Autor: Suad Avdiu

Kandidati i koalicionit Vlen për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti së bashku me rininë prezantoi sot platformën digjitale “Rinia për Çairin”, një hapësirë interaktive e krijuar për të përfshirë rininë dhe qytetarët në ndërtimin e programit të ardhshëm zhvillimor të komunës. Platforma, siç ka thënë Mexhiti, është vënë në funksion  në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, si një simbolikë që nënvizon rolin kyç të të rinjve në të tashmen dhe të ardhmen e Çairit. “Ky nuk ishte një rastësi, sepse e tashmja dhe e ardhmja e Çairit fillon pikërisht me rininë tonë”, theksoi Mexhiti në fjalimin e…

Read More

Të paktën 21,000 fëmijë në Gazë kanë mbetur me aftësi të kufizuara që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, ka thënë të mërkurën një komitet i Kombeve të Bashkuara. Rreth 40,500 fëmijë kanë pësuar lëndime që nga fillimi i luftës, teksa më shumë se gjysma e tyre kanë mbetur me aftësi të kufizuara, ka thënë Komiteti i OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, raporton The Guardian. Ndërkohë, tanket dhe automjete ushtarake janë parë të mërkurën përgjatë kufirit izraelit me Gazën. Kjo vjen ndërsa Izraeli të martën filloi mobilizimin e dhjetëra mijëra rezervistëve, teksa vazhdojnë…

Read More

Zëvendëskryeministri Arben Fetai në një konferencë për media deklaroi se vizita e Komisionit të Venecias në Shkup është pjesë e procesit përgatitor për mendimin e tyre lidhur me Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili sipas tij do të jetë një kthesë historike për shtetin. “Ky ligj është dërguar për mendim në Komisionin e Venecias për një arsye thelbësore: që ai të jetë plotësisht konform Kushtetutës dhe standardeve evropiane, duke eliminuar çdo hapësirë për interpretime apo kontestime të mëvonshme”, tha Fetai, duke shtuar se Qeveria ka adresuar katër pyetje kyçe që lidhen me avancimin e përfaqësimit, barazinë, respektimin…

Read More

A po del në horizont një skandal i ri me përgjimet e paligjshme? Kryeministri Mickoski pretendon se personalisht ai, si edhe funksionarë të lartë, biznesmenë e gazetarë, kanë qenë objekt i abuzimit me sistemin gjatë viteve të fundit. Ata, sipas tij, janë ndjekur dhe përgjuar në periudhën kur ai ishte kryetar i opozitës VMRO-DPMNE, jo vetëm nga ASK, por edhe nga Agjencia e Inteligjencës. “Shteti ynë po përballet me një skandal të ri – përgjime të paligjshme dhe abuzimin masiv të sistemit gjatë disa viteve të fundit. Ky nuk është vetëm sulm ndaj meje, por ndaj demokracisë, ndaj lirisë dhe…

Read More

Në dy ditët e fundit, policia ka regjistruar 1103 shkelje të rregullave të trafikut, ndërsa pesë persona u privuan nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit. “Gjatë dy ditëve të para të punës të këtij muaji (01./02. 09.2025) në kuadër të kontrolleve të intensifikuara të trafikut në rrugët në të gjithë vendin, oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme regjistruan gjithsej 1103 urdhërpagesa bazuar në shkelje të ndryshme të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor, dhe në një masë më të vogël në bazë të Ligjit për Automjetet”. “369 shkelje u lëshuan bazuar në dispozitat…

Read More

Bullgaria ankohet në Bruksel se Maqedonia e Veriut nuk i përmbush obligimet që i ka ndërmarrë. Për shefin e diplomacisë bullgare, Georg Georgiev, nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë së protokollit nga marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, e dorëzuar deri te Gjykata Kushtetuese nga ish deputetja Liljana Popovska, është provokim dhe procedurë absurde. Në letrën dërguar përfaqësuesve evropianë, Georgiev paralajmëron se kjo nismë paraqet një problem që e krijojnë vet autoritetet në Maqedoninë e Veriut, me implikime serioze për perspektivën evropiane të shtetit. “Bullgaria pret nga vendi fqinj që të përmbush obligimet me qëllim të mirë, me çka vet…

Read More

Në lagjen Aerodrom të Shkupit ka filluar ndërtimi i një marketi të ri të kompanisë gjermane “Lidl”. Në ceremoninë e nisjes së punimeve mori pjesë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili hodhi solemnisht lopatën e parë. Mickoski deklaroi se ky investim është një dëshmi e qartë se Maqedonia e Veriut po bëhet gjithnjë e më atraktive për investitorët e huaj. Ky është një prej disa projekteve të reja të rrjetit gjerman të marketeve “Lidl” në vendin tonë, që pritet të sjellë konkurrencë më të madhe në tregun e shitjes me pakicë dhe punësim të ri për qytetarët. Marketit në Aerodrom…

Read More

Ndërsa Evropa tronditet nga zbulimet se aeroplani i Ursula von der Leyen-it u detyrua të ulej manualisht për shkak të dyshimeve për ndërhyrje ruse në sistemet GPS mbi hapësirën ajrore të Bullgarisë, ka dalë në dritë një informacion i papublikuar më parë: ky nuk ishte një rast i izoluar. Në fakt, i njëjti rrezik i madh kishte ndodhur më shumë se një vit më herët, me avionin zyrtar të atëhershëm Kryesuesit të OSBE-së, Bujar Osmani, shkruan Java News nga Tirana. Shkrimi i plotë i portalit Java News: Ndërsa Evropa tronditet nga zbulimet se aeroplani i Ursula von der Leyen-it u…

Read More

Përgatiti: Anila Pajaziti Banorët e qytetit më të madh shqiptar në Maqedoninë e Veriut çdo ditë furnizohen me ujë që kalon përmes tubacioneve të azbest-çimentos, një material i rrezikshëm për shëndetin e njeriut, i cili është i ndaluar në Bashkimin Evropian nga viti 2005. Rreziku i padukshëm në gotën e ujit Sipas të dhënave të publikuara nga Ndërmarrja Publike “Vodovod”, rreth 70% e rrjetit të ujësjellësit të Kumanovës është i ndërtuar me gypa të azbestit, të vendosur në vitet ’50–’70 të shekullit të kaluar. Azbesti është i njohur ndërkombëtarisht si kancerogjen. Fibërat e tij, të cilat mund të çlirohen për…

Read More

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mbrëmjen e së hënës në Luksemburg, në aksin rrugor mes Heiderscheid dhe Feulen, ku për pasojë humbën jetën pesë persona. Mediat lokale raportojnë se tre prej viktimave janë shqiptarë nga Kosova. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:10, ku një automjet dhe një furgon u përplasën ballë për ballë. Pas përplasjes, të dy mjetet u përfshinë nga flakët dhe u shkatërruan plotësisht. Fatkeqësisht, të pesë personat që ndodheshin në automjete ndërruan jetë në vendngjarje. Në vendin e aksidentit u angazhua një numër i madh i shërbimeve të emergjencës, përfshirë ekipe të ndihmës së shpejtë, zjarrfikës dhe…

Read More