Autor: TV News

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, në një paraqitje televizive të mërkurën ka thënë se Izraeli do të paguajë për gabimet e veta, duke shtuar se Irani është i vendosur “kundër një lufte të imponuar, ashtu siç qëndron i vendosur kundër paqes së imponuar”. Ai ka thënë se populli iranian “nuk dorëzohet përballë asnjë imponimi”. Lideri iranian ka komentuar edhe deklaratat e fundit të presidentit amerikan që i ka kërkuar dorëzim. “Njerëzit e mençur që e njohin Iranin e popullin e tij, dhe historinë, nuk flasin kurrë në drejtim të këtij populli me gjuhë kërcënimi, sepse iranianët nuk janë ata…

Read More

Futbollisti i talentuar, Omer Bajraktari ka kompletuar transferimin tek Malisheva. Bajraktari u largua nga Llapi U21, për t’iu bashkuar Malishevës, shkruan GazetaBlic Sport. 18 vjeçari shihet si një nga mbrojtësit më të talentuar në Kosovë. Ja njoftimi i Malishevës: “Omer Bajraktari do të veshë fanellën e FC Malisheva! Kemi kënaqësinë të prezantojmë një nga futbollistët më premtues të futbollit tonë – mbrojtësin e krahut të majtë, 18-vjeçarin Omer Bajraktari. Omeri është një futbollist shumë i talentuar, i formuar te Llapi dhe aktualisht pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19. Besojmë fort se rruga e tij është e ndritur dhe me shumë…

Read More

Nga palestrat e vogla të Gjakovës, po zhvillohet një sport jo shumë i njohur në Kosovë. Jiu-Jitsu brazilian po praktikohet me të madhe në qytetin buzë Erenikut. Gembi Juniku, është kthyer në një emër që po vendos Kosovën në hartën e Brazilian Jiu-Jitsu. Me një përkushtim të pakrahasueshëm, ai po ndërton një karrierë të jashtëzakonshme për t’u marrë shembull. Karriera e Junikut nisi mbi një dekadë më parë, por shumë shpejt ai e gjeti veten të përkushtuar plotësisht ndaj Brazilian Jiu-Jitsu. Në vitin 2022 mori belen e kaltër, ndërsa në nëntor të vitit 2024 arriti një tjetër kulm – promovimin…

Read More

Dilema nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet t’i bashkohen Izraelit në një sulm ndaj Iranit apo të qëndrojnë jashtë, ka krijuar ndarje midis mbështetësve të presidentit amerikan Donald Trump, raporton “BBC”.  Presidenti republikan raportohet se po e shqyrton mundësinë e ndihmës për t’i goditur objektet bërthamore të Republikës Islamike të Iranit, pas një takimi me këshilltarët e tij të sigurisë kombëtare që e pati të martën. Gjatë fushatës zgjedhore, Trumpi shpesh kritikonte “luftërat e pafundme dhe të pakuptimta” në Lindjen e Mesme, por gjithashtu theksonte se Irani “nuk mund të ketë një armë bërthamore”. Mundësia që ai ta tërheqë SHBA-në…

Read More

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen “Dardania” të Prishtinës, ku një grua është goditur nga një veturë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Sot rreth orës 11:20 në rrugën ‘Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka njoftuar për Dukagjinin Ahmeti.

Read More

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka njoftua se ka pasur një bisedë të frytshme me përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës, Franco Foda. Gjatë ditëve të fundit është raportuar shumë rreth një oferte të klubit nga Emiratet e Bashkuara Araba, Al Wehda, në drejtim të përzgjedhësit të Dardanëve. Kjo ofertë thuhet se është tre apo katërfish më e lartë sesa paga aktuale e Fodës te Kosova dhe ka tunduar gjermanin. Megjithatë, i pari i FFK-së, Ademi ka bërë një postim në profilin privat në Facebook, ku lë të kuptohet se Foda do të vazhdojë të mbetet…

Read More

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, thotë se deklarata e fundit e presidentit amerikan, Donald Trump, për Kosovën dhe Serbinë, duhet parë në kontekstin e një lideri që po përpiqet ta rikthejë vëmendjen e opinionit publik mbi rolin e tij si “negociator i shkëlqyer”. Sipas tij, premtimet e Trumpit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe konfliktit në Lindjen e Mesme, nuk janë pasqyruar në realitet, pasi luftërat vazhdojnë me intensitet dhe aktorët kryesorë nuk tregojnë shenja gatishmërie për kompromis. “Thënë kjo, meqë nuk po arrin shumë rezultate në Lindjen e Mesme dhe në diplomacinë…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi është deklaruar lidhur me intervistimin e tij nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me rastin që ka të bëjë me hetimet mbi dyshimet për dhënien me qira të fabrikës për mbetje shtazore. Ai e ka akuzuar Prokurorinë për qasje negative ndaj përgjegjësive që ka. Ai ka thënë se intervistimi i tij ka qenë i panevojshëm, duke konsideruar që informacionet që ka dhënë, kanë mundur të grumbullohen pa pasur nevojë për intervistim. Bislimi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se prezenca e tij në Prokurorinë Speciale ka qenë në cilësinë e dëshmitarit në…

Read More

Lucas Vazquez do të largohet nga Real Madridi këtë verë pas mbi 400 ndeshjeve për klubin. Kontrata e tij skadon në fund të qershorit, por ai do të qëndrojë për pak kohë për të luajtur në Kupën e Botës për Klube FIFA. Gazetari turk Yagiz Sabuncuoglu raporton se Fenerbahce është tani në garë për ta nënshkruar atë. Skuadra turke, e drejtuar nga Jose Mourinho, ka pyetur tashmë për disponueshmërinë e tij dhe po planifikon një transferim të lirë. Vazquez nuk ka punuar kurrë drejtpërdrejt me Mourinhon në Madrid. Në atë kohë, ai ishte ende në ekipin e të rinjve. Tani,…

Read More

Greqia ka riatdhesuar 105 qytetarë të saj dhe shtetas të huaj nga Izraeli. Këtë lajm e ka bërë të ditur të mërkurën Ministria e Jashtme e Greqisë, ndërsa konflikti Iran-Izrael është përshkallëzuar. “Personat e riatdhesuar u transportuan në Athinë nga Sharm El-Sheikh, në Egjipt, në bordin e aeroplanëve të forcave ajrore greke C-130 dhe C-27”, tha ajo në një deklaratë, raporton AFP. Së bashku me qytetarët grekë dhe familjet e tyre, në fluturim ishin edhe qytetarë të Shqipërisë, Austrisë, Belgjikës, Bullgarisë, Qipros, Francës, Gjermanisë, Gjeorgjisë, Hungarisë, Italisë, Lituanisë, Rumanisë, Suedisë, Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara, tha ajo. Nga ana tjetër, pothuajse 800…

Read More