Autor: TV News
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se Qeveria ka ndërmarrë hapa konkretë, për të adresuar krimet e luftës, përfshirë themelimin e Institutit për Krimet e Luftës dhe fuqizimin e Prokurorisë Speciale. “Është një krim i rëndë, një mjet lufte që Serbia e ka përdorur gjatë luftës. Në këtë drejtim, sipas raporteve vendore dhe ndërkombëtare, është konsideruar që rreth 20 mijë persona janë dhunuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë. Si qeveri që nga fillimi i mandatit kemi ndërmarrë veprime konkrete për të adresuar krimet e luftës. Qeveria e ka themeluar Institutin për krimet e luftës, ku do të dokumentohen…
Sulmuesi i talentuar kosovar, Hekuran Berisha para pak çasteve ka konfirmuar se është larguar nga Dukagjini, me anë të një postimi në rrjetin social, Facebook. Në ditët e fundit, në media u raportua se Berisha do të transferohet tek Dinamo City në Tiranë. Sipas informacioneve tona, Hekuran Berisha ka kompletuar transferimin e tij tek Dinamo, teksa ka nënshkruar për tre vite me skuadrën e Ilir Dajës. Do jetë një shans i mirë për të, pasi Dinamo luan në kualifikimet e Conference League, teksa Berisha është në top formë dhe mund ta ndihmojë ekipin shqiptar në këtë aspekt. Zyrtarizimi i tij…
Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se përpjekja e NATO-s për të rritur shpenzimet për mbrojtje nuk është “kërcënim” për Rusinë. Kjo deklaratë, e bërë gjatë një konference për media në orët e vona të 18 qershorit, vjen disa ditë para se aleanca të nënshkruajë një plan për të forcuar kapacitetet e saj ushtarake në mbarë Evropën. Udhëheqësi rus tha po ashtu se trupat e tij nuk do të ndalojnë avancimin në Ukrainë, teksa tentoi të minonte autoritetin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Aleanca ushtarake perëndimore do të mbajë një samit të rëndësishëm në Hagë javën e ardhshme, ku shtetet anëtare…
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për dhunim dhe përfshirje në pornografi me fëmijë. Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur më 13 qershor, ku i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë kosovare. Pas aktit, ai thuhet se e ka incizuar dhe më pas e ka shpërndarë videon. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që me datën 13.06.2025 dyshohet se kishte abuzuar seksualisht me viktimën femër kosovare, si dhe i njëjti kishte shpërndarë një video incizim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e…
Kosova mund të jetë vend i vogël, megjithatë ka shumë talentë gjithandej Europës, sidomos në sportin e futbollit. Një prej tyre është edhe Elson Berisha, vetëm 8 vjeçar, por me shumë pasion dhe talent për futbollin, shkruan GazetaBlic Sport. Elson Berisha nga Mirosala e Ferizajt, i lindur në Francë, Caen, duket se është një nga futbollistët shumë premtues për të ardhmen. Ai mund të jetë i ri në moshë, por deri tani ka arritur suksese mjaft të mira me klubin e tij “Sporting Club Draguignan”. Berisha aktivizohet në grupmoshat U9 të këtij klubi, ku ka lënë përshtypje tejet pozitive tek…
Të paktën 65 persona janë plagosur nga sulmet e fundit ajrore të Iranit ndaj Izraelit, të enjten në mëngjes, konfirmojnë shërbimet izraelite të emergjencës. Sipas Magen David Adom (MDA), tre prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë – një burrë 80-vjeçar dhe dy gra rreth të 70-ave. Dy të tjerë ndodhen në gjendje stabile, ndërsa 42 persona kanë pësuar lëndime të lehta nga shrapnelët dhe shpërthimet. Përveç tyre, 18 persona u plagosën teksa po përpiqeshin të strehoheshin. Ekipet mjekësore janë shpërndarë në disa lokacione, duke ofruar ndihmë të shpejtë dhe duke evakuuar të lënduarit në spitale. Presidenti i Izraelit,…
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka dhënë një deklaratë të shkurtër para gazetarëve në hyrje të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zhvillohet për herë të 34-të seanca konstituive. Duke komentuar pritjet për këtë seancë, Haxhiu u shpreh skeptike, duke theksuar mungesën e zhvillimeve konkrete që do të ndryshonin rrjedhën e procesit. “Besoj që flas kur të dal. Nuk kam parë ndonjë ndryshim, kështu që edhe sot do të jetë situata njëjtë,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se pritet një tjetër dështim në përpjekjet për ta funksionalizuar Kuvendin.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka ndarë pritjet e tij për ndeshjen e ardhshme kundër Botafogos në xhiron e dytë të Kupës së Botës për Klube. “Mendoj se është normale të kesh eufori pas fitores së Ligës së Kampionëve. Të jesh kampion evropian nuk është një arritje e vogël. Është e natyrshme që të gjithë flasin mirë për ne. Komplimentet janë të mira, por ne gjithmonë synojmë të përmirësohemi, me besim si ekip”, tha Enrique. “Ndeshja kundër Botafogos? Gjëja më e rëndësishme është të bëjmë një shfaqje për njerëzit që vijnë në stadium. Duam të vazhdojmë të rritemi si ekip.…
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka reaguar pas sulmeve raketore të Iranit që goditën objektiva civile në qytetin Be’er Sheva, përfshirë një spital dhe një shtëpi të të moshuarve. Në një deklaratë, Herzog theksoi dimensionin njerëzor të sulmeve, duke përshkruar pamje prekëse nga spitali i goditur. “Një foshnjë në kujdes intensiv. Një nënë pranë shtratit të saj. Një mjek që vrapon mes shtretërve. Një banor i moshuar në një shtëpi pleqsh. Këto ishin disa nga objektivat e sulmeve me raketa të Iranit ndaj civilëve izraelitë këtë mëngjes,” deklaroi ai. Presidenti izraelit shtoi se “në momente të tilla, na kujtohet se…
Komuna e Podujevës organizon sot, më 19 qershor, një sërë aktivitetesh për të shënuar Ditën e Çlirimit të qytetit. Aktivitetet nisin në orën 09:00 me vendosjen e gurthemelit të pishinës gjysmëolimpike në qytet, pranë urgjencës së re. Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi, ministri në detyrë i Kulturës Hajrulla Çeku, si dhe deputetë e zyrtarë të tjerë. Në orën 10:00 do të bëhen homazhe në “Kompleksin Memorial të Dëshmorëve” në fshatin Penuhë, ndërsa në orën 13:00 është paraparë një lëvizje me biçikleta. Pasditja vazhdon me seancën solemne të Kuvendit…
