Autor: TV News

Real Madrid njoftoi para pak minutash se Mbappe është shtruar në spital, i diagnostikuar me gastroenterit, një sëmundje infektive e zakonshme që prek stomakun, zorrën e hollë ose të trashë. Sulmuesi mungonte në ekipin e Xabi Alonsos në seancën e fundit stërvitore dhe në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës për Klube, për shkak të temperaturës, sipas mediave lokale. Pa të, Real Madridi barazoi 1-1 me Al-Hilal të Arabisë Saudite. “Lojtari ynë, Kylian Mbappé, ka një rast akut të gastroenteritit dhe është shtruar në spital për t’iu nënshtruar testeve të ndryshme dhe për të aplikuar trajtimin përkatës”, tha Real Madridi…

Read More

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se masat si heqja e shtetësisë apo dëbimi, në rastin e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë që jetojnë në Kosovë, është dashur të jenë masat e fundit dhe të ndërmerren vetëm pas një procesi ligjor. Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së tha gjithashtu se masat për heqje të shtetësisë apo dëbimit duhet të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në veçanti me kërkesën që është në nenin 8, i cili kërkon një vlerësim individual të bazuar në dëshmi, i cili…

Read More

Turqia ka forcuar masat e sigurisë përgjatë kufirit të saj me Iranin, në kohën kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit vazhdojnë të përshkallëzohen. Këtë e ka konfirmuar një burim nga Ministria Turke e Mbrojtjes, i cili ka folur në kushte anonimiteti për Reuters. Sipas tij, deri më tani nuk është vërejtur ndonjë fluks i parregullt migrimi nga Irani drejt Turqisë. Burimi ka bërë të ditur se Ankaraja po vazhdon të zhvillojë një sistem të avancuar mbrojtjeje ajrore dhe raketore, duke përdorur teknologji vendore – përfshirë radarë dhe armë të prodhuara në Turqi. Sipas tij, qëllimi është që të ruhet një…

Read More

Skuadra e Trepçës 89′ ka njoftuar për trajnerin e tyre të ri. Klubi mitrovicas ka rënë dakord me trajnerin e njohur kosovar, Gani Sejdiu, shkruan GazetaBlic Sport. Sejdiu ka nënshkruar për këtë sezon. Ja njoftimi i klubit: “MIRËSEVJEN KRYETRAJNER! Klubi Futbollistik Trepça’89 ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Gani Sejdiut si kryetrajner i ekipit tonë të parë. Me një përvojë të pasur në futbollin kosovar dhe një vizion të qartë për zhvillimin dhe suksesin e skuadrës, Gani Sejdiu rikthehet në pankinën tonë për të udhëhequr një projekt të ri dhe ambicioz. Besimi ynë në profesionalizmin, përkushtimin dhe aftësitë e tij…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë publike raportet financiare të audituara të partive politike për vitin 2024. Lëvizja Vetëvendosje ka pasur të hyra prej 2,337,168.74 euro dhe ka shpenzuar 1,805,296.56 euro Partia Demokratike e Kosovës ka raportuar të hyra prej 1,016,978 euro dhe shpenzime prej 941,266.12 euro. Lidhja Demokratike e Kosovës ka pasur të hyra 643,047 euro, ndërsa shpenzimet kanë qenë 594,398.08 euro. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka regjistruar të hyra prej 314,390 euro, por shpenzimet kanë qenë më të larta, duke arritur në 365,128 euro, pra mbi 50 mijë euro më shumë se të hyrat. KQZ njofton…

Read More

Dashi Vijoni të jeni të tensionuar. Shumë prej jush po mendojnë për jetën familjare, me ndonjë shqetësim më shumë, por natyrisht çdo situatë është ndryshe. Kush është i martuar, gjatë këtyre ditëve do të jetë shumë i tensionuar, për çështje që kanë të bëjnë me jetën në çift. Ndërsa kush është në një lidhje, mund të pësojë zhgënjim nga njeriu që ka në krahë. Edhe puna nuk sjell ndonjë zhvillim premtues, përveç ndonjë projekti të vogël. Demi Nëse një person i së kaluarës ju krijon probleme apo nëse së fundmi keni përjetuar një ndarje, nuk përjashtohet mundësia që brenda të…

Read More

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se si pasojë e sulmeve izraelite janë vrarë të paktën 25 persona, përfshirë 15 që ishin mbledhur pranë një qendre për shpërndarjen e ndihmës. Zyrtari i kësaj agjencie, Mohammad al-Mughayyir, tha për AFP-në se 15 persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën teksa po prisnin për ndihma në korridorin Netzarim, në pjesën qendrore të Gazës, ku mijëra persona mblidhen përditë me shpresën se do të marrin ushqime. Ushtria izraelite tha se po heton raportimet për sulme vdekjeprurëse pranë qendrave të ndihmës. Bassam Abu Shaar, dëshmitar okular, tha se mijëra persona ishin…

Read More

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka lavdëruar mesfushorin Tijjani Reijnders pas ndeshjes së tij debutuese me “Citizens” dhe ka vënë në dukje se holandezi ka potencialin të bëhet një nga më të mirët në pozicionin e tij në të ardhmen. “Ai është një lojtar shumë i mirë. E ndiejmë këtë. Pasi të gjejë ritmin e tij, do të jetë më i miri. Kemi edhe Nico Gonzalez. Kovacic mund të kthehet. Shoh që ai shpesh luan më lart në mesfushë”, tha spanjolli për RMC Sport. Sezonin e kaluar, Reijnders shënoi 10 gola dhe dha 4 asiste në 37 ndeshje…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka përshkruar si “shumë miqësor” takimin që zhvilloi të mërkurën me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Deklarata e tij erdhi pas përfundimit të përpjekjes së 34-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, e cila, ashtu si të mëparshmet, përfundoi pa sukses. “Takim shumë miqësor me Limajn. Asgjë më tepër se kaq”, u shpreh shkurt Abdixhiku para gazetarëve. Më herët për këtë takim foli edhe Fatmir Limaj. Ai tha se me Abdixhikun ndajnë këndvështrime të ngjashme në shumë çështje. “Me kryetarin Abdixhiku kemi në shumë drejtime një këndvështrim të përbashkët”,…

Read More

Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë iraniane të enjten, teksa zyrtarët raportuan për “dëme të mëdha” në këtë spital. Qendra Shëndetësore Soroka është spitali kryesor në jug të Izraelit. Një zëdhënës i këtij spitali tha se ndërtesa ka pësuar “dëme të mëdha” në disa zona.Autoritetet në këtë qendër shëndetësore u kanë kërkuar qytetarëve që të mos kërkojnë trajtim mjekësor në këtë institucion. Një tjetër raketë goditi një ndërtesë të lartë dhe disa ndërtesa banimi në Tel Aviv. Të paktën 40 persona u plagosën nga këto sulme, tha Shërbimi i Shpëtimit i Izraelit. Kryeministri…

Read More