Autor: TV News
Hekuran Berisha është lojtari më i ri i Dinamo City. Ish sulmuesi i Dukagjinit ka firmosur kontratën me skuadrën shqiptare dhe më pas ka udhëtuar drejt Ohrit për t’iu bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje, transmeton GazetaBlic Sport. Berisha vjen pas një sezoni të mirë me Dukagjinin në Kosovë, ku ka shënuar 11 gola. The post Zyrtare: Hekuran Berisha, lojtar i ri i Dinamos appeared first on GazetaBlic.
Numri i të lënduarve nga sulmet ajrore të Iranit ndaj Izraelit është rritur në 89, njoftuan autoritetet izraelite të enjten në mëngjes. Të paktën tre persona janë në gjendje të rëndë. Raketat iraniane kanë goditur disa zona, përfshirë Tel Avivin dhe rajonin jugor të Izraelit, ku një spital ka pësuar dëme të mëdha, raportoi BBC. Situata ka tensionuar më tej përplasjen mes dy shteteve. Izraeli është zotuar për hakmarrje direkte ndaj liderit suprem iranian, Ali Khamenei. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se ka urdhëruar ushtrinë që të intensifikojë sulmet ndaj caqeve iraniane në përgjigje të agresionit.
Eksperti i sigurisë Fatmir Çollaku ka deklaruar se mundësia që Millan Radojiçiq të dorëzohet para drejtësisë së Kosovës është jashtëzakonisht e vogël, për të mos thënë e papërfillshme. Në emisionin FIVE në TV Dukagjini, Çollaku ka thënë se Radojiçiqi, i cili ndodhet në Serbi, është nën mbrojtjen direkte të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe udhëheqjes shtetërore serbe. Radojiçiq kërkohet nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, për rolin e tij në barrikadat në veri gjatë vitit 2022, si dhe për veprën penale të “krimeve të luftës kundër…
Leotrim Krasniqi nuk është më trajner i skuadrës së Lirisë. Prizrenasit kanë njoftuar për ndarjen me trajnerin Krasniqi, duke e falënderuar për bashkëpunimin, transmeton GazetaBlic Sport. “FC Liria falënderon me mirënjohje të thellë trajnerin Leotrim Krasniqi për kontributin e çmuar, përkushtimin e palodhshëm dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë.Faleminderit, Leotrim, që ishe pjesë e këtij rrugëtimi! Vlerësimi dhe respekti për ty do të mbeten gjithmonë të veçantë.Të urojmë suksese të mëdha në çdo hap të ardhshëm të karrierës tënde”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet raketore ruse ndaj një ndërtese banimi në Kiev të martën ishin shenjë se duhet të ushtrohet më shumë presion ndaj Moskës, në mënyrë që ajo të pajtohet për një armëpushim. Rusia së fundmi ka intensifikuar sulmet në luftën kundër Ukrainës, që ka nisur tre vjet më parë. Sulmet me dronë dhe raketa në Kiev të martën – më vdekjeprurëset ndaj kryeqytetit ukrainas gjatë këtij viti – lanë të vrarë 28 persona dhe plagosën 142 të tjerë. Zelensky, së bashku me ministrin e tij të Brendshëm, Ihor Klymenko, vizituan vendin ku gjendet ndërtesa e…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka zbuluar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka kërkuar personalisht votën përmes emisarëve, në përpjekje për të siguruar mbështetje për konstituimin e Kuvendit dhe votimin e Albulena Haxhiu si kryeparlamentare. Sipas Hasanit, ai ka refuzuar këtë kërkesë, duke e cilësuar Kurtin të padenjë për votën e tij. “Më ka çuar ftesë është mua personalisht. Më kanë thënë kërkojmë votën tënde… Përmes emisarëve që i ka pasur. Janë ardhur kanë thënë ke një kërkese prej kryeministrit me ardh me bisedu, kërkoj mbështetjen tënde me votu. I kam thënë jo. Nuk…
Ushtria izraelite konfirmoi se avionët e saj luftarakë goditën dhjetëra objektiva ushtarake në Iran gjatë natës, përfshirë impiantin bërthamor “joaktiv” në Arak, në atë që e quajti një përpjekje për të parandaluar përdorimin e tij të mundshëm për zhvillimin e armëve bërthamore. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), pretenduan të enjten se objekti, rreth 250 kilometra në jugperëndim të Teheranit, ishte projektuar për të prodhuar plutonium të përshtatshëm për armë, një material i përdorur në zhvillimin e armëve bërthamore. Irani ka mohuar vazhdimisht se po ndërton armë bërthamore, dhe inspektorët ndërkombëtarë dhe agjencitë e inteligjencës ende nuk kanë gjetur prova se…
Daniele De Rossi është gati të rifillojë karrierën e tij si trajner dhe po merret në konsideratë nga Sampdoria si një opsion për një trajner të ri, por vetëm nëse skuadra arrin të qëndrojë në Serie B. Ekipi fitoi ndeshjen e parë të playoff-it për mbijetesë kundër Salernitana-s me rezultatin 2:0, transmeton GazetaBlic Sport. De Rossi ka qenë pa klub që kur Roma e shkarkoi papritur në shtator të vitit 2024. Ish-mesfushori ka zhvilluar tashmë bisedime me Parmën dhe një klub tjetër të Serie A, por është gjithashtu i interesuar për punën te Sampdoria. De Rossi ka ende një kontratë…
Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim i Kosovës, Nenad Rashiq, dhe kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, kanë arritur marrëveshje që të mos ketë “dëbim me forcë nga shtëpitë” për 17 familjet që para rreth dy dekadash kishin ndërtuar pa leje shtëpi në fshatin Leshak në veri të Kosovës. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës pretendon se këto shtëpi janë ndërtuar në tokën e saj dhe, përmes komunës së Leposaviqit, në fund të majit ua bëri me dije pronarëve se kishin afat deri më 28 qershor për t’i shembur ato vetë, përndryshe do ta angazhonte një kompani…
Lidhja e internetit në Iran ka pësuar një rënie drastike gjatë pasdites të së mërkurës, duke u ulur nga 78% në vetëm 3% të përdoruesve të zakonshëm, sipas të dhënave të Netblocks, një organizatë që monitoron qeverisjen e internetit në botë. Ministria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Iranit njoftoi se ka vendosur kufizime të përkohshme të internetit për arsye sigurie, raporton CNN. Këto ndërprerje pjesore të internetit kanë filluar që prej sulmeve izraelite në territorin iranian. Rënia e numrit të përdoruesve të lidhur me internetin është zhvilluar gradualisht, ndërsa banorë të Teheranit dhe qyteteve të mëdha po evakuohen…
