Autor: TV News
Për të gjashtën ditë me radhë, Izraeli dhe Irani kanë vazhduar sulmet ndaj njëri-tjetrit, disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i kërkoi Republikës Islamike “dorëzim pa kushte”. Aeroplanët ushtarakë izraelitë goditën kryeqytetin iranian pak para agimit të mërkurën, pasi ushtria lëshoi paralajmërime që civilët të largoheshin nga një qark i Teheranit. Më pas, ushtria izraelite tha se ka goditur objekte për prodhimin e armëve dhe një qendër që përdoret për të prodhuar centrifuga në Teheran. “Më shumë se 50 aeroplanë ushtarakë izraelitë kanë kryer një sërë sulmesh në zonën e Teheranit në orët e fundit. Si pjesë e përpjekjes…
Fabio Capello ngre zërin. Ish-trajneri i Real Madridit, Milanit dhe Juventusit, ndër të tjera, ka shprehur indinjatën e tij në “El Programa de Ortega” kundër refuzimeve të fundit të kombëtares axurre nga disa lojtarë si Francesco Acerbi, i cili nuk pranoi të shkonte në grumbullimin e fundit për shkak të problemeve me trajnerin: “Është turp që një lojtar të heqë dorë nga të luajturit për vendin e tij”. Capello foli edhe për gjendjen aktuale të kombëtares italiane, që rrezikon të mbetet jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi: “Më zemëron shumë kjo situatë. Kjo skuadër nuk ka shpirt, duhet parë…
Legjendat urbane na kanë shoqëruar gjithë jetën, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin. Më poshtë do të gjeni një listë me disa prej pretendimeve dhe këshillave mjekësore që janë ose nuk janë të vërteta 8 gota ujë në ditë? Nuk është e nevojshme të numëroni gotat. Studimet kanë treguar që njerëzit që pijnë një gotë ujë kur janë të etur, marrin mjaftueshëm për të qenë të shëndetshëm dhe të hidratuar. Lëngjet, supat dhe perimet ju ofrojnë doza të rëndësishme të oksigjenit. Mirë është të pini ujë, por pa e tepruar, pasi mund edhe të shkaktoni atë që quhet overdoza e…
Analisti politik Shesmi Jashari ka deklaruar se kriza politike që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës mund të zvarritet deri në mars të vitit 2026, nëse partitë politike nuk arrijnë kompromis. Në një intervistë për emisionin FIVE, ai tha se vetëm Lëvizja Vetëvendosje ka interes të shkohet në zgjedhje të përgjithshme njëkohësisht me ato lokale që priten të mbahen në tetor, por partitë e tjera janë kundër kësaj ideje, gjë që pamundëson arritjen e një dakordimi të përbashkët. “Mendoj se LVV-ja ka interes që të shkohet në zgjedhje bashkë me këto lokale, por subjektet tjera politike nuk kanë interes,…
Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se Rusia “s’ka shanse” kundër NATO-s, por aleanca duhet “të qëndrojë e bashkuar” përballë një Moske armiqësore. Duke folur para mbajtjes së samitit të NATO në Holandë, ku anëtarët e aleancës janë në presion nga Shtetet e Bashkuara për të rritur shpenzimet për mbrojtje, Kallas paralajmëroi se vetëm rritja e shpenzimeve për mbrojtje nuk mjafton për të frenuar Kremlinin. “Sot, kundër NATO-s dhe BE-së, Rusia s’ka shanse. Por, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha Kallas para Parlamentit Evropian në Strasburg. “Kur udhëheqësit e NATO-s të takohen javën e ardhshme, mbajtja…
Manchester City e zhvillon sot ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube. Skuadra angleze do të përballet me Wydad nga Maroko, shkruan GazetaBlic Sport. Trajneri Pep Guardiola ka vendosur për formacionin zyrtar të këtij takimi, i cili fillon në ora 18:00. Notre XI pour défier le Wydad AC 👊#FIFAWC | En direct sur DAZN pic.twitter.com/BQ6IUoRcPC — Manchester City (@ManCityFra) June 18, 2025
Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me komunat e Mitrovicës dhe Mitrovicës së Veriut për realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në prani të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, nënkryetarit të Mitrovicës, Arian Tahiri, dhe kryesuesit të Bordit të Mitrovicës, Elbert Krasniqi. Projekti i parë që do të zbatohet në kuadër të këtij memorandumi është ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër. Ai ka thekuar se këto ura do të ndihmojnë në lehtësimin e qarkullimit, përmirësimin e komunikimit ndërmjet qytetarëve, integrimin…
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se java e ardhshme do të jetë “shumë e rëndësishme” në lidhje me tensionet me Iranin, duke lënë të hapur mundësinë që SHBA t’i bashkohet veprimeve ushtarake të Izraelit. “Java e ardhshme do të jetë vendimtare për Iranin dhe kjo mund të ndodhë para fundit të javës”, ka deklaruar Trump para gazetarëve në ambientet e Shtëpisë së Bardhë. I pyetur nëse do të mbështesë një ndërhyrje ushtarake, ai u përgjigj: “Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Askush nuk e di çfarë do të bëj. Por mund t’ju them këtë:…
Edicioni i ri garues 2025/26 në futbollin e Kosovës do të nisë në fundjavën e 16/17 gushtit, njofton Federata e Futbollit të Kosovës. Të parat që nisin garat do të jenë dy nivelet më të larta, Superliga dhe Liga e Parë e Kosovës. Pjesë e elitës së futbollit sivjet do të jenë Prishtina e Re dhe Drenica, të cilat ishin kampione në grupet e tyre respektove në Ligën e Parë. Të rikujtojmë se Liga e Parë në këtë edicion do të funksionojë si ligë unike, me 18 skuadra.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), për të lëshuar letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiq, në kuadër të hetimeve për rastin e vendosjes së barrikadave në katër komunat veriore gjatë vitit 2022. Përveç Radojiçiqit, PSRK-ja ka lëshuar letër-rreshtim edhe për dhjetë persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë rast. Në total, rreth 50 persona janë nën hetim për disa vepra penale, përfshirë: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkim për veprimtari kundër-kushtetuese. “Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë…
