Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026

Mbi dy muaj nga shpallja e dënimeve, Specialja tregon pse ende nuk ka publikuar aktgjykimin e plotë për ish-krerët e UÇK-së

26 Nëntor, 2026

Kuvendi ndan 61 mijë euro për Komisionin që do të hetojë rrethanat e vrasjes së Arlinda Zekajt

26 Nëntor, 2026

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

26 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 27 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

Suad AvdiuBy Suad Avdiu2 Shtator, 2025 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”
VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. Fillimisht u zotuan se kjo do të bëhej para formimit të Qeverisë. Më pas thanë brenda 100 ditëve. Pastaj brenda tre muajve. Në fund, brenda gjashtë muajve. Sot, pas një viti, shqiptarët dëgjojnë vetëm justifikime nga Izet Mexhiti dhe shokët e tij se “koha nuk ka mjaftuar”.
E vërteta është e thjeshtë: nuk kanë as vizion, as guxim, as vullnet politik. Në vend të ndryshimeve kushtetuese dhe integrimit evropian, VLEN ka hapur derën për ndikime të rrezikshme nga Beogradi dhe Moska, duke minuar Marrëveshjen Paqësore të Ohrit, duke e zbehur pozitën e shqiptarëve dhe duke e vonuar të ardhmen evropiane të vendit.
Ky pushtet është shndërruar në simbol të dështimeve dhe skandaleve të përditshme. Mashtrimet elektorale janë bërë norma e tyre e vetme e qeverisjes:
• Premtuan 2500 vende pune – qytetarët morën zhgënjim.
• Premtuan mbështetje financiare për të rinjtë – qytetarët morën zero.
• Premtuan projekte kombëtare –sollën Ivan Stoillkoviqin si zëvendëkryeministër për implementin të Marrëveshjes së Ohrit.
• Premtuan ndryshime kushtetuese dhe rrugë drejt BE-së – sollën partneritete me politikanë që propagandojnë “Botën Serbe”.
Siç e ka theksuar ish-ministri i Jashtëm Bujar Osmani, shmangia e debatit për BE-në dhe refuzimi i mekanizmave të monitorimit nuk janë rastësi, janë strategji për të fshehur korrupsionin dhe dështimet e kësaj qeverie dhe për të penguar barazinë e shqiptarëve.
VLEN është dëshmuar si mashtrim politik dhe turp kombëtar që po e izolon vendin dhe po i përjashton shqiptarët nga proceset vendimmarrëse.
Tetori do të jetë momenti kur qytetarët do të thonë “mjaft” mashtrimeve, dështimeve dhe shërbimeve të verbra ndaj interesave të huaja.
Qytetarët meritojnë përfaqësim dinjitoz dhe vizion të qartë europian, jo premtime boshe dhe arsyetime qesharake. Ata do të manifestojnë vullnetin e tyre në referendumin popullor të tetorit. Askush nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë politike dhe juridike, thanë nga BDI-ja
Lexuar: 19

Lajme te ngjashme

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

Gashi: Ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen nga dhuna në familje presin mendimin e Qeverisë

Sali: Plani i Rritjes po sjell rezultate konkrete dhe po përshpejton integrimin evropian

Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen

Lajmet e fundit

Gjiganti rus “Lukoil” drejt duarve amerikane: 2.000 pika karburanti në 16 shtete

27 Nëntor, 2026

Ushtarakë të Serbisë në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, çfarë thuhet në njoftimin e misionit paqeruajtës?

27 Nëntor, 2026

Kroacia kushtëzon Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, Plenkoviq: Nuk ka arbitrazh për Prevlakën!

27 Nëntor, 2026

Ahmeti takoi mërgimtarët në Zvicër: Bashkëbiseduam për mundësitë e investimit në vendlindje

27 Nëntor, 2026

Alarm në një shkollë në Kroaci: Nxënësi dyshohet se ka kërcënuar bashkëmoshatarët

26 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti në Zvicër takon profesionistë dhe biznesmenë shqiptarë, vlerëson kontributin e mërgatës

26 Nëntor, 2026

Fillojnë përgatitjet për hapjen e pesë tunelave në autostradën Shkup-Bllacë

26 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.