Autor: TV News

Në sondazhin e publikuar në emisionin Debat Plus nga gazetari Ermal Panduri, e realizuar nga kompania UBO Consulting, qytetarët janë pyetur: “Cili koalicion qeverisës është zgjidhja më e mirë për Kosovën aktualisht?” Përgjigjet janë ndarë si më poshtë: 22.4% preferojnë LVV-LDK-NISMA 21.4% preferojnë PDK – LDK – AAK – NISMA. 11.8% mendojnë se një koalicion LVV – PDK do të ishte më i miri. 9.4% mbështesin një opsion LVV – NISMA dhe Minoritetet. 20.0% deklarojnë se duhen mbajtur zgjedhje të reja. 15.1% nuk kanë përgjigje ose janë të pavendosur.

Read More

Inter Miami ka siguruar një fitore të madhe në Kupën e Botës. Skuadra amerikane triufmoi me shifrat 2 me 1 ndaj Portos, shkruan GazetaBlic Sport. Samu shënoi për epërsinë e skuadrës portugeze, por Segovia barazoi shifrat në 1 me 1. Pastaj, në skenë, doli më i miri i të gjitha kohërave, Leo Messi, i cili shënoi nga gjuajtja e lirë dhe i dha fitoren e madhe Inter Miamit. /GazetaBlic Sport/

Read More

Shtëpia e Bardhë njoftoi të enjten se presidenti amerikan, Donald Trump, do ta marrë një vendim brenda dy javëve të ardhshme nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshihen apo jo në luftën mes Izraelit dhe Iranit. Duke e lexuar mesazhin Trumpit, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve: “Duke u bazuar në faktin se ka mundësi të konsiderueshme për bisedime që mund të ndodhin ose jo me Iranin në të ardhmen e afërt, unë do ta marr vendimin tim nëse do të ndërhyj apo jo brenda dy javëve të ardhshme”. Leavitt tha në një konferencë të rregullt…

Read More

Gazetari Ermal Panduri, në emisionin Debat Plus, ka publikuar sondazhin më të fundit të realizuar nga UBO Consulting, i cili flet për perceptimin publik mbi bllokadën që po ndodh në Kuvendin e Kosovës. Në pyetjen: “Kush mendoni se është fajtori kryesor për bllokadën që po vazhdon në Kuvendin e Kosovës?”, gati 50 për qind e të anketuarve fajësuan të gjitha partitë. 49.9% konsiderojnë se të gjitha partitë janë fajtorë njësoj. 32.6% fajësojnë Lëvizjen Vetëvendosje. 7.2% mendojnë se përgjegjësia bie mbi PDK-në. 6.3% e fajësojnë LDK-në. 3.1% nuk kanë një përgjigje. 1.0% e konsiderojnë AAK-në si përgjegjëse. /1065 të anketuar (mostër…

Read More

Në zemër të Evropës, në qytetin e Amnéville (Francë), ku gjatë fundjavës u mblodhën mbi 60 ekipe të moshave U13 nga e gjithë Evropa – përfshirë 20 akademi profesionale si Fulham, Inter Milan, Eintrach Francfort, Galatasaray, Real Sociedad, Stade de Reims e FC Basel – Elite Sports Kosovo tregoi vlerat, talentin dhe shpirtin luftarak që po rritet dita-ditës në futbollin kosovar. Një nga turnetë më prestigjioze në Evropë për moshat e rejaTurniri Eye Soccer njihet si një ndër garat më cilësore dhe të organizuara në nivel kontinental për grupmoshat U13, me ndeshje intensive prej vetëm 20 minuta, ku çdo moment…

Read More

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes Donika Gërvalla. Gërvalla kishte akuzuar LDK-në për mungesë përgjegjësie në procesin e konstituimit të Kuvendit dhe për afërsi të vazhdueshme me PDK-në, duke e cilësuar propozimin për “qeveri uniteti” si formë të kamufluar të bashkëpunimit të vjetër. Abdixhiku ka hedhur poshtë akuzat se LDK po planifikon koalicion me PDK-në dhe Listën Serbe, duke thënë se një shumicë qeverisëse do të ishte e mundur, por LDK-ja nuk ka marrë asnjë hap në këtë drejtim. “Me lejoni që të jem shumë i kujdesshëm, për të mos rënduar…

Read More

Situata me Marc-Andre ter Stegen te Barcelona është jashtëzakonisht e komplikuar. Gjermani nuk është pjesë e planeve të Hansi Flick pasi klubi nënshkroi me Joan Garcian nga Espanyol. Ky është një sinjal nga Ter Stegen se ai do të duhet të largohet, por mediat spanjolle tani po shkruajnë se gjermani ishte shumë i zhgënjyer me ekipin e tij, edhe pse njoftoi se nuk kishte ndërmend të largohej deri në fund të kontratës së tij, e cila zgjat deri në vitin 2028. “Sport” kujton edhe një herë se Ter Stegen nuk ishte aspak i lumtur që nuk pati mundësinë të luante…

Read More

Fatin e njëjtë si të flotistëve të Artanës e kanë pësuar edhe ata të Kishnicës. Një javë pasi flotistët e Artanës i pranuan pagat e përgjysmuara, e njëjta ka ndodhur edhe për kolegët e tyre të Kishnicës, një ditë më parë. E të mërzitur, në fjalë të pakta, ata thonë se kjo situatë ishte e pritshme. ”Na kanë ndëshkuar si Artanën, dikujt 200 euro më pak, dikujt 120. Normalisht jemi zhgënjy shumë”, ka thënë Xhevdet Zymeri nga Sindikata në Kishnicë. Për punëtorët e tjerë, jeta është bërë e vështirë ekonomikisht e më shumë po e vështirëson edhe menaxhmenti i Trepçës.…

Read More

Pothuajse të gjithë mbërrijnë në sallën e seancave me vonesë. Por, nënshkrimin në listën e pjesëmarrjes, nuk e harrojnë. Angazhimi i tyre zgjat pak minuta. Dy muaj nga dita kur dhanë betimin si deputetë të Kuvendit, nuk kanë marrë asnjë vendim e as trajtuar asnjë çështje. Në një shfaqje të përsëritur, të enjten e 19 Qershorit të zgjedhurit e popullit dështuan të konstituojnë legjislaturën e re të Kuvendit, për herë të 34-të. “51 deputetë kanë dhënë votën për, kundër ka qenë një, abstenim nuk kemi, nuk kemi kuorum, atëherë shihemi me 21.06.2005 (2025*)”, ka thënë Avni Dehari, Kryesues i Seancës…

Read More

Skena muzikore shqiptare është në flakë. Pas pritjes së gjatë, Era Istrefi dhe Ledri Vula kanë bashkuar forcat dhe kanë sjellë një super bashkëpunim që po trondit rrjetin “T’lo”. Kënga u publikua sot dhe vetëm minutat e para pas lansimit mjaftuan që ajo të shpërthejë në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline. Klipi është një shpërthim ngjyrash, stilesh dhe energjie që vetëm Era dhe Ledri mund ta sjellin. “T’lo” vjen me ritme verore dhe një refren që s’të hiqet mendja, një kombinim perfekt për të dominuar çdo playlist gjatë muajve të nxehtë.

Read More