është më shumë…
Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi ka kanosur zyrtarët policorë, menjëherë pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ndodhi të martën në mëngjes. I dyshuari – mashkull – ka reaguar me kërcënime ndaj policëve pasi atyre iu desh t’i shqiptonin një tiketë për shkelje në komunikacion. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka arrestuar të dyshuarin. Me vendim të prokurorit kompetent, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
Para pak çasteve, kampionati anglez, Premierliga ka njoftuar për kalendarin e ndeshjeve të sezonit 2025/26. Kampionati më i shikuar në botë fillon me 15 gusht, teksa që në xhiron e parë kemi ndeshje fantastike, shkruan GazetaBlic Sport. Sezoni i ri nis me derbin e madh Manchester United – Arsenal që luhet me 17 gusht. Ja orari i xhiros së parë:
Një zyrtare e zgjedhur lokale u qëllua për vdekje në Meksikën perëndimore, vetëm dy ditë pasi një tjetër kryetare komune u vra në jug të vendit, njoftuan burime rajonale të martën. Martha Laura Mendoza, kryetare e komunës Tepalcatepec në shtetin Michoacan, u vra dy ditë pas ekzekutimit të Lilia Garcias, kryetares së bashkisë së San Mateo Piñas në shtetin Oaxaca, e cila u sulmua nga një grup prej pesë personash të armatosur në zyrën e saj. “Kam marrë konfirmim se kryetarja e bashkisë së Tepalcatepec është vrarë,” tha për X paraardhësi i saj, Guillermo Valencia, nga partia opozitare PRI. Po…
Është shtyrë sërish intervistimi i kryetarit të Listës Serbe, Zlatan Elek, për përgjegjësinë e tij në vendosjen e barrikadave në veri, dy vjet më parë. Kryetari i Listës, Zlatan Elek, nuk do të intervistohet as të enjten nga prokuroria rreth rolit të tij për vendosjen e barrikadave në veri dy vjet më parë dhe se shtyrja ka ndodhur me kërkesë të mbrojtjes. Lajmin për shtyrjen e intervistimit e ka konfirmuar për Televizionin Dukagjini zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila tha se kjo është bërë “për arsye shëndetësore” të avokatit të Elekut. “Z. Zlatan Elek është ftuar për intervistim…
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka lëshuar një paralajmërim në agim në mediat sociale, duke i thënë Izraelit: “Beteja fillon” Orë më parë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur udhëheqësin suprem një “shënjestër të lehtë” dhe ka shtuar se “durimi i Amerikës po shteron”. Ai gjithashtu ka kërkuar “dorëzimin pa kushte” të Iranit. Trumpi po bëhet gjithnjë e më i gatshëm për përdorimin e aseteve ushtarake amerikane për të goditur objektet bërthamore iraniane dhe po heziton për idenë e një zgjidhjeje diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit, kanë thënë dy zyrtarë për CNN-in. Qëndrimi i ashpër…
Në Arabinë Saudite janë shumë të sigurt se Franco Foda do jetë trajner i Al Wahda. Klubi nga Emiratete e Bashkuara ka intensifikuar bisedimet me trajnerin e kombëtares së Kosovës dhe tani një nga gazetarët e besueshëm atje raporton se marrëveshja është afër mbylljes. “Al Wahda është afër emërimit të gjermanit Franco Foda si trajner të ekipit”, shkruan gazetari, Ahmed Ragab. Kujtojmë se Foda ka kontratë me Kosovën deri në vitin e ardhshëm, megjithatë duket se zhvillimet në largimin e tij janë të mëdha. /GazetaBlic Sport 🚨🚨🚨🚨 – الصحفي أحمد رجب: نادي #الوحدة الإماراتي 🇦🇪 بات قريباً من تعيين…
Komuna e Prishtinës do të nis të mërkurën dezinsektimin e hapësirave të kryeqytetit. Sipas njoftimit nga Komuna, procesi do të nis në orën 20:00. “Ndërkohë, hedhja e larvicideve do të bëhet më 18.06.2025 dhe 19.06.2025, duke filluar nga ora 09:00, sipas planit dinamik të operimit. Ju lutemi për mirëkuptim në rast të ndryshimeve eventuale në orar apo data, pasi aktivitetet varen nga kushtet atmosferike”, thuhet në njoftim. Lagjet të cilat do të dezinsektohen sot janë Ulpiana, Dardania, qytetëza Pejton – Lakrishte, Arbëria, Shkabaj, Zona Industriale – Adem Jashari.
